Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sejko me drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, bashkëpunim për kërkimin shkencor

16:57 - Mars 3, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës të kryesuar nga akad. Justina Shiroka Pula, Kryetare, në përbërje të të cilit ishin gjithashtu  akad. Bardh Rugova, Sekretar Shkencor, dhe akad. Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore, të shoqëruar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z. Skënder Gjinushi.

Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërakademik, me synim zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke theksuar kontributin e vyer të komunitetit akademik në hartimin e platformës shkencore të Muzeut të Bankës së Shqipërisë dhe në pasurimin e ekspozitës të tij.

Gjithashtu, Guvernatori nënvizoi se edukimi financiar i publikut, nxitja e kërkimit shkencor dhe promovimi i dijes përbëjnë shtylla të rëndësishme të misionit institucional, ku ndërveprimi me akademinë sjell vlera të shtuara dhe ndikim afatgjatë në shoqëri. Ai theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor në fushat ekonomike dhe financiare, në shkëmbimin e ekspertizës akademike, si dhe në hartimin e iniciativave të përbashkëta me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal.

Në vijim, Guvernatori u ndal në zhvillimet ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovës, duke evidentuar se të dy vendet paraqesin struktura të ngjashme ekonomike dhe përballen me sfida të përbashkëta në procesin e integrimit evropian. Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe mbeten elemente kyçe për përshpejtimin e reformave strukturore dhe për forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike.

Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e avancimit të integrimit ekonomik dhe financiar ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në drejtim të harmonizimit të kuadrit rregullator dhe rritjes së bashkëpunimit institucional.

Ai u shpreh se bashkëpunimi në fushat e politikës monetare, mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar, sistemeve të pagesave dhe kërkimit ekonomik mund të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e stabilitetit financiar dhe në rritjen e besimit të publikut në sistemet financiare të të dy vendeve.

Palët diskutuan gjithashtu mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta shkencore, konferencave dhe publikimeve studimore, si dhe shkëmbimin e ekspertizës në fusha me interes të ndërsjellë.

Në përfundim të takimit, palët shprehën angazhimin për të thelluar më tej bashkëpunimin institucional dhe akademik, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe të forcimit të lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Ekofin Media
Ekofin Media
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës gent sejko Guvernatori i Bankës së Shqipërisë takim
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter