Author: gazetar_1
Administrata Tatimore ka publikuar një rubrikë të detajuar me pyetje-përgjigje për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA/DVAP) për vitin 2025, me synimin për të sqaruar detyrimet, të drejtat dhe lehtësitë që parashikon ligji nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”. Rubrika trajton rastet më të shpeshta që hasin individët – nga të ardhurat nga punësimi, pensionet, qiraja, interesat bankare apo të ardhurat jashtë vendit – deri te përfitimet për fëmijët në ngarkim dhe procedurat e rimbursimit të tatimit të mbipaguar. Sqarimet vijnë në një moment kyç për tatimpaguesit, pasi afati për dorëzimin e deklaratës për vitin 2025 kërkon vëmendje…
Janari i vitit 2026 ka sjellë një kthesë të fortë në treguesit energjetikë të vendit, duke reflektuar një kombinim të kushteve të favorshme hidrike dhe rritjes së konsumit. Të dhënat e publikuara nga OST tregojnë se ngarkesa totale në sistemin e transmetimit arriti në 851.5 GWh, nga 743.4 GWh në janar 2025, një rritje prej 14.5% në terma vjetorë. Sistemi energjetik ka hyrë në vitin 2026 me një kërkesë dukshëm më të lartë, çka sugjeron një kombinim të motit më të ftohtë, aktivitetit ekonomik më intensiv dhe konsumit më të lartë familjar. Por zhvillimi më domethënës është në anën e…
Ligji për rivlerësimin e pasurive i jep mundësinë e rivlerësimit me normë tatimore 5% edhe qytetarëve të cilët kanë një banesë që në certifikatën e pronësisë nuk ka një vlerë të regjistruar, që është e privatizuar, dhuruar apo trashëguar. Konkretisht, sipas udhëzimit “për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk kanë vlerë të regjistruar, ose vlera e regjistruar është e shprehur në monedha të tilla, si franga ari, apo napolona floriri, si dhe për ndërtesat e privatizuara me ligjin e vitit 1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, për efekt të…
Qeveria ka miratuar indeksimin me 2.5% të pagës bruto për të gjithë punonjësit mësimorë dhe jomësimorë të sistemit parauniversitar, një masë që hyn në fuqi nga 1 janari 2026 dhe prek rreth 36,390 punonjës në të gjithë vendin. Vendimi shoqërohet edhe me një rritje shtesë për kategoritë me paga mujore nga 58,000 deri në 74,000 lekë, duke e çuar rritjen totale për disa pozicione nga 4% deri në 5.17%. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga MIA, rritja përfshin rreth 30,000 punonjës të arsimit parauniversitar, me një efekt financiar mujor prej 114.5 milionë lekësh. Në arsimin profesional përfitojnë 1,500 punonjës,…
Inflacioni i matur sipas metodologjisë së Eurostat ka shënuar një rritje prej 2,3% në muajin janar 2026, duke konfirmuar një nisje të qëndrueshme të vitit sa i përket dinamikës së çmimeve në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit – Janar 2026” tregojnë se inflacioni vjetor, sipas IHÇK, mbetet mbi mesataren e Bashkimit Europian, e cila për të njëjtin muaj rezulton 2,0%. Sipas raportit, rritja më e madhe vjetore e çmimeve është regjistruar në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 9,8%, duke qenë kontributori kryesor në inflacionin total. Pas tij…
Sektori i transportit në Shqipëri vijon të përballet me një sërë sfidash strukturore që kufizojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe potencialin turistik të vendit, vlerëson Banka Botërore. Në një raport të fundit për Financat Publike, BB thekson se edhe pse shpenzimet publike për infrastrukturën e transportit janë ndër më të lartat në rajon si peshë ndaj buxhetit: rreth 7.5 për qind të totalit të shpenzimeve, ku afro 80 për qind u dedikohet rrugëve, problematikat e akumuluara ndër vite tregojnë se investimet nuk janë shoqëruar me efikasitet të qëndrueshëm dhe cilësi të mjaftueshme të shërbimit. Rrjeti rrugor prej 15 mijë kilometrash…
Trendi global i blerjeve me këste edhe në Shqipëri: rritje prej 283%. 178 qytetarë provuan blerjet me këste për herë të parë: produktin e merr menjëherë, ndërsa pagesën e kryen në 4 pjesë të barabarta, me 0 kosto shtesë. Shqiptarët shpenzojnë për të blerë telefona të rinj por edhe bizhuteri, syze, parfume, etj. Në traditën ballkanase, qofshin festa kombëtare, fetare, apo ajo e dashurisë, urimet shoqërohen gjithmonë me dhurata. Pothuajse të gjitha bizneset në vend, sidomos ato të industrive që mund t’i qasen dashurisë, komunikojnë fushata marketingu për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve, që janë të gatshëm për të rritur…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në konferencë për shtyp këtë të mërkurë, 25 shkurt, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, Kreun e Emergjencave Civile Haki Çako dhe drejtorin e Agjencisë për Industrinë e Mbrojtjes, Dorian Tola. “Katër javët e fundit kanë qenë tejet dinamike me aktivitetet tona, duke nisur nga bashkëpunimi ushtarak me aleatët, angazhimi në përballimin e emergjencave civile, jo vetëm të pasojave, por edhe përgatitja për sezonin veror. Një problematikë tjetër ku do doja të ndalesha ka të bëjë me politikën e rekrutimeve, për gjithë arsimin ushtarak dhe sigurisht disa zhvillime në…
Muaji janar 2026 ka nisur me rënie të numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri shënuan rënie me -1.5% krahasuar me janarin e vitit 2025, duke zbritur në 552,187 persona, nga 560,393 një vit më parë. Në total, në territorin e Republikës së Shqipërisë hynë 1,196,550 shtetas shqiptarë dhe të huaj gjatë muajit janar, me një rritje të përgjithshme prej 3.3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, kjo rritje mbështetet tërësisht nga shtetasit shqiptarë, hyrjet e të cilëve u…
“Ata që nuk kanë plotësuar kërkesat për sigurinë teknike, do të ndëshkohen rreptësisht”, kështu paralajmëroi nga terreni Afrim Qëndro, kryeinspektor i IKMT-së. Duke marrë parasysh numrin e lartë të vdekjeve në kantieret e ndërtimit, sidomos vitet e fundit, ai tha se është përgatitur një plan pune i detajuar për të garantuar sigurinë në punë. Sipas tij, janë konstatuar shumë subjekte nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme, në zbatim të ligjit. Aksioni për të kontrolluar çdo kantier në kuadër të sigurisë teknike po kryhet nga IKMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtje së Territorit), AZHT (Agjencia e Zhvillimit të Territorit) , inspektoriati i Tiranës…
