Author: gazetar_1

Banka Shqiptare e Zhvillimit, institucioni më i ri financiar publik i krijuar në bazë të ligjit nr. 23/2025 “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, ka shpallur zyrtarisht thirrjen për aplikime për pozicione pune në strukturat e saj organizative, duke nisur praktikisht ndërtimin e ekipit nga zero. Banka do të ketë një staf prej rreth 43 vetash, ndërkohë që administrator është italiani Silvio Pedrazzi. Institucioni i ri, i cili do të operojë me mandat zhvillimor për të mbështetur sektorët prioritarë të ekonomisë dhe për të adresuar boshllëqet në financim, është në fazën e konsolidimit administrativ dhe funksional. Në këtë kuadër, thirrja synon…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton për herë të parë në mënyrë të detajuar administrimin, afatet e ruajtjes, kontrollin dhe fshirjen e të dhënave personale të mbledhura nga Policia e Shtetit gjatë ndalimit të përkohshëm policor, ndalimit dhe arrestimit të personave. Akti, i mbështetur në ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, synon të vendosë një ekuilibër të qartë mes nevojave të hetimit penal dhe garantimit të të drejtave themelore…

Read More

Parku fotovoltaik i Spitallës duhet të nisë prodhimin brenda vitit 2027. Kushti për projektin e dytë më të madh fotovoltaik në vend është vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë, duke e lidhur kështu licencimin me ecurinë e këtij projekti, që konsiderohet si një prej investimeve më të rëndësishme energjetike të viteve të fundit. Po ashtu, sipas vendimit të ERE, “Spitalla Solar” përpara fazës së prodhimit duhet të dorëzojë marrëveshjen e nënshkruar me Operatorin e Sistemit të Transmetimit, që përcakton pikën e lidhjes së parkut me rrjetin. Parku fotovoltaik i Spitallës u shpall fitues në ankandin e vitit 2021 si një…

Read More

Partneriteti, që do të zbatohet gjatë periudhës 19 shkurt 2026 – 19 shkurt 2027, do të përfshijë një sërë nismash të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, edukimit, mjedisit, ndërgjegjësimit publik dhe përfshirjes sociale Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të konsoliduara të biznesit në Shqipëri, dhe Save the Children in Albania, një organizatë udhëheqëse globale për të drejtat e fëmijëve, kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi njëvjeçar që synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve në nevojë, të mbështesë përfshirjen sociale dhe të promovojë një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për çdo fëmijë në…

Read More

Operatori i Blerjeve të Përqendruara sh.a ka hapur procedurën e prokurimit për instalimin e sistemit elektronik E-Gate në PKK Porti Durrës dhe PKK Porti Sarandë, një investim me fond limit 137,388,000 lekë pa TVSH, ose rreth 1.42 milionë euro, i financuar nga Buxheti i Shtetit. Procedura zhvillohet si “E Hapur mbi kufirin e lartë monetar”  dhe me afat zbatimi 6 muaj nga nënshkrimi i kontratës. Ofertat do të dorëzohen elektronikisht në platformën e APP-së deri më 24 mars 2026, ora 11:00. Objekti i kontratës përfshin instalimin e një sistemi të integruar elektronik për kontrollin e aksesit dhe përpunimin e të…

Read More

Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri mbi projektin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana Tech Park”, dha sqarime të detajuara mbi zhvillimin, funksionimin dhe objektivat e këtij projekti. “Durana Tech Park është një projekt që prek zhvillimin ekonomik dhe lidhet me objektivat që ka Qeveria”, tha ministrja Ibrahimaj. Durana Tech Park është projekt i miratuar me ligjin nr. 58, të vitit 2022 dhe funksionon përmes Albanian Investment Corporation, shoqëri 100% publike, e cila ushtron rolin e zhvilluesit. Durana Tech Park menaxhon funksionimin e përditshëm, shërbimet ndaj rezidentëve…

Read More

Anëtarësimi dhe operacionalizimi i SEPA (Zona Unike e Pagesave në Euro) ka sjellë një ulje të konsiderueshme të kostove të transfertave për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke e bërë më të lehtë dhe më të lirë kryerjen e pagesave ndërkufitare në euro. Sipas një studimi të Bankës Botërore, për transfertat prej 5 mijë eurosh kostoja mesatare e transaksioneve ka rënë nga 0,76% në 0,08%, duke shënuar një ulje prej rreth 90%, ndërsa për transfertat prej 20 mijë eurosh ulja arrin mbi 95%, nga 0,47% në 0,02%. Kjo përkthehet në një përfitim të drejtpërdrejtë financiar për qytetarët…

Read More

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e energjisë, duke nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Électricité de France (EDF) dhe Agence Française de Développement (AFD) për hartimin e strategjisë së magazinimit të energjisë në Shqipëri. Marrëveshja synon të mbështesë zhvillimin e një kuadri strategjik për magazinimin e energjisë, me fokus rritjen e fleksibilitetit të sistemit elektroenergjetik dhe përballimin më të mirë të luhatjeve në prodhimin nga burimet e rinovueshme. Sipas KESH-it, projekti do të kontribuojë në integrimin më të madh të energjisë së rinovueshme në rrjet, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, si dhe në…

Read More

Greqia dhe Kroacia vazhdojnë të tërheqin turma të mëdha vizitorësh, ndërsa turizmi në Shqipëri po rritet me një ritëm aq të shpejtë sa ndryshimi ndihet nga një verë në tjetrën, shkruan Vincent Mabire në revistën franceze të udhëtimit “Ulysse News”. I njëjti diell, i njëjti det, por përvoja që do të përjetoni në terren nuk do të ndihet aspak njësoj! Nëse keni udhëtuar së fundmi në Mesdhe, me shumë gjasa keni vënë re se – të njëjtat gjire dhe qytete të vjetra mbushen për muaj të tërë. Greqia dhe Kroacia kanë jetuar me këtë realitet prej vitesh. Shqipëria është destinacioni…

Read More

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 35.5 milionë euro për buxhetin e shtetit nga procedurat e prokurimit në 21 muaj të funksionimit. Shifrat janë bërë publike nga Administratorja e OBP, Arlinda Pogaj, në një postim në rrjetet sociale, ku ajo thekson se brenda një periudhe prej vetëm 21 muajsh, institucioni ka zhvilluar rreth 1000 procedura prokurimi, ka shërbyer për 216 institucione publike dhe ka gjeneruar 35.5 milionë euro kursime reale për buxhetin e shtetit. Sipas saj, këto nuk janë thjesht shifra statistikore, por tregues konkretë të një modeli të ri funksionimi në menaxhimin e fondeve publike.…

Read More