Author: gazetar_1

Viti 2026 ka nisur mbarë për financat publike. Buxheti i shtetit, vetëm në dy muajt e parë të vitit ka arkëtuar  130.3 miliardë lekë apo 1.3 miliardë euro.  Të dhënat paraprake nga Ministria e Financave, tregojnë se të ardhurat totale, për periudhën Janar-Shkurt 2026,  rezultuan në  104.4 % e planit të periudhës dhe 13.4 miliardë lekë ose 11.5 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale),  kanë pasur perfomancë pozitive për muajt…

Read More

Bashkimi Evropian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e ditur nga Komisioni Evropian. Gjatë debatit që është zhvilluar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, konfirmoi heqjen e masave financiare. “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, u shpreh ai. Gjatë diskutimit në Parlamentin Evropian është shprehur…

Read More

Banka e Shqipërisë organizon aktivitetin e hapjes se javës së parasë 2026. Java e Parasë është një festë mbarë botërore e parasë, që synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht. Në fjalën e mbajtur prej tij, guvernatori Gent Sejko ka deklaruar se edukimi financiar është një element shumë i rëndësishme për popullatën pasi ka të bëjë me mirëqenien e saj. Ai ka shtuar se një nga sfidat e kohëve moderne është digjitalizimi dhe modernizimi i sistemit bankar dhe të pagesave, ndërsa shtoi se shqiptarët po ambientohen me format moderne…

Read More

Kuvendi miratoi sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor i terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste”, si dhe shpalljen e menjëhershme të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste. Në seancën plenare ku munguan deputetët e Partisë Demokratike, kryetari i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla, ftoi deputetët që të miratojnë një rezolutën që sipas tij, “lidhet me çështje më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare dhe rendit global, lufta kundër terrorizmit dhe përgjegjësinë e shteteve që e mbështesin ose që e tolerojnë atë”. Nisma u ndërmor nga Partia Socialiste…

Read More

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme në muajin Janar 2026, si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në net-qëndrime. Gjatë këtij muaji, numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike u rrit me 15,1 % krahasuar me Janar 2025. Rritja është mbështetur si nga vizitorët vendas ashtu edhe nga ata të huaj. Konkretisht, vizitorët rezidentë u rritën me 16,8 %, ndërsa vizitorët jo-rezidentë me 13,8 %. Edhe treguesi i net-qëndrimeve paraqet një ecuri pozitive. Në total, net-qëndrimet u rritën me 9,0 % krahasuar me një vit më parë.…

Read More

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë muajit Shkurt 2026 tregtia e jashtme e mallrave në Shqipëri ka shënuar rritje si në eksporte ashtu edhe në importe, ndërsa defiçiti tregtar vijon të mbetet i konsiderueshëm. Eksportet e mallrave arritën vlerën 30,9 miliardë lekë, duke u rritur me 2,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 15,8 % në krahasim me Janar 2026. Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën në 68,0 miliardë lekë, me një rritje prej 0,8 % në raport me Shkurt 2025 dhe 17,6 % krahasuar me muajin paraardhës. Si rezultat,…

Read More

Trashëgimia jonë kulturore dhe historike vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë. Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të përjetojnë historinë nga afër gjatë dy muajve të parë të vitit 2026. Ministri Blendi Gonxhja bën me dije se 21,134 prej tyre kanë vizituar muzetë kombëtarë, 14,394 parqet arkeologjike dhe 6,723 kalatë dhe monumentet e kulturës. Gjithashtu, ministri Gonxhja pohon se 3 sitet më të vizituara janë Parku Arkeologjik Shkodër me 8,587 vizitorë, muzeu kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 8,176 vizitorë si dhe kalaja e Gjirokastrës me…

Read More

Qeveria shqiptare pretendon se fondet e programit IPARD mund të rikthehen brenda pak muajsh. Por Komisioni Evropian i tha Faktoje.al se procedura me autoritetet shqiptare është ende në zhvillim dhe nuk ka një afat për rifillimin e programit. Më 9 mars, ministri i Bujqësisë Andis Salla zhvilloi një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me drejtues të institucioneve evropiane për të diskutuar mbi fondet për bujqësinë shqiptare. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri njoftoi takimin me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Evropian, Elisabet Werner. “Një takim i frytshëm… ku diskutuam mbi progresin e Shqipërisë…

Read More

Tani e sheh, tani jo. Kjo nuk është ndonjë truk magjie; duhet të jesh ti në kontroll të asaj që të tjerët mund të shohin në pajisjen tënde. Me ekranin e parë të privatësisë të integruar në industri në Galaxy S26 Ultra, mund të vendosësh kur dëshiron një pamje të qartë nga çdo kënd dhe kur dëshiron mbrojtje shtesë nga sytë kureshtarë. Çfarë është Privacy Display? Privacy Display në Galaxy S26 Ultra është një formë e re mbrojtjeje personale e integruar në pajisje, që të lejon të rregullosh dukshmërinë e përmbajtjes në ekran. Kur aktivizohet, pamja është e qartë për…

Read More

Vetëm 47% e llogarive bankare në Shqipëri aksesohen edhe përmes internetit nga aplikacionet ose faqet online të bankave. Pavarësisht se shumë shqiptarë po kryejnë veprime bankare nga telefoni në rehatinë e shtëpisë apo punës së tyre, sërish numri i llogarive që vijojnë të aksesohen vetëm me praninë fizike të personit në bankë, vijon të mbizotërojë ndaj atyre që kontrollohen nga telefoni. E thënë ndryshe, rreth 53% e llogarive bankare të shqiptarëve nuk aksesohen fare nga interneti, që nënkupton se shumë qytetarë vijojnë të mos heqin dorë nga mënyra tradicionale e kryerjes së transaksioneve dhe marrjes së shërbimeve të tjera nga…

Read More