Author: gazetar_1

Grupi iute, një grup bankar dixhital që operon në Evropën Juglindore, në fund të vitit 2025 ka shërbyer më shumë se 273,000 klientë aktivë, duke shënuar një rritje prej 4,5%. Më shumë se 53% e klientëve përdorin çdo ditë aplikacionin Myiute për të përfituar shërbime financiare të dixhitalizuara, duke përfshirë pagesat, transfertat e parave, blerjet me këste, financim dhe produkte të sigurimit. Objektivi i radhës: më shumë se 300,000 qytetarë evropianë që i besojnë iute Group. Sipas CEO-s Tarmo Sild, kompania po përparon vazhdimisht drejt shndërrimit në një bankë dixhitale të ndërtuar rreth një super-aplikacioni financiar që integron zgjidhjet e…

Read More

Lufta në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të karburantit për aviacionin kanë çuar në një rritje të konsiderueshme të çmimeve të biletave të avionëve, që arrin deri në 15% mesatarisht. Kompanitë ajrore po përballen me një rritje drastike të kostos së karburantit, që përbën një pjesë të madhe të shpenzimeve të tyre operacionale, duke e çuar këtë kosto në 45-50% të shpenzimeve totale. Për më tepër, çmimi i karburantit për aviacion është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 85-90 dollarë për fuçi në 150-200 dollarë për fuçi, ndonëse çmimi i naftës Brent ka qëndruar në rreth 120 dollarë. Në…

Read More

Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Evropë, sipas “Travel and Tour World”. Përveç plazheve të bukura dhe ujërave të kristalta, vendi po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në turizmin ndërkombëtar. Sipas studimeve të fundit, çdo euro e shpenzuar nga turistët në Shqipëri gjeneron deri në 2,8 euro në ekonominë vendase, duke ndihmuar drejtpërdrejt bizneset, punësimin dhe komunitetet lokale. Si shpërndahet shpenzimi i turistëve në ekonomi Paratë që turistët shpenzojnë nuk përfundojnë vetëm në hotele apo resorte. Shpenzimet në restorante, tregje dhe aktivitete turistike përhapen në shumë sektorë të ekonomisë. Përfitojnë fermerët…

Read More

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke dominuar pothuajse plotësisht strukturën e biznesit, punësimit dhe krijimit të vlerës së shtuar në vend. Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT në raportin “Statistika mbi Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2024” tregojnë se pesha e tyre në ekonomi mbetet jashtëzakonisht e lartë dhe dukshëm më e madhe se mesatarja e Bashkimit Evropian.  Sipas raportit, në vitin 2024 rreth 99.9% e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri janë NVM, ndërsa këto biznese punësojnë 82% të të gjithë të punësuarve në ekonomi. Gjithashtu,…

Read More

Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, një nismë që synon të modernizojë mënyrën se si menaxhohet dhe shkëmbehet informacioni në sektorin e transportit dhe logjistikës në Shqipëri. Projektligji krijon për herë të parë kuadrin ligjor për përdorimin dhe pranimin e dokumentacionit elektronik të transportit të mallrave (eFTI), në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Nisma vjen në një moment kur digjitalizimi i proceseve ekonomike dhe administrative po konsiderohet një element kyç për rritjen e efikasitetit të tregut dhe për integrimin e Shqipërisë në tregun evropian të transportit dhe logjistikës. Projektligji synon të…

Read More

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në cilësinë e kreut të delegacionit shqiptar, gjendet në Kanë të Francës, në MIPIM 2026. MIPIM 2026 është një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për zhvillimin dhe investimet në pasuri të paluajtshme. “Është nder të përfaqësoj Shqipërinë në këtë platformë të rëndësishme ndërkombëtare dhe të kontribuoj në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerë e investitorë që ndajnë vizionin për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, u shpreh drejtuesi i delegacionit dhe kreu i MTKS, Gonxhja. Shqipëria prezantohet në këtë platformë me një portofol prej 83 projektesh strategjike që lidhen drejtpërdrejt me…

Read More

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), nën drejtimin e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njëkohësisht kryetare e Këshillit, miratoi vendimin që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që do të prekë të gjithë qytetarët që përfitojnë të drejtën për pension pas datës 1 janar 2026. Vendimi, i cili do të dërgohet për miratim edhe në Këshillin e Ministrave, mundëson rivlerësimin e pagës mesatare mbi të cilën llogaritet shuma mujore fillestare e pensionit. Ky hap synon që pensionet e reja të jenë në përputhje me…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara e kanë “fituar” luftën kundër Iranit, por që forcat ushtarake amerikane do t’i vazhdojnë sulmet derisa të përfundojë e gjithë puna. Ndërkohë, Teherani vazhdon të godasë anije në rajon dhe zotohet për sulme tjera. “Asnjëherë nuk parapëlqehet të thuhet shumë herët se fituam. Ne fituam. Qysh në orët e para”, ka thënë Trump në një tubim të mbajtur në Kentaki më 11 mars. Komentet prej Trumpit dhe Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të ndryshme të ditët e fundit – prej spekulimeve që lufta do të zgjaste katër deri në gjashtë…

Read More

Pasagjerët e Shoqërisë ajrore gjermane Lufthansa duhet të përgatiten për grevën pasuese masive të pilotëve. Lidhja e sindikatave Cockpit (VC) u ka bërë thirrje për grevë mbi 5.000 të punësuarve për të enjten dhe të premten e ardhshme. Krahas nisjeve nga Gjermania nga linja ajrore kryesore Lufthansa, dega e transportit të mallrave Lufthansa Cargo dhe, për herë të parë, transportuesi rajonal Lufthansa CityLine janë gjithashtu të prekur nga greva. Konflikti për kontratat e pensioneve Greva nuk do të prekë asnjë nga fluturimet e Lindjes së Mesme. Javën e kaluar, sindikata u përmbajt nga greva për shkak të situatës së tensionuar…

Read More

Nga Reinaldo Pipiria * Tatimi mbi Strehimin nuk duhet kurrësesi të katandiset në lojë shifrash të pakuptimta dhe aq më tepër në amulli të pasigurisë juridike. Norma Efektive e Tatimit të Rivlerësimit ka qënë, është dhe do të jetë 5% gjatë gjithë kësaj fushate rivlerësimi. Ndryshe nga sa u deklarua për shumë muaj me rradhë, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë favor ndaj individëve që rivlerësojnë pasurinë sipas çmimit të referencës. Amortizimi 1%/vit vjetërsi nuk shkakton asnjë ndryshim efektiv, për më tepër aplikohet arbitrarisht, pa mundësi zgjedhjeje. Nga praktika e deritanishme, rezulton: Shtëpi e blerë për herë të parë…

Read More