Author: gazetar_1

Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë “Liceu Francez i Korçës”, një nismë që synon rikthimin e një prej traditave historike të bashkëpunimit arsimor franko-shqiptar dhe krijimin e një modeli të ri arsimor me standarde ndërkombëtare në Shqipëri. Sipas relacionit shpjegues të projektligjit, institucioni i ri do të jetë një lice publik i orientuar drejt shkencës dhe inovacionit, i cili do të funksionojë në qytetin e Korçës dhe do të zhvillojë mësimdhënien në gjuhën shqipe, frënge dhe angleze. Projektligji synon të krijojë kuadrin ligjor për ngritjen, administrimin…

Read More

Afati për dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2025 po afron dhe Administrata Tatimore u ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesve që kanë këtë detyrim ligjor se raportimi duhet të kryhet brenda datës 31 mars 2026. Pas këtij afati, subjektet që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës rrezikojnë të përballen me masa administrative dhe penalitete sipas legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore. Dorëzimi i pasqyrave financiare realizohet ekskluzivisht përmes sistemit elektronik e-Filing, platforma përmes së cilës subjektet raportojnë dokumentet financiare dhe të dhënat e tjera të kërkuara nga administrata tatimore. Ky detyrim buron nga kuadri ligjor i përcaktuar në ligjin nr.…

Read More

Rritja e pagave në Shqipëri vijon të mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm për analizimin e zhvillimeve në tregun e punës dhe në ekonominë e vendit. Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë arriti në 86,984 lekë në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke shënuar një rritje të qëndrueshme si në krahasim me një vit më parë ashtu edhe me tremujorin paraardhës. Sipas publikimit zyrtar “Statistikat e Pagave, Tremujori IV 2025”, paga mesatare është rritur me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit…

Read More

Tregu i punës në Shqipëri e mbylli vitin 2025 me një përmirësim të moderuar të treguesve kryesorë, duke reflektuar një rritje të punësimit dhe një ulje të lehtë të papunësisë në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, dinamika tremujore dhe struktura e tregut të punës tregojnë se përmirësimi mbetet relativisht i brishtë dhe i ndikuar nga faktorë sezonalë dhe strukturorë të ekonomisë shqiptare. Sipas publikimit të fundit të Anketës Tremujore të Forcave të Punës për tremujorin IV 2025, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart rezultoi 8.3%, duke shënuar një ulje me 0.5 pikë përqindje krahasuar me…

Read More

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë sa më shpejt ndërtimin e një impianti për përpunimin e naftës vendase, duke e konsideruar këtë projekt si një masë strategjike për të përballuar pasojat ekonomike dhe të sigurisë energjetike që mund të vijnë nga tensionet në Gjirin Persik dhe luhatjet e tregjeve globale të naftës. Në një njoftim për shtyp, administratori i përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, kërkon që qeveria të ndryshojë Buxhetin e Shtetit për vitin 2026, në mënyrë që ndërtimi i një impianti për përpunimin e naftës shqiptare të përfshihet si investim shtetëror strategjik. Sipas tij, një hap…

Read More

Plakja demografike, rritja e jetëgjatësisë dhe pasiguria rreth pensioneve po shtyjnë gjithnjë e më shumë njerëz të qëndrojnë aktivë në tregun e punës përtej moshës tradicionale të pensionit. Një zhvillim që shumë ekonomistë e përshkruajnë tashmë si një fazë të re të ciklit të jetës profesionale, periudhën e “punës pas pensionit”. Për dekada të tëra, jeta e njerëzve në botën e zhvilluar ndiqte një model pothuajse të pandryshueshëm: studime në rini, punë gjatë moshës së mesme dhe pension rreth moshës 60 ose 65 vjeç. Ky model social u konsiderua për një kohë të gjatë si i qëndrueshëm. Megjithatë, vitet e…

Read More

Në vitin 2025 Grupi OTP arriti rezultate të jashtëzakonshme, mbështetur këto edhe nga performanca e fortë e aktivitetit të bankingut bazë dhe ekzekutimit të disiplinuar. Me rritje dyshifrore të kredive dhe depozitave, cilësi të qëndrueshme të kredisë dhe një bazë të fortë të kapitalit, OTP vazhdon të dëshmojë forcën e modelit të tij të diversifikuar bankar, duke ofruar vlerë të qëndrueshme si për aksionerët, ashtu edhe për klientët. Kështu, fitimi pas tatimit arriti në 2.88 miliardë Euro, duke u përkthyer në një Kthim nga Kapitali prej 21.6%. Çmimi i aksioneve vendosi rekorde të reja gjatë vitit. Grupi OTP shpërndau një…

Read More

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), përmes Drejtorisë së Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit, në koordinim me Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), ka zhvilluar gjatë javës së kaluar 114 inspektime në fushën e ndërtimit, me fokus zbatimin e ligjshmërisë së lejeve dhe respektimin e standardeve të sigurisë teknike në kantiere. Sipas njoftimit zyrtar, inspektimet kanë pasur në fokus evidentimin e masave të marra për 27 elementë sigurie, mes të cilëve rrethimi i kantiereve, sinjalistika paralajmëruese, sigurimi teknik i tuneleve të kalimit për qytetarët në hapësirat pranë trotuareve, mbrojtja ndaj zjarrit si dhe krijimi i rrugëve të përkohshme të…

Read More

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, se qeveria shqiptare ka nisur një plan të gjerë investimesh në infrastrukturën portuale, duke përfshirë transformimin e Triportit në Vlorë në një port tregtar modern dhe ndërtimin e katër marinave turistike në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin. Sipas Ramës, projekti i Triportit në Vlorë synon të ofrojë një port të mirëfilltë tregtar, shumë i munguar për qytetin e Vlorës, duke përmirësuar kapacitetet e transportit dhe tregtisë detare. Ai theksoi se Marina e Durrësit dhe Marina e Vlorës janë tashmë në proces ndërtimi, ndërsa…

Read More

Pasiguria në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë dhënë goditjen e parë direkte në ekonominë shqiptare. Ndonëse impakti nisi me karburantet, vala e shtrenjtimit ka mbërritur me shpejtësi edhe në sektorin e ndërimit, duke vënë në alarm kantierët e ndërtimit. Në një intervistë për Tv Scan, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi, paralamëroi se hekuri do të shtrenjtohet deri 40%. “Rritje të kostove sigurisht që ka, ka filluar. Nafta është, po themi, ai mall që është më i ndjeshëm ndaj këtyre luhatjeve dhe sigurisht brenda dy javësh çmimi i naftës ka pësuar një…

Read More