Author: gazetar_1

Përdorimi i shërbimeve bankare online po fiton gjithnjë e më shumë terren në Shqipëri. Të dhënat e fundit tregojnë se qytetarët dhe bizneset po zgjedhin gjithnjë e më shpesh të kryejnë pagesa dhe transferta përmes telefonit apo kompjuterit, duke shmangur sportelet fizike të bankave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2025 janë kryer rreth 11.5 milionë transaksione përmes home banking, me një vlerë totale prej rreth 2.7 trilionë lekësh. Këto shifra tregojnë një zgjerim të mëtejshëm të përdorimit të kanaleve digjitale në sistemin bankar. Krahasuar me vitin 2024, numri i transaksioneve është rritur ndjeshëm. Një vit më…

Read More

Shqipëria po përpiqet të pozicionohet si një qendër rajonale e teknologjisë dhe infrastrukturës digjitale. Projekti Durana Tech Park, planet për ndërtimin e datacenter-eve dhe retorika për transformimin digjital synojnë të krijojnë një profil të ri ekonomik për vendin, të lidhur me ekonominë e dijes dhe investimet teknologjike. Ambicia është e qartë dhe në parim e mirëpritur. Një vend që kërkon të tërheqë investime në infrastrukturë digjitale duhet të ndërtojë një klimë sa më miqësore për teknologjinë, për inovacionin dhe për pajisjet që e bëjnë atë të mundur. Por ndërkohë që me një dorë qeveria fton investitorët e mëdhenj të teknologjisë,…

Read More

Tirana International Airport (TIA), në bashkëpunim me partnerin e tij Lagardère Travel Retail Albania, organizoi të premten për herë të parë një Ditë të Hapur Rekrutimi, duke mbledhur një numër të madh të rinjsh shqiptarë të interesuar për mundësi punësimi në sektorë të ndryshëm të aeroportit. Aktiviteti u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë dhe interes i lartë, qindra  kandidatë që shprehen interesin u prezantuan për të eksploruar mundësitë e karrierës në fusha si operacionet e aviacionit, shërbimi ndaj klientit dhe sektori i travel retail. Organizimi i kësaj dite synoi të krijojë një urë të drejtpërdrejtë mes të rinjve që…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e procedurës së detajuar për kthimin e garancive, huave dhe nënhuave, si dhe për procedurat e marrjes në pronësi, administrimit dhe shitjes së pasurive të lëna si garanci nga huamarrësit. Vendimi synon të përcaktojë parimet, rregullat dhe procedurat për menaxhimin dhe rikuperimin e garancive shtetërore të dhëna për huat dhe nënhuat, si dhe për kthimin e kredive shtetërore të pakthyera, të akorduara nga bankat e nivelit të dytë me kapital tërësisht shtetëror para procesit të privatizimit. Sipas vendimit, Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera do të jetë institucioni përgjegjës…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin që përcakton rregullat, kriteret dhe masën e kompensimit të kontributeve për punëdhënësit, si pasojë e rritjes së pagës minimale në shkallë vendi nga 40 mijë në 50 mijë lekë. Vendimi synon të zbusë efektet financiare për bizneset dhe të mbështesë stabilitetin e tregut të punës gjatë periudhës tranzitore të vitit 2026. Sipas vendimit të qeverisë, skema e kompensimit parashikon mbështetje financiare për subjektet private në të gjithë sektorët ekonomikë, për të mbuluar koston shtesë që krijohet nga rritja e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si rezultat i rritjes së pagës…

Read More

Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion një shërbim të ri informues online që u mundëson individëve të verifikojnë nëse përfitojnë rimbursim për fëmijët në ngarkim nën moshën 18 vjeç dhe për shpenzimet arsimore. Ky shërbim është i aksesueshëm në faqen zyrtare të institucionit dhe synon të lehtësojë procesin e informimit për qytetarët përpara dorëzimit të deklaratës vjetore të të ardhurave personale. Përmes këtij instrumenti digjital, individët mund të kryejnë një verifikim paraprak në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për të kuptuar nëse plotësojnë kushtet për përfitimin e rimbursimit. Shërbimi funksionon përmes një pyetësori të shkurtër, i cili kërkon të…

Read More

Konflikti në Lindjen e Mesme po reflekton me shpejtësi në tregun shqiptar. Këtë të premte, çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje. Në shumicën e pikave të karburanteve ajo shitet me çmimin 182 lekë/litër. Megjithatë, ka edhe disa pika karburantesh me çmime më të larta, duke shkuar në 185, deri në 189 lekë për litër. Operatorët e tregut e lidhin luhatjen e çmimeve me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, ku çmimet e naftës së papërpunuar kanë shfaqur rritje për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe pasigurive në furnizim. Shoqata e hidrokarbureve e ka paralajmëruar prej disa ditësh një rritje çmimi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar, pasi 7 ministrat u betuan te Presidenti Bajram Begaj. Pasi vendosën dorën mbi Kushtetutë, ministrat morën dritën jeshile për të hyrë në zyrë. Vullneti i Edi Ramës për të ndryshuar kabinetin qeveritar nuk u vu në dyshim nga Bajram Begaj, i cili 48 orë pasi takoi kryeministrin, dekretoi ndryshimet.  Belinda Balluku dorëzoi të dyja pozicionet në Këshillin e Ministrave, ku atë të zëvendëskryeministres e mori Albana Koçiu, ndërsa Ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë u bë Enea Karanaçi. Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali u larguan nga qeveria,…

Read More

Euro ka vijuar tendencën rënëse në tregun valutor shqiptar, duke shënuar një tjetër zhvlerësim në mbyllje të kësaj jave dhe duke zbritur në një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro është këmbyer me 95.89 lekë, duke rënë me 0.16 lekë krahasuar me ditën e mëparshme. Kjo lëvizje konfirmon presionin e vazhdueshëm që monedha europiane po përjeton ndaj lekut gjatë muajve të fundit. Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit po e çon euron në nivele që deri pak vite më parë konsideroheshin të pamundura për tregun shqiptar. Ajo që e bën këtë…

Read More

Blendi Gonxhja: Theksi është te trashëgimia, eksperienca dhe tregimi i së shkuarës: parqet arkeologjike, qytetet historike, qytetet që i kemi në UNESCO, pasuritë muzeale, jeta, tradita dhe artizanati, turizmi i eventeve dhe kalendari shumë i pasur i Shqipërisë në kuptimin e kulturës, duke bashkuar turizëm, kulturë, rini e sport me evente ndërkombëtare që sjellin shumë vizitorë. Turizmi ka pësuar rritje të menjëhershme vitet e fundit, a prisni të ketë rritje të mëtejshme këtë vit? Ne duhet të shkojmë nga sasia te cilësia. Synimi nuk është më thjesht të rritemi në numra; synimi është rritja cilësore dhe sa më e shpërndarë.…

Read More