Author: gazetar_1
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se qeveria po monitoron në mënyrë të përditshme çmimet e karburanteve në vend, ndërsa nuk përjashtohet rikthimi i mekanizmave të ndërhyrjes në rast të rritjeve të mëtejshme. Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj u shpreh se gjatë u diskutua për situatën ekonomike dhe specifikisht për çmimet e karburanteve, të cilat kanë shënuar rritje gjatë javës së fundit, të ndikuara nga kriza dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme. Ibrahimaj informoi se është zhvilluar dje një takim me tregtarët kryesorë të karburanteve dhe me Shoqatën e…
Të dhënat e publikuara nga Shërbimi Social Shtetëror tregojnë ndryshime të dukshme në strukturën e përfituesve dhe në fondet e shpërndara gjatë vitit 2025 krahasuar me vitin 2024. Analiza e treguesve kryesorë evidenton një ulje të numrit të familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, ndërkohë që është rritur numri i personave që përfitojnë pagesa për aftësinë e kufizuar, si dhe fondet e alokuara për këtë kategori. Sipas raportit, numri mesatar i familjeve përfituese nga skema e Ndihmës Ekonomike gjatë vitit 2025 rezultoi 43,648 familje, nga 46,878 familje një vit më parë. Kjo përfaqëson një rënie me rreth 3,230…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, ku u dakordësua plani operacional për ngritjen e një Taskforce të përbashkët mes dy institucioneve. Kjo Taskforcë do të ketë në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve dhe duke mbrojtur kështu qytetarët shqiptarë. Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se ky plan operacional vjen edhe…
Programi i njohur i Llotarisë Amerikane do të ketë ndryshime të rëndësishme duke filluar nga aplikimet për DV-2027. United States Department of State ka publikuar një rregull të ri në Federal Register, i cili synon të luftojë mashtrimet dhe aplikimet e rreme në programin Diversity Visa. Rregulli i ri hyn në fuqi më 10 prill 2026, rreth 30 ditë pas publikimit zyrtar, dhe pritet të zbatohet për aplikimet e programit DV-2027. Ndryshimi kryesor është detyrimi për pasaportë të vlefshme gjatë aplikimit. Aplikantët do të duhet të vendosin të dhënat e pasaportës së tyre dhe të ngarkojnë online një scan të…
Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orës 12:00 të datës 13 mars, deri në orët e para të datës 15 mars. Po ashtu, Bashkia e Tiranës bën me dije se janë planifikuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate. Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht,…
Aktiviteti i regjistrimit të bizneseve dhe aplikimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit shkurt 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar një intensifikim të kërkesës për shërbimet e regjistrimit dhe autorizimeve administrative. Sipas të dhënave zyrtare, në shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 13,324 aplikime në tre regjistrat kryesorë të administruar nga QKB, ndërsa në shkurt 2025 numri total i aplikimeve ishte 11,397. Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 17% të volumit të aplikimeve. Rritja e kërkesave lidhet kryesisht me aktivitetin në Regjistrin Tregtar, i cili…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se në drejtoritë vendore të Tiranës, si edhe në Kamëz-Vorë, rezultojnë ende pa u tërhequr 3449 vendime legalizimi nga përfituesit përkatës. Për të lehtësuar qytetarët dhe për të përshpejtuar përfundimin e procesit, ASHK ka publikuar listat e përfituesve në rubrikën “Publikime” në faqen zyrtare të institucionit. (Në këtë link, sipas drejtorive përkatëse, do të gjeni listën me emrat e përfituesve ( https://www.ashk.gov.al/publikime/) Nëpërmjet këtij publikimi, çdo qytetar mund të verifikojë nëse është pjesë e listës së përfituesve. Qytetarët që gjejnë emrin e tyre të publikuar ftohen të paraqiten pranë Drejtorive Vendore të ASHK në rrugën…
Anulohet procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme e mbetur në garë nuk paraqiti ofertë financiare. Bëhet fjalë për kompaninë Archirodon, e cila nuk dorëzoi ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar, më 9 mars, duke bërë që procesi i prokurimit të ndërpritet. Tenderi kishte një vlerë të parashikuar prej rreth 400 milionë eurosh dhe synonte ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën portuale dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Vendimi për pezullimin vjen pas kërkesës dhe instimit të vazhdueshëm të SHBA-ve. Kreu i…
Kushdo që ka të punësuar në shtëpi punonjës për mbarëvajtjen e punëve të ndryshme, duhet të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Administrata Tatimore u ka bërë apel kryefamiljarëve që punësojnë persona për shërbime në shtëpi të formalizojnë marrëdhënien e punës, duke theksuar se në këto raste ata konsiderohen punëdhënës për qëllime tatimore. Njoftimi synon të rrisë ndërgjegjësimin për respektimin e legjislacionit dhe për të ulur nivelin e informalitetit në këtë sektor. Sipas sqarimeve të Tatimeve, punëtorë shtëpie konsiderohen personat që ofrojnë shërbime të ndryshme brenda familjes, si kujdes për fëmijët, asistencë për të moshuarit, pastrim dhe mirëmbajtje të shtëpisë, përgatitje…
Pronat e sekuestruara përfshijnë banesa luksoze, toka pranë bregdetit në zona preferenciale, njësi shërbimi, automjete luksoze por edhe aksione. Në katalogun publik të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, pasaporta e pasurisë së sekuestruar përshkruan karakterin arkitektonik të një vile të veçantë, që ndodhet nën mbikëqyrjen e shtetit. Në kompleksin rezidencial buzë detit në Hamallaj, qetësia dhe luksi bashkohen me arkitekturën moderne dhe ndriçimin elegant, duke e bërë këtë pronë një shembull dallues të jetesës në vijën e parë të bregdetit. Pasuria në fjalë është vendosur nën sekuestro më 23 mars 2023, sipas vendimit nr. 137 të Gjykatës së…
