Author: gazetar_1
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të bllokojë totalisht aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, për shkak të urës që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Kreu i ARRSH tha se situata vetëm po përkeqësohet, prandaj është e detyruar mbyllja e rrugës. Ai u bëri thirrje qytetarëve ta shmangin këtë rrugë, pasi do mbeten të bllokuar në radhë pritjeje. Ndërkohë, nuk ka një afat kur do hapet rruga. “Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por prej 48 orëve ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm. Në mëngjes…
Nga Ekofin.al Tirana po përjeton prej muajsh një gjendje të vazhdueshme kolapsi në qarkullim. Ajo që dikur konsiderohej problem i orëve të pikut tashmë është kthyer në normalitet të përditshëm, madje edhe në fundjavë. Qytetarët humbasin mesatarisht 1–2 orë në ditë në trafik, me kosto të drejtpërdrejtë për ekonominë familjare, produktivitetin dhe cilësinë e jetës. Stresi, ndotja dhe humbja e kohës janë bërë pjesë e rutinës urbane në pothuajse çdo lagje të kryeqytetit. Në këtë realitet, reagimi institucional duket i shkëputur nga përmasat e problemit. Këtë fundjavë, Policia Bashkiake Tiranë publikoi në rrjetet sociale një ndërhyrje për largimin me karrotrec…
Afro 30 mijë tatimpagues deri më tani kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, afati përfundimtar i së cilës është më 31 Mars. Ndërkohë që pritshmëritë e administratës tatimore janë që kjo deklaratë të plotësohet nga afro 200 mijë individë, nga 140 mijë qe kanë deklaruar në vitin 2024. Kjo për shkak të aplikimit për herë të parë të zbritjeve tatimore për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore, nga të cilat përfitojnë jo vetëm individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë por edhe ata nën 1.2 milionë lekë, të cilët pvarësisht se nuk e kanë…
Nga ALTAX Në fund të vitit 2025, Shqipëria hyri në një territor të panjohur për historinë e saj moderne: 27,514 shtetas të huaj me leje qëndrimi të vlefshme, një rekord absolut që përfaqëson rritje prej 22% (+4,800 persona) vetëm në një vit dhe një dyfishim krahasuar me vitin 2020. Aplikimet u rritën me 47% (19,321 kërkesa), duke konfirmuar se nuk kemi më të bëjmë me një fenomen kalimtar, por me një ndryshim strukturor në profilin demografik dhe ekonomik të vendit. Punësimi përbën 65% të arsyeve, bashkimi familjar 15%, ndërsa studimet vetëm 5%, çka e zhvendos imigracionin nga dimensioni social në…
Nga Denada Jushi Bashkia e Tiranës miraton çdo vit një nga buxhetet më të majme në vend, duke premtuar transformim rrënjësor të infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Por, pas fasadës së shifrave miliardere, fshihet një realitet shqetësues: paratë janë, nevojat e qytetarëve janë ulëritëse, por buxheti thjesht nuk shpenzohet. Burime të brendshme konfirmojnë për ACQJ se prej vitesh institucioni më i madh vendor në Shqipëri dështon të kthejë planet në investime konkrete, duke lënë miliona euro “të ngrira” në llogari, ndërsa lagjet e qytetit presin për rrugë, shkolla dhe ujësjellës. Prej disa vitesh, Bashkia, edhe pse miraton buxhetin, nuk ka arritur…
Udhëtimi nuk ka pse të rëndojë mbi xhepat tuaja – mjafton të zgjidhni destinacionet e duhura për të përjetuar aventura të paharrueshme pa sakrifikuar argëtimin, shkruan John Bills në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time Out”. I konsideruar si një nga lukset më të mëdha të jetës, udhëtimi tashmë nuk është privilegj vetëm i turistëve me buxhet të lartë. Për fat të mirë, për aventurierët që kërkojnë të kursejnë, në mbarë globin ka destinacione që ofrojnë përvoja magjepsëse, kulturë të pasur dhe çmime të përballueshme. Evropa, shpesh e perceptuar si e shtrenjtë, fsheh alternativa miqësore për portofolin.…
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të premten ligjin për buxhetin shtetëror në vlerë rreth 4 miliardë euro, me gjithë kundërshtimet dhe ankesat e opozitës. Projektligji për buxhetin kaloi në lexim të dytë me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenime, katër ditë pasi ishte miratuar në lexim të parë. Ligji tani do t’i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretim, para se të hyjë në fuqi. Votimi erdhi pasi Komisioni për buxhet, punë dhe transfere bëri ndryshime dhe i miratoi ato në ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky…
Hidrocentrali i Vaut të Dejës, një nga veprat kryesore të sistemit energjetik të vendit, ka nevojë për rehabilitim të plotë, pas më shumë se 53 vitesh pune pa ndërhyrje thelbësore. Sipas një raporti teknik të publikuar nga Koroporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe i përgatitur në vitin 2023 nga konsulenti ndërkombëtar Fichtner, pajisjet elektromekanike të HEC-it janë të vjetruara dhe në disa raste në gjendje kritike, duke rritur rrezikun e defekteve të papritura dhe ndërprerjeve të gjata të prodhimit. Raporti konkludon se edhe pse hidrocentrali funksionon normalisht, pa masa rehabilituese ky rrezik do të shtohet ndjeshëm në vitet e ardhshme. Për këtë…
Fluturimet komerciale po kthehen gjithnjë e më shumë në një tregues të drejtpërdrejtë të zhvillimit të turizmit dhe të dinamikës së lëvizjes së qytetarëve, si vendas ashtu edhe të huaj. Rritja e numrit të fluturimeve reflekton jo vetëm shtimin e kërkesës për udhëtime, por edhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe turistike të një vendi me pjesën tjetër të botës. Në këtë kontekst, Shqipëria ka shënuar një ecuri mbresëlënëse vitet e fundit, duke tërhequr një interes në rritje nga vizitorët ndërkombëtarë dhe duke konsoliduar pozicionin e saj si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar. Sipas të dhënave të publikuara nga…
Nga Fatos Çoçoli Më 18 shkurt 2026 u zhvilluan në Tiranë dy ngjarje të rëndësishme për jetën e një korridori që mund të na ndihmojë shumë. Takimi në nivel ministrash të jashtëm(ministeriali) të Italisë, Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe një forum për të ardhmen e Korridorit të VIII-të. Ky korridor është shndërruar në një nga projektet më të rëndësishme strategjike për ne gjatë viteve të fundit, dalëngadalë, si pa u kuptuar, në aspektin infrastrukturor dhe në dimensionin energjetik. Ky korridor, që lidh brigjet e Adriatikut me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,…
