Author: gazetar_1

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit “EU4LawEnforcement in Albania”. Në këtë mbledhje u prezantua raporti i progresit të projektit për periudhën mars 2025 – shkurt 2026, si dhe plani i veprimit për fazën e ardhshme mars – tetor 2026. Projekti “EU4LawEnforcement in Albania” financohet nga Bashkimi Europian me një buxhet prej 9.7 milionë euro dhe bashkëfinancohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim me 500 mijë euro, duke arritur një buxhet total prej 10.2 milionë euro. Projekti…

Read More

Shqipëria po përjeton një rritje të jashtëzakonshme të turizmit, një zhvillim që po ndryshon ndjeshëm peizazhin ekonomik të rajonit të Ballkanit, sipas “Travel and Tour World”. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2025 në Shqipëri mbërritën më shumë se 12 milionë vizitorë të huaj, një shifër që ka surprizuar tregun vendas. Fluksi i madh i turistëve ka pasur ndikim pozitiv në sektorë si shërbimet profesionale, tregtia me pakicë dhe industria e mikpritjes. Megjithatë, vëzhgues ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e kësaj rritjeje të shpejtë, ndërsa Shqipëria renditet tashmë e 16-ta në botë për varësi…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Në një konferencë për media, Osmani tha se është paraqitur para qytetarëve pasi, sipas saj, përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. “Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës. Prandaj sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin…

Read More

Nga Zefina Hasani Personazhet e njohur, në kohët kur isha gazetare dhe i intervistoja, nëse i pyesje për punët, projektet e reja, flisnin pafund, deri në detaje. Pastaj ndërsa pyetjet shkonin drejt jetës private, ata ngurtësoheshin. Refuzonin, e anashkalonin ose e tjetërsonin të vërtetën e tyre. Me ata/ ato që krijoja një marrëdhënie konfidenciale ndër vite, më ndodhte edhe më keq se refuzimi. M’i tregonin brengat dhe hallet e tyre, por për fat të keq gjithçka që thuhej, duhej të mbetej në tavolinë. Nuk mund të kalonte as në bllokun tim të shënimeve e aq më pak në shkrimin tim.…

Read More

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë problematikash të rëndësishme në Bashkinë Vlorë, që prekin zbatimin e buxhetit, administrimin e të ardhurave vendore, menaxhimin e pasurive, procedurat e prokurimit, lejet e ndërtimit, funksionimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe administrimin e hapësirave publike, veçanërisht të stacioneve të plazhit. Gjetjet e auditimit tregojnë se bashkia ka vijuar të përballet me mangësi strukturore në planifikim, ndjekje të dobët të debitorëve, parregullsi në zbatimin e legjislacionit sektorial dhe mungesë kontrolli efektiv në disa prej sektorëve më të ndjeshëm të administrimit vendor. Një nga treguesit kryesorë të evidentuar nga auditimi lidhet…

Read More

Nga Fatos Çoçoli Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (ALPEX), e cila nisi aktivitetin e saj tregtar në fund të vitit 2023, po konsolidohet me shpejtësi, si një mekanizëm transparent dhe efiçient për tregtimin e energjisë elektrike në Shqipëri dhe në rajon. Volumet e tregtuara të energjisë në ALPEX për vitin e kaluar arritën në 1,670,734 megavat-orë (MWh) gjatë vitit 2025, duke regjistruar një rritje prej 42 përqind, krahasuar me vitin 2024. Sipas raportit vjetor të ALPEX, vlera totale e transaksioneve të blerje-shitjes së energjisë arriti në 369.46 milionë euro, rreth 370 milionë euro, ndërsa çmimi mesatar u regjistrua në 118.38…

Read More

Samsung Electronics njoftoi sot se Galaxy S26 Ultra fitoi çmimin Best in Show në Global Mobile Awards (GLOMO Awards) gjatë Mobile World Congress 2026 të mbajtur në Barcelona, Spanjë. Global Mobile Communications Association (GSMA) organizon çdo vit çmimet GLOMO gjatë MWC për të njohur inovacionet më të spikatura në industrinë mobile. Kategoria Best in Show vlerëson produktet e fokusuar tek konsumatori, të cilat vendosin standarde të reja teknologjike. Si një nga nderimet më të larta në industrinë mobile, pajisjet që fitojnë këtë çmim njihen si “standardi i artë” në peizazhin digjital, sipas vlerësimit të më shumë se 200 analistëve, gazetarëve…

Read More

Shoqata Shqiptare e Bankave paralajmëroi sot klientët e sektorit, lidhur me disa raste të fundit të telefonatave mashtruese të realizuara nëpërmjet teknologjisë VOIP (telefonata përmes internetit). Sipas njoftimit të Shoqatës, në ditët e fundit janë raportuar raste telefonatash nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ku përdoret emër banke. Gjatë telefonatës, në ekran mund të shfaqet emri ose logoja e bankës, duke krijuar përshtypjen se telefonata vjen nga banka, ndërkohë në fakt bëhet fjalë për një përpjekje mashtrimi. Këto lloj telefonatash realizohen nëpërmjet internetit dhe identiteti i vërtetë i telefonuesit nuk mund të verifikohet përmes këtyre adresave…

Read More

Pas pezullimit të fluturimeve në Lindjen e Mesme, kompania ajrore Wizz Air tha se do të rialokojë avionët e saj në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Greqi. Njoftimi është bërë nga CEO i kompanisë low cost, Jozsef Varadi. “Ne synojmë të rialokojmë pjesën më të madhe të kapacitetit tonë në Lindjen e Mesme në destinacionet evropiane, duke përfshirë Italinë, Spanjën, Greqinë dhe Shqipërinë, mes pasigurisë në lidhje me kohëzgjatjen e konfliktit dhe paqëndrueshmërinë e çmimit të naftës,” tha Varadi. Kompania me bazë në Hungari pësoi goditje jo të vogël nga lufta në Iran. Aksionet e WizzAir kanë rënë me 10 për…

Read More

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti i krimit të organizuar. Gjatë diskutimeve, ekspertët e KE kërkuan raportim të detajuar statistikor mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si dhe mbi procesin e administrimit të tyre nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Në këtë kuadër, u theksua se Brukseli do të ndjekë nga afër dhe në mënyrë…

Read More