Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sa kushton eksperti për rivlerësimin e pronave? Nga 150 euro për apartamente, deri 500 euro për hotele

13:26 - Shkurt 26, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qytetarët që zgjedhin të bëjnë rivlerësimin e banesave me normë tatimore 5 për qind me vlerën e tregut, do të duhet ta bëjnë atë përmes një eksperti të licencuar dhe një tarife të caktuar për ofrimin e këtij shërbimi.

Por cilat janë tarifat që do të aplikohen?

Referuar burimeve nga tregu, tarifa minimale për një raport vlerësimi nis nga 100-150 euro për apartamentet dhe ndryshon sipas tipologjisë së pronës që do të rivlerësohet.

Konkretisht për shtëpi private apo vilë, tarifa mesatare për këtë shërbim varion nga 150-300 euro.

Për dyqanet, ambientet komerciale ekspertët e vlerësimit të pasurive aplikojnë një tarifë prej 200-300 euro. Për bar-kafe-restorante, tarifa varion nga 250-500 euro.

Për magazina aplikohet një tarifë mesatare 200-400 euro. Ndërsa për hotelet, raporti i vlerësimit të pasurisë do të paguhet mbi 500 euro.

Sa i takon rivlerësimit të tokave, për tokat arë, tarifa varion nga 150-200 euro. ndërsa për trojet për zhvillim, nga 200-400 euro.

Gjithsesi këto janë tarifa të mesatarizuara për çdo njësi, pasi kostoja përfundimtare varet nga kompleksiteti që ka çdo pronë dhe nga qartësia e dokumentacionit të saj.

Në rast se individi zgjedh ta bëjë rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme, i cila nuk mund të jetë me e vogël se çmimet e referencës.

Ndryshe nga tarifat private, ato shtetërore janë në bazë të nivelit të shumës së arkëtuar nga tatimi i rivlerësimit. Pra, tarifat  për shërbimin e rivlerësimit për individët, pranë ASHK-së, variojnë nga 3500 lekë nëse vlera e tatimit 5 % të rivlerësimit që derdhet në buxhet është 150 mijë lekë,  7000 lekë nëse vlera varion nga 150-300 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, për vlerën mbi 300 mijë lekë. E thënë ndryshe, një ekspert privat kushton më shumë, por qytetari përfiton një vlerë më të rritur të pronës./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
eksperti Kushton pronave rivlerësimin tarifat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter