Author: gazetar_1
Këshilli i Ministrave ka emëruar Skerdi Tushin në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Vendimi vjen pas lirimit nga detyra të Insidor Rexhepit, i cili drejtoi këtë institucion deri tani. Insidor Rexhepi mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion që prej nëntorit të 2024-ës. Nuk ka ende shumë informacion në lidhje me drejtuesin e rinj apo postet që ai ka mbajtur më përpara.
Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimi i praktikave më të mira në fushën e menaxhimit aeroportual ishin në fokus të një vizite zyrtare të delegacionit nga Milan Bergamo Airport, në Rinas, në kuadër të një programi të strukturuar shkëmbimi mes dy aeroporteve. Gjatë dy ditëve të takimeve u zhvilluan diskutime të detajuara mbi aspektet operacionale, menaxheriale dhe strategjike të administrimit të aeroporteve, duke përfshirë ndarjen e praktikave më të mira, modeleve organizative dhe qasjeve ndaj zhvillimit të qëndrueshëm. Palët shkëmbyen eksperienca konkrete mbi menaxhimin e fluksit të pasagjerëve, optimizimin e proceseve operacionale dhe përmirësimin e standardeve të shërbimit. Sipas TIA-s,…
Procedura e aplikimit por edhe e pasqyrimit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me normën tatimore 5 % nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë qytetarët. Kompleksiteti i saj lidhet me faktin nëse një pasuri ndodhet në një zonë ku është kryer regjistrimi fillestar i pronave apo jo dhe nëse gëzon apo jo titullin e pronësisë. Konkretisht, çfarë parashikon udhëzimi? Kur pasuria e paluajtshme, objekt rivlerësimi, figuron e regjistruar në regjistrat kadastralë dhe ndodhet në një zonë që i është nënshtruar procesit të regjistrimit fillestar, pasqyrimi i rivlerësimit të pasurisë kryhet në seksionin “A” të kartelës së pasurisë.…
Dhjetëra subjekte groposën tonelata mish pule dhe vezë kur shpërtheu gripi i shpendëve në Shqipëri, pasi u konsideruan të pasigurta për konsum. Por ajo që e bën këtë situatë tronditëse është një fakt edhe më alarmant: ndërkohë që në terren urdhërohej asgjësimi i tyre, këto produkte të pakontrolluara përfunduan në menutë e çerdheve dhe kopshteve. Këto janë konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në raportin që mban datën 13.10.2023, i cili nuk u publikua asnjëherë, sepse mund të shkaktonte panik në vend. Në raport theksohet se Bashkia Kamëz i është drejtuar AKU-së më një shkresë, ku i kërkon…
Muaji janar 2026 ka nisur me një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve rrugore në vend. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT, gjatë muajit të parë të vitit janë regjistruar 96 aksidente rrugore, ku 149 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur. Krahasuar me janarin e vitit 2025, kur u regjistruan 125 aksidente, numri i ngjarjeve rrugore ka rënë me 23,2 %, duke sinjalizuar një përmirësim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i personave të aksidentuar ka rënë nga 174 në 149. Të dhënat tregojnë se 85,4 % e…
Tregu i ndërtimit e mbylli vitin 2025 me 1,158 leje të reja ndërtimi dhe afro 74 miliardë lekë vlerë investimesh të miratuara, por INSTAT paralajmëron se të dhënat e fundit nuk janë të standardizuara dhe nuk mund të krahasohen me një vit më parë. Sipas publikimit zyrtar të INSTAT për “Lejet e ndërtimit, Tremujori IV 2025”, gjatë gjithë vitit 2025 janë miratuar gjithsej 1.158 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe totale 1.304.606 m² dhe me një vlerë të përafërt prej 73,9 miliardë lekësh për ndërtesa dhe punime inxhinierike. Ndërtimet për banim dominojnë tregun, me 890 leje dhe…
Mbi 12 mijë vende pune janë vendosur nën kontroll gjatë muajit janar, në kuadër të masave për formalizimin e tregut të punës dhe garantimin e të drejtave të punëmarrësve. Sipas të dhënave zyrtare Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shtetërore, gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 667 subjekte në të gjithë vendin, ndërsa janë vendosur 445 masa administrative për shkelje të konstatuara. Po ashtu, janë trajtuar 90 ankesa të paraqitura nga qytetarë dhe punonjës. Inspektimet në terren gjatë vitit 2025 kanë shënuar një intensifikim të ndjeshëm. Në total, janë inspektuar 9,532 subjekte në rang vendi, nga të cilat 8,086 kontrolle janë…
Ndryshimet klimatike i kanë shtyrë qeveritë kudo në botë, që të ndërmarrin politika agresive në drejtim të efiçencës energjetike. Shumë qeveri përveçse kanë hequr taksat për pajisjet që kursejnë energjinë, paralelisht janë duke subvencionuar familjet direkt me para në dorë për blerjen e tyre. Por në Shqipëri, ndodh fenomeni i kundërt. Ndërsa Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane, politikat e saj fiskale ecin në drejtim të kundërt me kërkesat e Brukselit. Pajisjet me eficiencë të lartë energjetike, si kondicionerët inverter, taksohen në Shqipëri me taksë doganore 10%, ndërkohë që në vendet e BE-së kjo tarifë është pothuajse zero…
Bashkia e Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Kryetarja e Deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani deklaroi se pas trendit në rritje të qytetarëve që kërkojnë të bëhen pjesë e programit social është parashikuar mbulimi i kuotave të reja me fondet e bashkisë. “Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1,231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit. Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të “Subvencionimit…
Mes fushatave elektorale dhe realizimit më pas të premtimeve të dhëna, hendeku vijon të mbetet i madh. Premtimet që bëhen me bujë në fushata elektorale nuk po mbahen. Të dhënat që nxjerr një raport i organizatës “Faktoje” nga monitorimi i 10 bashkive më të rëndësishme të vendit tregon se më shumë se gjysma e premtimeve të bëra rezultojnë të pambajtura ose të shtyra pa afate të qarta. “Uji i pijshëm, një premtim që për shumë bashki, sfidë edhe pas 3 mandatesh e menaxhimi i mbetjeve”, thotë Klodiana Kapo, drejtore ekzekutive e “Faktoje”. “Vec bashkisë së Tiranës, asnjë bashki tjetër nuk…
