Author: gazetar_1

Çmimi i bukës në qytetin e Korçës ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, duke arritur deri në 150 lekë për një bukë masive. Sipas qytetarëve, deri pak ditë më parë buka tregtohej me rreth 120 lekë, ndërsa aktualisht çmimi varion nga 140 deri në 150 lekë, në varësi të furrës dhe llojit të produktit. Konsumatorët shprehen se janë përballur me një rritje të papritur të kostos në pikat ku furnizohen çdo ditë. Ndërkohë kjo rritje e çmimeve vjen pak kohë nga shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, i cili çoi në izolimin total të juglindjes. Pronarë të disa…

Read More

Kostot e ndërtimit të banesave në Shqipëri kanë shënuar një rritje të moderuar në fund të vitit 2025, ndërsa presioni kryesor mbi sektorin duket se po vjen gjithnjë e më shumë nga rritja e pagave në ndërtim. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për banesa në tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti në nivelin 114.1, duke marrë si bazë tremujorin e katërt të vitit 2021. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi shënoi një rritje prej 1.2%, duke mbetur në të njëjtin ritëm rritjeje si në tremujorin e…

Read More

Më shumë se 220 milionë fëmijë në mbarë botën mund të vuajnë nga obeziteti deri në vitin 2040, nëse nuk ndërmerren masa drastike, paralajmëron një raport ndërkombëtar. Sipas të dhënave globale, në vitin 2025 rreth 180 milionë fëmijë ishin obezë. Por shifrat e reja nga World Obesity Federation tregojnë se deri në vitin 2040 rreth 227 milionë fëmijë të moshës 5–19 vjeç do të jenë obezë dhe mbi gjysmë miliardi do të jenë mbipeshë. Sipas “Atlasit Botëror të Obezitetit 2026” të federatës, kjo do të thotë se të paktën 120 milionë fëmijë në moshë shkollore do të shfaqin shenja të…

Read More

Tregjet financiare globale pësuan rënie të mëtejshme të mërkurën, pavarësisht ofertës së presidentit amerikan Donald Trump për të angazhuar Marinën e SHBA-ve në shoqërimin e cisternave përmes Ngushticës së Hormuzit dhe deklaratës së ushtrisë amerikane se “nuk ka asnjë anije iraniane në lëvizje” në këtë rrugë ujore strategjike. Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka paralizuar qarkullimin në Ngushticën e Hormuzit, e cila në praktikë u mbyll nga Irani pas sulmeve të ndërmarra nga SHBA-të dhe Izraeli gjatë fundjavës. Zhvillimet kanë shtuar frikën për një krizë të zgjatur të furnizimit me energji, me pasoja të ndjeshme në mbarë botën.…

Read More

Në vitet e fundit, tregu financiar shqiptar po njeh një përdorim gjithnjë e më të shpeshtë të emetimit të obligacioneve me ofertë private si instrument për sigurimin e fondeve. Bankat dhe institucionet financiare po i drejtohen këtij mekanizmi jo vetëm si alternativë ndaj huamarrjes tradicionale, por edhe si një mënyrë më fleksibël dhe e strukturuar për të optimizuar burimet e financimit në përputhje me strategjitë e tyre afatmesme dhe afatgjata. Në rastin e bankave, obligacionet janë përdorur shpesh për forcimin e kapitalit rregullator dhe përmbushjen e kërkesave prudenciale, duke përmirësuar raportet e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe kapacitetin për të zgjeruar…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës të kryesuar nga akad. Justina Shiroka Pula, Kryetare, në përbërje të të cilit ishin gjithashtu  akad. Bardh Rugova, Sekretar Shkencor, dhe akad. Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore, të shoqëruar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z. Skënder Gjinushi. Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërakademik, me synim zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet…

Read More

Performanca paraprake e treguesve fiskalë për 12-mujorin 2025 konfirmon një vit me rritje të qëndrueshme të të ardhurave buxhetore, por edhe me një zgjerim të ndjeshëm të shpenzimeve publike, çka ka prodhuar një deficit buxhetor prej rreth 47.1 miliardë lekësh në fund të vitit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale arritën në 754.6 miliardë lekë, ose 98% e planit të periudhës dhe 99.7% e planit vjetor sipas buxhetit fillestar. Krahasuar me vitin 2024, buxheti mblodhi rreth 44 miliardë lekë më shumë, një rritje prej 6.2%. Në të njëjtën kohë, shpenzimet e përgjithshme publike u realizuan në…

Read More

Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, njoftoi sot hapjen e një linje të re direkte nga Tirana (TIA) në Sofje (SOF), duke forcuar më tej lidhjet rajonale mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Nga data 4 korrik 2026, linja ajrore do të nisë fluturimet direkte mes Tiranës dhe Sofjes, të cilat do të operojnë gjatë pikut të sezonit veror, tri herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë. Çmimet e biletave nisin nga vetëm 24.99 EUR / 2,490 ALL dhe janë të disponueshme në wizzair.com si dhe përmes aplikacionit zyrtar të Wizz. Sofja, një nga kryeqytetet më të…

Read More

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, raportoi në Komisionin për Bujqësinë mbi ecurinë e Skemës Kombëtare të Mbështetjes dhe ndryshimet që pritet të reflektohen në paketën e re për fermerët. Sipas tij, skema e re është në fazë përmbyllëse dhe pritet të prezantohet zyrtarisht brenda javës së ardhshme, pas një procesi të gjerë dëgjesash në terren. Gjatë muajve janar dhe shkurt, Ministria e Bujqësisë ka zhvilluar 23 takime në të 12 qarqet e vendit me fermerë, blegtorë, bletarë, përpunues dhe përfaqësues të pushtetit vendor, për të mbledhur sugjerime konkrete mbi përmirësimin e masave mbështetëse dhe lehtësimin e procedurave.…

Read More

Juristi i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural këmbënguli para gjyqtares Gentiana Xhelili në Tiranë se shtetasi T. A. (inicialet e ndryshuara) administrator i një shoqërie në Lundër  (FAKTOJE disponon të dhënat e plota, por nuk i bën publike sa kohë çështja është në proçes gjyqësor) përfitoi fonde nga Bashkimi Europian, konkretisht nga programet e IPARD, në shkelje të ligjit. Një nga argumentet që sjell përfaqësuesi juridik është “se përfituesi i IPARD nuk respektoi rregullat” Gjykata Administrative u vu në lëvizje nga AZHBR, më 22 shtator 2025, me një ankesë nga e cila kërkohet që shoqëria në fjalë duhet të kthejë shumën, që përfitoi nga…

Read More