Author: gazetar_1
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve. Kjo marrëveshje përbën një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë dhe polakë që kanë jetuar apo punuar në secilin prej vendeve, pasi garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas moshës ligjore, si dhe mbrojtjen nga humbja e të drejtave si pasojë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve. “Marrëveshja synon të ofrojë siguri juridike dhe mbrojtje sociale…
Është rënduar situata nga shembjet e dherave në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, tek vendi i quajtur Arrat e Gurrës. Mësohet se është dëmtuar edhe traseja e rrugës së re, pjesë e Korridorit të VIII. Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik, me qëllim që të zbulohet arsyeja e situatës së rënduar. ARRSH njoftim për qytetarët: Rrugët alternative që të përdorni për udhëtim ARRSH sqaron se po kryhet rivlerësim gjeologjik në terren. Autoriteti Rrugor Shqiptar udhëzon që, në këto kushte, personat që udhëtojnë me automjete të përdorin rrugët Maliq-Lozhan-Strelc-Gramsh-Elbasan dhe Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Leskovik- Përmet-Tepelenë. Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë sugjerohet që të përdoren…
Pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.85/2025 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, Ministri i Financave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë miratuar Udhëzimin e Përbashkët nr.5, datë 19.02.2026, që përcakton në detaj procedurat e zbatimit, llogaritjen e bazës së tatueshme, mënyrën e aplikimit dhe arkëtimit të tatimit 5%, si dhe pasqyrimin e rivlerësimit në regjistrat kadastralë. Udhëzimi i ri i jep fund pritjes për aktin nënligjor që do të operacionalizonte procesin e rivlerësimit, duke qartësuar hap pas hapi rrugën që duhet të ndjekin si individët, ashtu edhe personat juridikë. Për individët, rivlerësimi është vullnetar dhe…
Shqipëria ka përfituar rreth 163.8 milionë euro, ose rreth 17.7% të totalit të financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes, në total 922 milionë euro. Sipas dokumentit, Shqipëria ka përfituar deri tani si parafinancim 64.5 milionë euro, ndërsa në muajin tetor 2025 u disbursuan edhe 99.3 milionë euro të tjera. Rreth 758 milionë euro mbeten ende për t’u disbursuar, në varësi të ecurisë së reformave dhe përmbushjes së objektivave të vendosura nga Bashkimi Europian. Projekti i parë, me të cilin Shqipëria ka përfituar financim, është “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”, i cili përfshin 40 nënstacione të tensionit të…
Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, vijon të forcojë praninë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës përmes një zgjerimi të rëndësishëm të operacioneve për sezonin Verë 2026, i mbështetur nga alokimi i një avioni shtesë në bazë. Si pjesë e programit të Verës 2026, Wizz Air po zgjeron rrjetin e saj nga Tirana me shtatë linja ndërkombëtare të reja, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet ajrore të Shqipërisë me destinacione kyçe turistike dhe urbane në Europë. Linja Tiranë – Bratislava do të nisë më 16 mars 2026 me tre fluturime në javë, ndërsa Tiranë – Santander do të fillojë më…
Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe finalizimin e marrëveshjeve të rëndësishme dypalëshe. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj, Ministër i Financave, zhvilluan një takim zyrtar me Ministrin e financave të Polonisë, Andrzej Domanski, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë polake. Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia strategjike e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, të cilat janë thelluar ndjeshëm vitet e fundit. Në diskutimet dypalëshe…
Me shtimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së pranverës dhe verës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mbi vlerën e lejuar të mallrave që përjashtohen nga taksat doganore. Doganat sqarojnë se udhëtarët që vijnë nga një shtet tjetër në Shqipëri përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal. Për këto mallra përjashtohen nga taksat doganore nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkoolit) për udhëtarët në rrugë tokësore…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket situatës së krijuar sot pas përkeqësimit të situatës te Arra e Gurrës. Në një postim në rrjetet sociale bëhet me dije se aksi do të vijojë të mbetet i bllokuar, ndërsa sqarohen drejtuesit e mjeteve për dy akset që mund të përdoren. Postimi i plotë: Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec. Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm. Për…
Subjektet që disponojnë struktura akomoduese apo struktura shërbimi pranë hapësirave të plazhit mund të aplikojnë tashmë online për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, në përputhje me VKM nr. 649, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të ndryshuar. Shërbimi elektronik ofrohet përmes portalit e-Albania dhe përfshin një listë bashkish dhe plazhesh të përcaktuara si zona prioritare apo përjashtimore. Sipas rregullores, përzgjedhja e subjekteve bëhet mbi bazën e një rendi prioriteti të qartë. Në krye qëndrojnë subjektet që disponojnë strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin dhe…
Vodafone Albania dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), anëtare e UEFA-s, bënë bashkë ekspertë të teknologjisë, ekipe inovacioni dhe drejtues të lartë, në një iniciativë mjaft me rëndësi: një Bootcamp Dixhital, të parin në llojin e tij, me qëllim projektimin e së ardhmes së tifozëve, të futbollit në Shqipëri. E zhvilluar në kuadër të Spirit Day tremujor, të Vodafone Albania, kjo iniciativë shënon herën e parë që ekipi dixhital i kompanisë punon drejtpërdrejt me FSHF-në, për të bashkëkrijuar zgjidhje praktike teknologjike, që adresojnë nevoja reale, operacionale si dhe angazhimin e tifozëve, ndaj futbollit. Bootcamp-i u fokusua në zhvillimin e zgjidhjeve…
