Author: gazetar_1

Mes fushatave elektorale dhe realizimit më pas të premtimeve të dhëna, hendeku vijon të mbetet i madh. Premtimet që bëhen me bujë në fushata elektorale nuk po mbahen. Të dhënat që nxjerr një raport i organizatës “Faktoje” nga monitorimi i 10 bashkive më të rëndësishme të vendit tregon se më shumë se gjysma e premtimeve të bëra rezultojnë të pambajtura ose të shtyra pa afate të qarta.  “Uji i pijshëm, një premtim që për shumë bashki, sfidë edhe pas 3 mandatesh e menaxhimi i mbetjeve”, thotë Klodiana Kapo, drejtore ekzekutive e “Faktoje”. “Vec bashkisë së Tiranës, asnjë bashki tjetër nuk…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënvizoi sot se Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt krijimit të një mjedisi biznesi të barabartë me standardet europiane. Ajo theksoi se politika e qeverisë synon që çdo sipërmarrje shqiptare të ketë mundësi të operojë në tregun e përbashkët europian, me standarde të njëjta dhe mundësi të plota për të zhvilluar biznesin. “Ne kemi detyrën të hartojmë politika me qëllim që çdo sipërmarrje shqiptare të jetë në kushte të barabarta me sipërmarrjet europiane, të operojë në tregun e përbashkët europian me standarde të njëjta dhe të përfitojë nga mundësitë e një…

Read More

Sot, më 26 shkurt, në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI-Tiranë) u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen Biznesit të Kosovës (LBK), me qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja u firmos nga Kryetari i DHTI-Tiranë, z. Nikolin Jaka dhe Kryetari i LBK-së, z. Besart Dreshaj, të cilët theksuan se ky memorandum përbën një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi konkret dhe të qëndrueshëm mes komuniteteve të biznesit në të dy vendet. Në fjalën e tij përpara delegacionit të bizneseve nga Kosova, Kryetari Jaka vlerësoi progresin e arritur deri më tani në…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme ka nisur në të gjithë vendin. Malaj bëri të ditur se për pasuritë jashtë Tiranës rivlerësimi nuk mund të kryhet me çmime reference, por vetëm përmes një vlerësues privat. Sipas tij, kjo vjen pas kontrolleve të ushtruara nga Administrata Tatimore në agjencitë imobiliare, ku është konstatuar se çmimet e pasurive të paluajtshme të regjistruara në sistemet e tyre rezultojnë dukshëm më të larta se çmimet e referencës. Ndërkohë, qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi ta kryejnë rivlerësimin e pasurive të tyre ose mbi bazën…

Read More

Qytetarët që zgjedhin të bëjnë rivlerësimin e banesave me normë tatimore 5 për qind me vlerën e tregut, do të duhet ta bëjnë atë përmes një eksperti të licencuar dhe një tarife të caktuar për ofrimin e këtij shërbimi. Por cilat janë tarifat që do të aplikohen? Referuar burimeve nga tregu, tarifa minimale për një raport vlerësimi nis nga 100-150 euro për apartamentet dhe ndryshon sipas tipologjisë së pronës që do të rivlerësohet. Konkretisht për shtëpi private apo vilë, tarifa mesatare për këtë shërbim varion nga 150-300 euro. Për dyqanet, ambientet komerciale ekspertët e vlerësimit të pasurive aplikojnë një tarifë…

Read More

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) përmbylli Forumin e Biznesit Japoni–Shqipëri, i zhvilluar në ambientet e Japan Bank for International Cooperation (JBIC) në Tokio, duke shënuar një tjetër hap konkret në përpjekjet për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me tregjet aziatike. Forumi u organizua nga Japan Institute for Overseas Investment (JOI), në bashkëpunim me AIDA-n, dhe mblodhi përfaqësues të lartë institucionalë dhe drejtues biznesesh nga të dy vendet, në një platformë që synoi prezantimin e klimës së investimeve në Shqipëri dhe identifikimin e sektorëve me potencial bashkëpunimi. Delegacioni shqiptar përfshinte Zv/Ministrin e Ekonomisë…

Read More

Volumi i huadhënies është përgjysmuar krahasuar me flukset rekord të fundvitit të kaluar. Edhe pse tregu ka hyrë në një fazë më të matur, pasuritë e paluajtshme mbeten motori kryesor i ekonomisë, me qytetarët që po zgjedhin gjithnjë e më shumë kredinë në Lekë për të siguruar shtëpitë e tyre. Ndërsa bizneset kanë frenuar investimet e mëdha në pronësi për t’u fokusuar te nevojat e përditshme, individët po dëshmojnë një orientim të qartë drejt investimeve afatgjata dhe sigurisë ndaj valutës. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se volumi i kredive të reja ka zbritur nga rreth 62.2 miliardë…

Read More

Viti 2026 ka nisur me një sinjal të fortë kursimi për shqiptarët. Sipas të dhënave të sapopublikuara të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave që përfshihen në paranë e gjerë arriti në mbi 1.5 trilionë lekë në fund të muajit janar. Nëse bëjmë një krahasim me mbylljen e vitit 2025, shohim një rritje neto prej rreth 22.8 miliardë lekësh. Ky është një zhvillim interesant, pasi janari njihet zakonisht si një muaj me shpenzime të larta pas festave, por shifrat tregojnë se likuiditeti në banka jo vetëm që nuk ka rënë, por është shtuar. Ku po i mbajnë shqiptarët paratë e…

Read More

Ekonomia shqiptare ka ruajtur një ritëm të qëndrueshëm zgjerimi gjatë vitit 2025, ndonëse me një ngadalësim të lehtë krahasuar me një vit më parë. Sipas raportit më të fundit të Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.7% në terma vjetorë gjatë periudhës janar–shtator 2025. Rritja është mbështetur kryesisht nga sektori i pasurive të paluajtshme, shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT) si dhe ndërtimi. Këta sektorë kanë kompensuar dobësinë e industrisë dhe bujqësisë, të cilat sipas BERZH kanë shfaqur tkurrje, të ndikuara nga forcimi i monedhës vendase dhe kërkesa e dobët…

Read More

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar gjatë vitit 2025 të luajë një rol aktiv në mbështetjen financiare të institucioneve ligjzbatuese, duke kanalizuar fondet e krijuara nga administrimi dhe konfiskimi i pasurive drejt forcimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë publike. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025, me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, u financuan projekte të rëndësishme për disa institucione kyçe, me vlerë të përgjithshme mbi 160 milionë lekë. Institucionet e drejtësisë, përfshirë GJKKO dhe Prokurorinë e Përgjithshme, përfituan mbi 115 milionë lekë, duke reflektuar një prioritet të…

Read More