Author: gazetar_1
Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, e nxitur nga tensionet gjeopolitike në Ngushticën e Hormuzit, po transmetohet shpejt edhe në ekonominë shqiptare. Sipas një analize të ALTAX, Shqipëria është një ekonomi tipike “price taker” në tregun global të energjisë, çka do të thotë se nuk ka asnjë ndikim në formimin e çmimit ndërkombëtar të naftës, por përthith menjëherë efektet e tij. Në një ekonomi me varësi të lartë nga importet, si ajo shqiptare, rritja e çmimit të energjisë transmetohet përmes një mekanizmi zinxhir që nis nga karburantet dhe përfundon tek çmimet e produkteve të konsumit. Sipas analizës, rritja…
Raporti vjetor 2025 i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i siguruar nga ekofin.al, paraqet një panoramë të detajuar të luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit në Shqipëri, duke evidentuar rritjen e aktivitetit hetimor, fokusin tek rastet më komplekse dhe përpjekjet për të goditur pasuritë me origjinë kriminale. Dokumenti përmbledh arritjet dhe sfidat e institucionit gjatë vitit të kaluar, si dhe progresin në përmbushjen e rekomandimeve të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit. Në fushën e korrupsionit, SPAK raportoi një intensifikim të hetimeve gjatë vitit 2025. Numri i çështjeve të reja për korrupsion është rritur…
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po hyn në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe pritet të jetë një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës së transportit në Shqipëri në vitet e ardhshme. Kryeministri Edi Rama deklaroi se aeroporti i ri do të sjellë edhe modele të reja biznesi në aviacion dhe do të rrisë më tej kapacitetet e vendit në këtë sektor, duke e kthyer Vlorën në një nyje të rëndësishme të transportit ajror dhe turizmit në rajon. Në këtë kuadër, qeveria po shqyrton edhe zhvillimin e një linje të re hekurudhore që do të lidhë qytetin e Vlorës me aeroportin…
Inflacioni në Shqipëri ka shënuar një rritje të moderuar në muajin shkurt 2026, duke reflektuar presione të përqendruara kryesisht në kostot e banimit, energjisë dhe shërbimeve. Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se norma vjetore e inflacionit, e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), arriti në 2.5%, nga 1.9% që ishte në të njëjtin muaj të vitit 2025. Krahasuar me muajin janar 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0.5%, duke sinjalizuar një rritje të lehtë të presioneve inflacioniste në fillim të vitit. Struktura e inflacionit tregon se rritja e çmimeve nuk është shpërndarë…
Samsung Electronics njoftoi se është renditur si marka numër 1 e televizorëve në botë për të 20-in vit radhazi, duke shënuar dy dekada si lider global në industrinë e televizorëve. Samsung mban pozicionin kryesor në tregun global të televizorëve që nga viti 2006 dhe, sipas kompanisë së kërkimeve të tregut Omdia, kompania arriti një pjesë prej 29.1% të tregut global të televizorëve në vitin 2025. Ky rezultat forcon lidershipin e Samsung në segmentet premium, televizorët me përmasa shumë të mëdha dhe teknologjitë e gjeneratës së ardhshme të ekraneve. Samsung udhëhoqi segmentin premium me çmime mbi 2,500 dollarë me një pjesë…
Ndërsa çmimet në resortet më të njohura të Mesdheut vazhdojnë të rriten, të njëjtat dete me ngjyrë bruz, udhëtime panoramike nëpër male dhe mikpritje e ngrohtë mund t’i gjeni edhe në Shqipëri – por me kosto më të ulët. Nëse e vizitoni në sezonin midis verës dhe vjeshtës, mund të shijoni perëndimin e diellit dhe plazhet pothuajse të zbrazëta, në një ritëm të qetë dhe relaksues. Mbërritja me avion në kryeqytetin e Tiranës është një fillim i mirë për një udhëtim rrugor për të eksploruar vendin. Merrni një makinë me qira në aeroport, dhe shijoni rrugën përmes qafave malore, përgjatë…
Ministrat e Financave të vendeve të G7 do të diskutojnë sot ( 9 mars 2026) në një mbledhje urgjente lirimin e rezervave strategjike të naftës, një përpjekje kjo për të stabilizuar tregjet energjetike pas rritjes së çmimeve të naftës të shkaktuar nga konflikti në Gjirin Persik. Në takimin online, do të marrë pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, raporton Financial Times. Diskutimi pritet të fokusohet te ndikimi i luftës me Iranin në tregjet globale të energjisë. Të paktën tre vende të G7, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë shprehur mbështetje për një lirimin e koordinuar…
Auditimi financiar i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi Bashkinë Durrës nxjerr në pah një seri problematikash të rëndësishme në mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike, planifikuar investimet dhe raportuar pasqyrat financiare. Raporti përfundimtar i auditimit evidenton mangësi në sistemin e kontrollit të brendshëm, mosrealizim të një pjese të konsiderueshme të projekteve të planifikuara dhe pasaktësi në raportimin financiar të institucionit vendor, çka ka çuar në dhënien e një opinioni auditimi të modifikuar me rezervë për pasqyrat financiare. Një nga elementët më domethënës të raportit lidhet me realizimin e buxhetit të Bashkisë Durrës, i cili rezulton dukshëm…
Dua Lipa mbetet femra shqiptare më e kërkuar, më e ndjekur dhe më me ndikim në botë. Dua Lipa renditet e para me 88.7 milionë ndjekës në Instagram, 11.2 milionë në TikTok dhe 49 milionë kërkime në Google. Katër vendet e para i mbajnë këngëtaret globale shqiptare: Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max. Në top 10 renditen gjithashtu Nëna Terezë (#5), Era Istrefi (#6), Mira Murati (#7), Loredana Zefi, Eliza Dushku dhe sipërmarrësja Krissy Cela. Pak më poshtë gjejmë kampionet olimpike Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi, dhe dizajneren Nensi Dojaka. Më 8 Mars festohet Dita Ndërkombëtare e…
NGA AKADEMIK. PROF.DR. ANASTAS ANGJELI Në situatën tashmë gjeopolitke, Lindja e Mesme mbetet epiqendra ku tensionet ushtarake përkthehen menjëherë në goditje sizmike jo vetëm për tregjet financiare globale, por edhe për ekonominë botërore. Por, konflikti i hapur në Iran përfaqëson diçka shumë më të rëndë se një luhatje e zakonshme e bursave. Ai përbën një kërcënim ekzistencial për stabilitetin e furnizimit me energji dhe arkitekturën ekonomike të rajonit dhe të gjithë botës. BURSAT: ORAKULLI I PARASHIKIMIT EKONOMIK NË KOHË LUFTE Kur analizojmë pasojat e një lufte rajonale, nuk e fillojmë me analizat ekonomike të shifrave të prodhimit industrial apo me papunësinë, por…
