Author: gazetar_1
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit nënshkroi me Bankën Evropiane të Investimeve, marrëveshjen për një grant asistence teknike prej 350,000 eurosh. Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Tiranë, në prani të përfaqësuesve të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare dhe delegacionit të BEI Globale. Granti do të mundësojë shërbime këshillimore për restaurimin urban dhe rindërtimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një objekt trashëgimie i Shqipërisë i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Granti do të financojë përgatitjen, projektimin dhe rishikimet teknike të projektit, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe prokurimin e projektit. Ministri Gonxhja e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes si, një hap…
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi për të huaj në vitin 2025, një numër më i ulët nga 9,277 në vitin 2024, sipas një përgjigjeje nga qeveria e koalicionit nën kancelarin konservator Friedrich Merz ndaj një pyetjeje parlamentare të parë nga agjencia gjermane e lajmeve. Shifrat zyrtare tregojnë se shumica e urdhrave të dëbimit të lëshuar këtë vit kishin të bënin me qytetarë të Gjeorgjisë (671), Shqipërisë (661) dhe Turqisë (618). Të tre vendet e njëjta ishin në tre vendet e para në vitin 2024, kur shtetasit shqiptarë regjistruan numrin më të lartë, me 923 raste që përfshinin urdhra dëbimi.…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njofton të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme se, në zbatim të Ligjit nr. 85/2025, kanë mundësi të kryejnë rivlerësimin e pronës së tyre me vlerën aktuale të tregut deri më 31 dhjetor 2026. Sipas njoftimit, ky proces u jep qytetarëve mundësinë të përditësojnë vlerën e pasurisë dhe të sigurojnë që tatimi të përllogaritet mbi bazën e çmimeve reale të tregut. Rivlerësimi mund të kryhet në dy mënyra: përmes një eksperti të licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme ose përmes drejtorive vendore të Agjencia Shtetërore e Kadastrës, sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi. Tatimi…
Wizz Air do të pezullojë përkohësisht qasjen në platformat e rezervimeve dhe shërbimet digjitale për klientët, ndërsa kompania kryen një përditësim të planifikuar të sistemeve, me qëllim përmirësimin e besueshmërisë, stabilitetit dhe përvojës së përgjithshme të klientit. Ndërprerja e planifikuar do të zhvillohet gjatë intervalit të mëposhtëm: 25 shkurt, ora 23:00 CET – 26 shkurt, ora 08:00 CET Gjatë kësaj periudhe, klientët nuk do të kenë mundësi të aksesojnë disa shërbime digjitale, përfshirë: • Rezervimin e fluturimeve të reja • Ndryshimin e rezervimeve ekzistuese • Check-in online • Funksionet e rezervimit përmes aplikacionit celular të Wizz Air • Përdorimin e…
Është zyrtarizuar nisja e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke ulur tatimin në 5%, nga 15% që ishte më parë. Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i publikuar në Fletoren Zyrtare, përcakton rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekin individët për të përfituar nga ky proces. Ky proces pritet të ndikojë ndjeshëm në nxitjen e transaksioneve të pronave të cilat deri më tani kanë qenë në pritje të lehtësimit fiskal, për të mos paguar normën tatimore në fuqi prej 15%. Nga kjo iniciativë pritet të përfitojnë drejtpërdrejt shumë familje. Por…
Ngjarjet e përsëritura të dëmtimit dhe shembjes së veprave infrastrukturore, si rrugë, ura dhe projekte publike, kanë hapur një debat mbi cilësinë e ndërtimit, përdorimin e fondeve publike dhe ndikimin e tyre në buxhetin e shtetit. Rasti i rrugës Librazhd–Pogradec, i bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme të dherave në zonën e Arrat e Gurrës, si dhe problematikat e përsëritura me segmente të tjera rrugore, e kanë rikthyer në vëmendje domosdoshmërinë për mekanizma më të fortë kontrolli dhe garantimi financiar të veprave publike. Në këtë kontekst, roli i sigurimeve në projektet infrastrukturore përbën një instrument thelbësor për garantimin e…
Infrastruktura e pagesave në Shqipëri, që përfshin ATM-të, terminale POS, home banking dhe AIPS, ka qarkulluar një volum prej 18.1 trilionë lekësh gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, shuma e parave që ka kaluar në kanalet e pagesave për një vit është rritur me 1.74 trilionë lekë ose 10.7% më shumë krahasuar me 2024. Rritja e volumit të pagesave përmes ATM-ve, POS-eve, home banking dhe sistemeve ndërbankare tregon se shqiptarët dhe bizneset po përdorin gjithnjë e më pak para fizike (cash) dhe po kalojnë drejt kanaleve digjitale të pagesave. Kjo do të thotë…
Viti 2026 ka nisur me ritëm pozitiv për aviacionin shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Tirana International Airport (TIA), gjatë muajit janar janë përpunuar 712,030 pasagjerë, nga 699,501 në janar 2025, duke shënuar një rritje prej 2% në terma vjetorë. Ky është një fillim inkurajues për aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit, pas dy viteve rekord për trafikun ajror. Viti 2024 shënoi për herë të parë kapërcimin e pragut historik të 10 milionë pasagjerëve, ndërsa 2025 konsolidoi këtë trend me shifra edhe më të larta, duke e pozicionuar TIA-n si aeroportin me rritjen më dinamike në rajon. Në…
Bllokimi i akseve rrugore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit po reflektohet drejtpërdrejt në ekonomi, duke prekur bizneset që operojnë në furnizimin dhe shkëmbimin e mallrave me pjesën tjetër të vendit. Tregtarët theksojnë që koha e transportit është rritur ndjeshëm për shkak të devijimeve dhe kufizimeve në qarkullim. Si pasojë, janë shfaqur vonesa në furnizime dhe rritje e kostos së transportit çka ka reflektuar edhe në rritjen e çmimeve për konsumatorët. “Vonesa ka sa të duash. Ka raste për furnizimin flenë andej. Me bllokimin që ndodhi është katastrofë. Nëse nuk hapet rruga do detyrohemi të rrimë pushim”, thotë…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve. Kjo marrëveshje përbën një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë dhe polakë që kanë jetuar apo punuar në secilin prej vendeve, pasi garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas moshës ligjore, si dhe mbrojtjen nga humbja e të drejtave si pasojë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve. “Marrëveshja synon të ofrojë siguri juridike dhe mbrojtje sociale…
