Author: gazetar_1

Rruga Librazhd-Prrenjas është hapur dhe ka rinisur qarkullimi normal i automjeteve, pas 11 ditëve bllokim. Në rrugën e vjetër duken ende rrënojat, ndërsa midis saj e Korridorit VIII, ndodhet rruga provizore. Mjetet, të cilat më parë kishin krijuar radhë, kanë nisur tashmë të lëvizin. Rruga provizore është rreth 200-300 metra e gjatë. Kreu i ARRSH, Ami Kozeli tha se “do të duhen minimalisht rreth 60 ditë që të hapet rruga alternative”. Kjo rrugë gjendet mes Shkumbinit e hekurudhës dhe do të jetë rreth 1.3 kilometra e gjatë. Në njoftimin e mëparshëm, ARRSH tha se në rrugën provizore mund të kryhet…

Read More

Nga Ekofin.al Përshkallëzimi i situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme ka vënë në provë reagimin e qeverive të rajonit për mbrojtjen e shtetasve të tyre jashtë vendit. Dy njoftime të publikuara sot – një nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi dhe tjetri nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë – zbulojnë dy qasje krejt të ndryshme ndaj së njëjtës krizë. Mali i Zi ka kaluar menjëherë nga paralajmërimi në veprim konkret: ka organizuar një fluturim evakuimi me Air Montenegro nga Sharm el-Sheikh, Egjipt, me orar të përcaktuar nisjeje dhe me një listë të qartë…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin ku nënshkroi Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit (DPQ) me Kryetaren e Bashkisë dhe Senatore për Çështjet Ekonomike, Energjinë dhe Ndërmarrjet Publike të Berlinit, Franziska Giffey. Deklarata vendos një kuadër të strukturuar bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Senatit të Berlinit, me fokus forcimin e ekosistemeve të inovacionit dhe sipërmarrjes, mbështetjen e startup-eve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve. “Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët të Qëllimit përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Berlinit,…

Read More

Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion që po tërheq vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, sipas një artikulli të botuar në blog-un amerikan të udhëtimeve “Adventurous Kate”. Dikur e konsideruar një vend periferik në hartën turistike të Evropës, Shqipëria sot po përjeton një rritje të ndjeshme interesi nga vizitorë ndërkombëtarë. Me një kombinim të rrallë mes plazheve me ujëra të kristalta, qyteteve me arkitekturë karakteristike osmane, maleve dramatike dhe një kulture autentike ballkanike, vendi po shndërrohet në një alternativë “serioze” për ata që kërkojnë diçka përtej destinacioneve klasike si Greqia apo Italia. Nga rrënojat antike…

Read More

Deklarata e re për të Ardhurat Personale nga Biznesi (TAPB) ka hyrë në fuqi këtë vit dhe do të aplikohet për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2025. Për herë të parë, të ardhurat personale nga biznesi do të deklarohen përmes kësaj deklarate të re, e cila sjell më shumë qartësi, strukturë dhe detajim në raportimin e të ardhurave. Deklarata e re TAPB është më e detajuar dhe më e qartë, duke ndarë saktësisht të ardhurat, shpenzimet dhe zbritjet tatimore, për një përllogaritje më të drejtë të tatimit. Në pjesën e parë të deklaratës pasqyrohen të ardhurat nga punësimi dhe…

Read More

Tregjet e naftës kanë pësuar një tronditje, pasi sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit (që prej 28 shkurtit) kanë sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve. Në Shqipëri, kompanitë paralajmëruan dje rrotje të menjëhershme të çmimit, ndaj Konfederata e Industrive të Shqipërisë përmes një reagimi zyrtar shprehet se ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, veçanërisht në tregun e karburanteve. Sipas tyre duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekullimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22. Njoftimi i plotë: Konfindustria,…

Read More

Pas shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, ku kalimi për automjetet ishte bllokuar, rruga e re alternative që do të bëjë të mundur kalimin nga një krah në tjetrin do të hapen ditën e nesërme në orën 12:00. Lajmin e bëri të ditur vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi, ku thuhet se kalimi do të jetë për të gjitha mjetet, makina të vogla, mjete transporti të qytetarëve dhe kamionat. Segmenti 1.3 km do të ndërtohet përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.

Read More

Nga Fatos Çoçoli Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” i Tiranës përpunoi 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025. Ai shënoi një rritje prej 8.7 përqind, krahasuar me vitin 2024 dhe 28 përqind me vitin 2023. Në krahasim me vitin 2018, kur rregjistroi vetëm 3.5 milionë pasagjerë, shtimi është mbi 3 herë. Vitin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i  Rinasit  u rendit i pari në Ballkanin Perëndimor, për nga numri i pasagjerëve. Gjatë vitit 2025, në Rinas u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere. Tabela 1. Pasagjerët e aeroporteve kryesore në…

Read More

Ministri i Financave ka përmbyllur procedurën për emërimin e anëtarëve të rinj të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), në zbatim të ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar, si dhe të vendimit nr. 786, datë 9.11.2016, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, që përcakton procedurat e përzgjedhjes, rastet e shkarkimit dhe rregullat e organizimit e funksionimit të këtij institucioni. Me mandat 4-vjeçar, përbërja e re e Bordit është si vijon: Znj. Elira Hoxha është zgjedhur Kryetare. Ajo vjen në këtë rol pas eksperiencës si Drejtore Ekzekutive…

Read More

Konflikti në Lindjen e Mesme nisi të shtunën me një sulm të iniciuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, për t’u përshkallëzuar më pas me kundërpërgjigje dhe zgjerim të përplasjeve drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Mëngjesin e sotëm u raportua se situata ka prekur edhe Libanin, duke rritur tensionet në rajon. Përveç dëmeve në jetë njerëzore dhe infrastrukturë, kriza po jep sinjale të forta edhe në ekonomi, sidomos pas njoftimit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë. Por si mund të ndikojë kjo situatë në Shqipëri? Të dhënat tregtare…

Read More