Author: gazetar_1
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti sot fluturimin inaugurues të AJet nga Aeroporti Sabiha Gökçen në Stamboll (SAW), duke shënuar nisjen zyrtare të operimeve të linjës ajrore në Shqipëri dhe duke forcuar më tej lidhjet ajrore midis Shqipërisë dhe Turqisë. Avioni u ul në orën 09:35 dhe u prit me ceremoninë tradicionale të water salute nga shërbimi zjarrfikës i aeroportit, e ndjekur nga një ceremoni mirëseardhjeje pranë shkallëve të avionit. Pasagjerët u mirëpritën me ëmbëlsira tradicionale, Ceremonia vijoi me momentin simbolik të prerjes së shiritit, në prani të përfaqësuesve të lartë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe AJet, duke simbolizuar…
Nga sot deri në fund të muajit maj do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinës, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu përfundon periudha që nisi më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe zgjati deri më 28 shkurt, gjatë së cilës u aplikua procedura e përshpejtuar e kalimit, pa kontroll dokumentesh identifikimi. Sipas medieve pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për rikthimin e kontrolleve, janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, parashikon që kalimi me kontrolle të vijojë deri më 31 maj. Lehtësimi i procedurave…
Në Portalin Kombëtar të Punësimit, puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të shpallura 6500 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës duke mbështetur tregun në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim. Tashmë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes “puna.gov.al”.…
Intesa Sanpaolo Bank Albania, part of International Group Intesa Sanpaolo, announces that it has been awarded “Best ESG Bank Albania 2026” by the prestigious Global Banking & Finance Awards®, marking another consecutive year of international recognition for its commitment to sustainable and responsible banking. This award acknowledges the Bank’s consistent dedication to Environmental, Social, and Governance (ESG) principles and its strategic focus on integrating sustainability into its core business model. It reflects Intesa Sanpaolo Bank Albania’s ongoing efforts to promote responsible financing, support inclusive growth, and contribute positively to the communities and environment in which it operates. Through a structured…
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e grupit ndërkombëtar Intesa Sanpaolo, njofton se është vlerësuar me çmimin “Banka më e Mirë për ESG në Shqipëri 2026” nga prestigjiozja Global Banking & Finance Awards®, duke shënuar një tjetër vit radhazi me vlerësim ndërkombëtar për angazhimin e saj në drejtim të bankimit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Ky çmim vlerëson përkushtimin e vazhdueshëm të Bankës ndaj parimeve të Mjedisit, Shoqërisë dhe Qeverisjes (ESG), si dhe fokusin strategjik në integrimin e qëndrueshmërisë në modelin e saj bazë të biznesit. Ai pasqyron përpjekjet e pandërprera të Intesa Sanpaolo Bank Albania për të promovuar financimin e…
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përfunduar për të gjashtin vit radhazi procesin e monitorimit të transparencës proaktive të autoriteteve publike në Republikën e Shqipërisë. Monitorimi për vitin 2025 ka përfshirë 367 autoritete publike qendrore dhe të varësisë, institucione të pavarura, njësi të vetëqeverisjes vendore, institucione të sistemit të drejtësisë, institucione të arsimit të lartë, urdhra profesionalë si dhe shoqëri tregtare ku shteti zotëron shumicën e aksioneve. Transparenca proaktive nënkupton publikimin e rregullt dhe të përditësuar të informacionit nga autoritetet publike, duke u mundësuar qytetarëve ndjekjen e veprimtarisë institucionale. Publikimi sistematik…
Shqipëria do të prezantohet nga 3-5 marsi si destinacion autentik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot në ITB Berlin, i cili këtë vit shënon edhe 60-vjetorin, Shqipëria do të prezantohet me një axhendë të pasur dhe një stendë të ideuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit”. “Në panair do të sillet një eksperiencë që ndërthur inovacionin, kulturën, bukuritë natyrore dhe përvojat lokale, së bashku me disa bashki, 30 turoperatorë dhe biznese shqiptare”, tha Gonxhja. Me një territor të vogël, por shumë…
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike shënoi një rënie të mëtejshme edhe në muajin shkurt 2026, duke reflektuar një ngadalësim të lehtë të klimës së besimit në ekonomi. Sipas “Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit” të publikuar nga Banka e Shqipërisë, TNE zbriti në 107.6 pikë, me një rënie prej 2.5 pikësh krahasuar me janarin, por vijon të qëndrojë 7.6 pikë mbi mesataren historike. Rënia e muajit shkurt u përcaktua kryesisht nga përkeqësimi i besimit në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, ndërsa industria dha sinjale pozitive, duke regjistruar rritje të treguesit të besimit. Besimi i konsumatorëve mbeti pothuajse i…
Rreth një e pesta e gazit natyror të lëngëzuar (LNG) në botë, kryesisht nga Qatari, transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit. “Në përgjithësi mund të thuhet se kjo mbyllje do të shkaktojë nervozizëm në tregun e gazit dhe ka gjasa të çojë në çmime më të larta të gazit,” tha një zëdhënës i kompanisë më të madhe holandeze të gazit,Gasunie. Në bursën kryesore të gazit në Amsterdam, çmimi i gazit u rrit me 20 për qind menjëherë pas fillimit të tregtimit, duke arritur në 38.44 euro për megavat-orë. Në hapje, çmimi u rrit me një të katërtën. Kjo ishte rritja më…
Parlamenti gjerman, Bundestagu, miratoi një ashpërsim të ligjit të azilit si dhe lehtësime për qasjen në tregun e punës për azilkërkuesit. Me votat e koalicionit qeveritar Bundestagu përfshiu në të legjislacionin gjerman Reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS). Me GEAS-in shtetet e Bashkimit Evropian synojnë të unifikojnë sistemet e tyre të azilit. Kjo reforma më e gjerë e së drejtës evropiane të azilit deri tani dhe pritet të hyjë në fuqi më 12 qershor. Dy projektligjet e miratuara tani nga Bundestagu përmbajnë një sërë ashpërsimesh për azilkërkuesit në Gjermani. Zbatimi i GEAS në Gjermani u mundëson ndër…
