Author: gazetar_1

Biznesmeni shqiptar Samir Mane ka rritur ndjeshëm pasurinë e tij dhe vijon të konsolidojë pozicionin në listën globale të miliarderëve të revistës Forbes. Sipas përditësimit më të fundit të publikuar nga revista amerikane, pasuria neto e themeluesit të BALFIN Group ka arritur në 1.9 miliardë dollarë, rreth 500 milionë dollarë më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Samir Mane hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në vitin 2025, duke u bërë biznesmeni i parë shqiptar që përfshihet në këtë renditje, si edhe i pari në rajonin e Ballkanit. Përditësimi i fundit tregon një rritje të…

Read More

2026-a ka nisur me një rritje të lehtë të kredive me probleme. Referuar shifrave të fundit të Bankës së Shqipërisë në janar huaja e keqe u rrit në 3.85% nga 3.8% që ishte në dhjetor të vitit 2025. Rritja, edhe pse e lehtë, tregon për një përkeqësim të fuqisë së shlyerjes në kohë të kësteve të kredive nga qytetarët dhe bizneset. KREDITË ME PROBLEME Janar 2025       4.12% Dhjetor 2025   3.80% Janar 2026       3.85% Kurse në krahasim me janarin e vitit të shkuar, kredia e keqe është në rënie me 0.27%, ku një nga faktorët me ndikim pozitiv në shlyerjen e…

Read More

Nga Dr. Besarta Tafa, Pedagoge e biznesit digjital Ndërsa ekonomia globale po zhvendoset me shpejtësi drejt digjitalizimit, edhe sistemi bankar po përjeton një transformim të thellë strukturor. Bankat digjitale, të cilat operojnë pa degë fizike dhe ofrojnë shërbime përmes platformave online, shpesh shihen me skepticizëm në tregje ku marrëdhënia personale ka qenë historikisht themeli i besimit bankar. Megjithatë, pyetja thelbësore nuk është nëse ky model ka sfida – sepse i ka – por nëse këto sfida janë adresuar që në konceptimin e bankës digjitale moderne. Në thelb, bankat digjitale funksionojnë mbi të njëjtin kuadër rregullator dhe prudencial si bankat tradicionale,…

Read More

Pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve europiane për bujqësinë shqiptare, zhvillimet e datës 9 mars nga Brukseli, duket se Programi IPARD III po hyn në një fazë të re, duke marrë dritën jeshile për rifillimin e financimit për fermerët dhe agrobizneset e vendit tonë. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Bujqësisë Brukselit Elisabet Werner duke parë nevojat e bujqësisë shqiptare të dy së bashku kanë hartuar dhe zërat se si do të shpërndahen 146 milionë eurot e programit IPARD III. Prioritet të veçantë kësaj here do të kenë modernizimi i fermave…

Read More

Qeveria shqiptare ka vendosur të intensifikojë monitorimin e tregut të hidrokarbureve në vend, në një moment kur tensionet në tregjet ndërkombëtare dhe luhatjet e çmimeve të energjisë po shtojnë pasiguritë për ekonomitë importuese, përfshirë Shqipërinë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqata e Hidrokarbureve e Shqipërisë, për të analizuar zhvillimet e fundit në tregun e karburanteve dhe ndikimin e çmimeve ndërkombëtare në tregun vendas. Diskutimi u përqendrua në ecurinë e…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në platformën e dialogut mbi Dritaren e Vetme Kombëtare për Doganat (National Single Window-NSW), një iniciativë e rëndësishme për modernizimin e procedurave doganore dhe lehtësimin e tregtisë në Shqipëri. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për biznesin dhe për procesin e integrimit europian të vendit, duke u shprehur se projekti i Dritares së Vetme Kombëtare “revolucionarizon mënyrën se si bizneset shqiptare kryejnë tregti”, përmes digjitalizimit të procedurave dhe reduktimit të burokracisë. Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria, për shkak të pozicionit të saj gjeografik, ka një…

Read More

Paraja që qarkullon jashtë bankave vijon të rritet, duke pasqyruar përdorimin ende të lartë të cash-it në ekonomi. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në janar 2026 paraja jashtë korporatave depozituese arriti në rreth 481 miliardë lekë. Krahasuar me dhjetorin 2025, kur ky tregues ishte rreth 483 miliardë lekë, vërehet një ulje e lehtë mujore prej rreth 2 miliardë lekësh. Një zhvillim i tillë është relativisht i zakonshëm në fillim të vitit, pasi një pjesë e parasë që qarkullon gjatë periudhës së festave rikthehet në sistemin bankar. Megjithatë, në krahasim me janarin e vitit 2025, kur paraja…

Read More

Kompania “Volkswagen” ka thënë se do të shkurtojë 50,000 vende pune në Gjermani deri në vitin 2030, pasi fitimet e saj ranë në nivelin më të ulët që nga viti 2016. Drejtori ekzekutiv Oliver Blume u tha aksionarëve se shkurtimet do të kryheshin në Gjermani dhe do të preknin të gjithë grupin, përfshirë Audin dhe Porsche. Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë tha se fitimet pas taksave kishin rënë me rreth 44% në vitin 2025. Blume njoftoi se u godit nga tarifat e importit të SHBA-së, konkurrenca e fortë nga Kina dhe kostot e larta të ristrukturimit nga…

Read More

Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iranin mund të përfundojë “shumë shpejt”. Nafta kishte arritur pothuajse 120 dollarë për fuçi të hënën, mes frikës se konflikti mund të shkaktonte ndërprerje të gjata në furnizimet me energji nga Lindja e Mesme. Pas deklaratave të Trump, çmimi ra dhe sot në mëngjes ishte 90 dollarë për fuçi, duke qetësuar përkohësisht tregjet. Megjithatë, edhe pse çmimet kanë rënë nga kulmi i tyre, nafta mbetet dukshëm më e shtrenjtë se para fillimit të luftës, ndërsa bursat në Wall Street dhe në tregjet aziatike shënuan…

Read More

Forcimi i vazhdueshëm i Lekut kundrejt euros dhe dollarit në vitet e fundit është kthyer në një nga fenomenet më të diskutueshme të ekonomisë shqiptare. Në pamje të parë, një monedhë e fortë mund të shihet si shenjë stabiliteti makroekonomik. Megjithatë, analiza e faktorëve që e kanë prodhuar këtë zhvillim tregon një realitet më kompleks: rritja e vlerës së Lekut nuk është rezultat i një transformimi strukturor të ekonomisë apo i rritjes së konkurrueshmërisë së eksporteve, por kryesisht i flukseve të mëdha valutore që hyjnë nga jashtë, vlerëson Altax. Në mars 2026, kursi i këmbimit euro-lek ka zbritur në nivele…

Read More