Author: gazetar_1
Çmimi i naftës bruto u rrit me më shumë se 2% menjëherë pasi nisën sulmet në Iran. Çmimi i naftës bruto Brent arriti në rreth 73 dollarë fuçia këtë të shtunë, ndërsa mediat e huaja raportojnë se ekziston rreziku që çmimi të arrijë brenda pak kohësh në 80 dollarë fuçia nëse sulmet vazhdojnë. Në tregjet globale të naftës mbizotëron pasiguria pasi, ekziston rreziku për kufizime të mundshme të furnizimit me naftë. Irani ka paralajmëruar në të kaluarën të mbyllë kalimin e rëndësishëm detar ‘Ngushticën e Hormuzit’, në rast se sulmohet, një kufizim ky që do të trondiste rëndë tregtinë e…
Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit Shqiptar të Informacionit të Kërkimit Shkencor (ACRIS), një platformë kombëtare që do të centralizojë të gjithë informacionin mbi aktivitetin shkencor në Shqipëri. Sipas vendimit, sistemi do të administrohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe do të përfshijë të dhëna mbi institucionet e kërkimit, kërkuesit shkencorë, projektet e financuara me fonde publike, infrastrukturën kërkimore, si dhe doktoraturat dhe punimet e diplomave të mbrojtura. Në databazë do të regjistrohen gjithashtu titujt e projekteve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, fushat e studimit, financuesit, shumat e përfituara…
Përpara meje, qielli ngrihej në një kupolë verbuese blu mbi rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës, “qyteti i gurtë ” dhe vendlindja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, shkruan Heidi Fuller-Love në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The iPaper”. Edhe pse dimër, unë vesha një bluzë me mëngë të shkurtra ndërsa shëtisja nëpër rrugicat e pjerrëta të këtij qyteti të listuar në UNESCO, duke shijuar faktin që e kisha pothuajse vetëm për vete. “Në verë është plot”, tha Fatjoni, pronari i bujtinës Cumaku, një hotel familjar, ku u akomodova. Bujtina kishte një pishinë spa nëntokësore dhe suita të…
Vodafone Albania përmbylli me sukses edicionin e dytë të “Fit for the Future with AI”, forumin kombëtar më strategjik në vend, dedikuar rolit të Inteligjencës Artificiale (AI) në qeverisjen dixhitale, produktivitetin ekonomik dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Shqipërisë. Pas suksesit në vitin 2025, edhe këtë vit “Fit for the Future” u bë gurëthemeli i një ndryshimi konkret që po ndodh në vendin tonë. Tashmë AI është prioritet kombëtar dhe të gjithë politikbërësit, partnerët globalë janë në të njëjtën qasje, për nevojën e përshtatshmërisë së këtij mjeti me përgjegjësi dhe strategji. Infrastruktura Dixhitale shihet si një kapital strategjik. Vodafone Albania, me 5G,…
Me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar krijimi dhe funksionimi i regjistrit elektronik që do të shërbejë për të afishuar të gjithë personat që me kërkesë, u ndalohet hyrja në ambiente ku zhvillohet aktiviteti i lojërave të fatit, faqe interneti, aplikacione apo platformë elektronike. Ky regjistër do të menaxhohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit dhe do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë organizatorët e lojërave të fatit. Kërkesa mund bëhet nga vetë personi apo lojtari, ose nga familjarë. Ajo depozitohet në portalin e-Albania dhe shqyrtohet nga Autoriteti i Mikëqyrjes të Lojërave të Fatit. Në rast…
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) zhvilloi sot forumin me temë “Nxitja e pjesëmarrjes së bizneseve në procedurat e prokurimit të OBP”, një aktivitet që mblodhi përfaqësues të shoqatave të biznesit, sipërmarrës dhe ekspertë të prokurimeve. Administratorja e OBP-së, znj. Arlinda Pogaj, prezantoi rolin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në standardizimin dhe konsolidimin e procedurave të prokurimit, duke theksuar se institucioni synon të krijojë një model më të parashikueshëm dhe më të hapur për tregun. “OBP është e angazhuar për të krijuar rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjithë operatorët ekonomikë. Qëllimi ynë është që prokurimi publik…
Qeveria ka miratuar tre vendime që parashikojnë indeksimin me 2.5% të pagave për mësuesit dhe stafin jomësimor në arsimin parauniversitar, ushtarakët si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.425, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE MËSIMORË DHE TË PUNONJËSVE TË TJERË JOMËSIMORË NË INSTITUCIONET ARSIMORE DHE NË INSTITUCIONET PLOTËSUESE TË SISTEMIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e…
Qeveria ka vendosur krijimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar (IQAP), një strukturë e re që do të ushtrojë funksionin e inspektimit në të gjithë sistemin e arsimit parauniversitar në Shqipëri, duke unifikuar dhe centralizuar kontrollin mbi zbatimin e kuadrit ligjor në këtë sektor. Vendimi i Këshillit të Ministrave, i mbështetur në Kushtetutë, në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, në ligjin e ri nr.99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe në ligjin “Për sistemin arsimor parauniversitar”, parashikon që IQAP të organizohet si person juridik publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për…
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) zhvilloi sot forumin me temë “Nxitja e pjesëmarrjes së bizneseve në procedurat e prokurimit të OBP”, një aktivitet që mblodhi përfaqësues të shoqatave të biznesit, sipërmarrës dhe ekspertë të prokurimeve. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, nënvizoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të digjitalizimit të proceseve të prokurimit publik, duke garantuar më shumë transparencë, gjurmueshmëri dhe standardizim të procedurave. Rezultatet tregojnë rritje të numrit të proceseve të menaxhuara nga OBP dhe njëkohësisht ulje të numrit të ankesave, si rezultat i metodologjisë së unifikuar dhe…
Qeveria ka vendosur të ngarkojë Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) si autoritet kontraktor për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme urbane dhe kulturore në zemër të Tiranës: ndërtimin e Muzeut Arkeologjik nëntokësor, parkimit nëntokësor dhe rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”. Sipas VKM-së, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të kryejë të gjitha procedurat e prokurimit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë lidhjen e kontratave për projektimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e punimeve, si dhe ndjekjen e plotë të realizimit të projektit. Po ashtu, FSHZH do të paraqesë kërkesat për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit…
