Author: gazetar_1
Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në vlerë prej 33 milionë eurosh. Por, e gjithë puna e Kuvendit është e ngrirë deri në këtë datë nga Gjykata Kushtetuese, përmes masës së përkohshme të vënë pas kontestimit të dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë. Marrëveshja për projektin që prek KEK-un, është njëra nga tetë sosh sa i ka legjislatura aktuale në sirtarët e saj. Ndër to është janë edhe: Marrëveshja për anëtarësimin…
Detyrimet e prapambetura të njësive të qeverisjes vendore kanë shënuar rritje në fund të vitit 2025, duke reflektuar vështirësitë që një pjesë e bashkive kanë për të menaxhuar financat dhe për të respektuar afatet e pagesave ndaj kontraktorëve dhe furnitorëve. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura të bashkive në dhjetor 2025 arriti në 2.9 miliardë lekë, edhe më i lartë krahasuar me periudhën paraardhëse të raportimit, shtator 2025, kur ishte 2.8 miliardë lekë, duke treguar se procesi i shlyerjes së borxheve vendore nuk ka ecur sipas ritmit të parashikuar. Kjo rritje…
“S’di si do t’ia dalim, është shumë shtrenjtë!” Ky është shqetësimi që përsërisin qytetarët e Kosovës, ndërsa përballen çdo muaj me faturat e energjisë elektrike. Pyetja që secili i bën vetes është e njëjtë, “A do të mund të mbajmë familjen pa u rënduar nga shpenzimet? Ky shqetësim rritet edhe më shumë tani, pasi Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE) rritje të çmimit deri në mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026. Ndërsa, sipas njohëseve të kësaj fushe, arsyeja kryesore për rritjen…
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në rishikimin e saj periodik të kryer më 5 mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”. Moody’s vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.6% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026. Prespektiva e rritjes ekonomike do të mbështetet kryesisht nga ecuria e sektorit të turizmit, fluksi i qëndrueshëm i Investimeve të Huaja Direkte veçanërisht në energji dhe turizëm, por edhe nga normat më të larta të pjesëmarrjes në tregun e punës. Agjencia vlerëson se,…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe qasjes së shpenzimeve. Sipas ASK-së, BPV-ja në TM4 të vitit 2025 ka shënuar rritje reale prej 3.85%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndër aktivitetet ekonomike që kanë shënuar rritjen më të madhe gjatë këtij tremujori janë tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve, transporti dhe magazinimi, si dhe aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me rritje prej 5.71%. Rritje është shënuar edhe në aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 5.16%, në…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime me rëndësi në fushën e mbështetjes sociale, zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Në këtë mbledhje, ekzekutivi miratoi kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e 500 mijë eurove, të cilat do të përdoren për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme. Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndarjen e 1 milion e 675 mijë eurove për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së…
14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës. Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës. Kjo festë është një nga më të vjetrat dhe gjithëpërfshirëset në vendin tonë, dhe të shumta janë eventet që organizohen kudo, me Elbasanin që kthehet në “kryeqytet” të Shqipërisë. Përse festohet “Dita e Verës”? Kjo festë është një festë pagane mijëra vjeçare, e cila ka për synim t’i falet natyrës, ardhjes së stinëve të ngrohta, rigjallërimit të jetës në tokë. Duke qenë se në antikitet viti niste me…
Festimet për Ditën e Verës në Tiranë do të sjellin kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit. Aktivitetet festive do të fillojnë që në orët e para të 14 marsit dhe do të zgjasin deri pas mesnate, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e festimeve. Nga data 13 mars, ora 22:00, deri më 14 mars, ora 18:00 do të kufizohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e Ministrisë së Brendshme deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”, në disa segmente të njëpasnjëshme të bulevardit. Ndërkohë, nga…
Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh i naftës në botë, ndaj kur çmimi i naftës rritet, ne fitojmë shumë para”. Donald Trump e pranoi me sinqeritet: rritja e çmimit të naftës do t’i sjellë fitime Amerikës. Por rritja e çmimit të gazit mund ta bëjë edhe më të pasur. Bumi i fracking‑ut amerikan Falë bumit të fracking‑ut (teknikë e nxjerrjes së naftës dhe gazit), që nga viti 2015 eksportet amerikane të naftës janë rritur dhjetë herë, duke arritur në 4 milionë fuçi në ditë. Rreth 1,5 milionë fuçi shkojnë në rafineritë aziatike dhe australiane, ndërsa 1,8 milionë drejtohen në Europë. Për…
Qeveria shqiptare po sinjalizon një ndryshim të mundshëm në qasjen ndaj tregut të karburanteve, një sektor që prej vitesh është kritikuar për çmime të larta dhe konkurrencë të kufizuar. Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga objektivat e radhës të qeverisë është krijimi i një “faktori publik” në tregun e naftës, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe lehtësimin e barrës financiare për qytetarët. Duke folur përpara mediave, Rama e krahasoi këtë ndërhyrje me transformimin që, sipas tij, qeveria arriti në tregun e aviacionit, ku hyrja e operatorëve të rinj dhe ndryshimi i qasjes ndaj fluturimeve çuan në rritjen e ndjeshme…
