Author: gazetar_1
Volumet totale të tregtuara në tregjet e ALPEX-it gjatë vitit 2025 arritën në vlerën 1,670,734.1 MWh, duke shënuar një rritje prej 42.46% krahasuar me vitin 2024. Sipas raportit vjetor të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX), faturimi total i transaksioneve në blerje-shitje arriti në 369.46 milionë euro, ndërsa çmimi mesatar klerues ishte 118.38 €/MWh, duke reflektuar rritjen e likuiditetit, pjesëmarrjen më të gjerë të aktorëve të tregut dhe një funksionim të mirë të procesit të çmim-formimit brenda kornizës së Tregjeve të Ditës në Avancë dhe atij të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë. Në raport theksohet se bashkimi i Tregjeve të…
Buxheti i shtetit e ka nisur vitin 2026 me një suficit të konsiderueshëm fiskal. Sipas performancës paraprake të treguesve fiskalë për muajin janar, të ardhurat buxhetore kanë tejkaluar ndjeshëm shpenzimet, duke gjeneruar një suficit prej rreth 226 milionë euro, më i lartë edhe se ai i regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Të dhënat e Financave tregojnë se të ardhurat totale për muajin janar 2026 arritën në 69.8 miliardë lekë, duke u realizuar në 103.4% të planit të muajit dhe në 8.5% të planit vjetor. Krahasuar me janarin e vitit të kaluar, të ardhurat janë rritur me 5.2…
Në vitin 2025, performanca fiskale duket e qëndrueshme në nivel teknik, pasi të ardhurat arritën 98% të planit (rreth 498.6 miliardë lekë sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Financave), shpenzimet mbi 96% (457.4 miliardë lekë) dhe rritja nominale e arkëtimeve ishte 6.2% krahasuar me 2024. Kjo performancë duket si sukses administrativ, por nga analiza e faktorëve dhe strukturës nisur edhe nga treguesit ekonomikë në 2024 në fakt nuk reflekton gjendjen reale të ekonomisë. Ekonomia shqiptare në 2024 tregoi rritje të numrit të bizneseve (rreth 5-7% më shumë regjistrime), por tkurrje në punësimin formal (rënie me 2-3% në disa sektorë…
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve nga faturat e energjisë elektrike, të krijuara deri më 31 dhjetor 2024. Skema e pagesës me këste prek të gjitha katëgoritë e klientëve të FSHU, duke patur në fokus të veçantë kategoritë në nevojë, të cilëve u jepet mundësia të lidhin aktmarrëveshje edhe për detyrimet e krijuara në 2025-n. Kush janë përfituesit? Aktmarrëveshjet përfshijnë: klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, të cilët mund t’i shlyejnë detyrimet e krijuara deri më…
OSHEE ka rifilluar procesin e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike për periudhën deri më 31 dhjetor 2024. Ky proces synon të ofrojë lehtësi për pagesën e faturave për kategoritë më të ndjeshme të klientëve, duke përfshirë: familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët, klientët familjarë, si dhe bizneset dhe institucionet. Për secilën kategori klienti, FSHU ka përcaktuar skema të ndryshme kësti mujor, të cilat janë të përballueshme dhe me afate të qarta. Në varësi të mënyrës së pagesës, klientët mund të përfitojnë edhe reduktim të kamatëvonesës, duke lehtësuar kështu shlyerjen e detyrimeve në kohë. Konsumatorët mund të…
Autoriteti i Konkurrencës ka shtuar në ditët e fundit monitorimet në disa tregje të ndjeshme për konsumatorët, duke reaguar ndaj raportimeve për rritje çmimesh. Pas nisjes së monitorimit për çmimet e karburanteve, institucioni ka ndërmarrë një tjetër hap duke hapur një verifikim në tregun e bukës në qytetin e Korçës, ku është raportuar për një rritje të menjëhershme dhe të njëkohshme të çmimit të bukës nga 120 në 150 lekë. Sipas njoftimit zyrtar, Autoriteti i Konkurrencës ngriti menjëherë një grup pune për monitorimin e tregut, me qëllim verifikimin nëse ndërmarrjet e prodhimit dhe shitjes së bukës kanë koordinuar këtë rritje…
Çmimet në ekonomi kanë shfaqur dinamika të ndryshme në tremujorin e katërt të vitit 2025. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se çmimet e prodhimit në vend kanë shënuar një rritje të lehtë, ndërsa çmimet e mallrave të importuara kanë vijuar të bien në krahasim me një vit më parë, duke reflektuar presione të moderuara inflacioniste në zinxhirin e furnizimit. Sipas raportit të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) në tremujorin e katërt 2025 arriti në 129.6 pikë, me vitin 2021 si periudhë bazë, duke shënuar rritje vjetore prej 0.2%. Rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua…
Importi i mallrave kryesore të akcizës në Shqipëri gjatë vitit 2025 ka shfaqur ndryshime të dukshme krahasuar me vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare të progresit mujor të importit për karburantet, cigaret, kafen dhe birrën. Në përgjithësi, tre nga katër kategoritë kryesore kanë regjistruar rritje të volumit të importit, ndërsa birra ka shënuar një rënie të moderuar. Në kategorinë e karburanteve, importet gjatë vitit 2025 arritën në 740,863 ton, krahasuar me 657,563 ton në vitin 2024. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 12.7% në bazë vjetore. Rritja reflekton një kërkesë më të lartë për produkte energjetike, e lidhur si me…
Kosova ka ndërhyrë me masa të drejtpërdrejta për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve, pas një shtrenjtimi të menjëhershëm në tregun vendas si pasojë e tensioneve të reja në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, në Shqipëri çmimet e karburanteve kanë nisur të rriten, por autoritetet nuk kanë ndërmarrë ende ndonjë masë konkrete për të kontrolluar situatën. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Mimoza Kusari, njoftoi se ka nënshkruar vendimin për vendosjen e kufijve maksimalë të fitimit për tregtimin e derivateve të naftës. Sipas këtij vendimi, marzhi tregtar maksimal i lejuar për shitjen me shumicë do të jetë deri…
Këshilli Mbikëqyrës i BSH zhvillon mbledhjen e parë për këtë vit pas plotësimit me 4 anëtarë të rinj
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e parë për vitin 2026, pas një periudhe dy mujore bllokimi për shkak të mungesës së kuorumit. Mbledhjet e planifikuara për muajt janar dhe shkurt nuk u realizuan, pasi institucioni funksiononte me një numër të pamjaftueshëm anëtarësh, duke pamundësuar marrjen e vendimeve në organin më të lartë vendimmarrës të bankës qendrore. Zhbllokimi i situatës erdhi pas plotësimit të pjesës më të madhe të vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës, me emërimin e katër anëtarëve të rinj nga Kuvendi. Me këtë përbërje të re, Këshilli ka mundur të zhvillojë mbledhjen…
