Author: gazetar_1
Nga Fatos Çoçoli Më 18 shkurt 2026 u zhvilluan në Tiranë dy ngjarje të rëndësishme për jetën e një korridori që mund të na ndihmojë shumë. Takimi në nivel ministrash të jashtëm(ministeriali) të Italisë, Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe një forum për të ardhmen e Korridorit të VIII-të. Ky korridor është shndërruar në një nga projektet më të rëndësishme strategjike për ne gjatë viteve të fundit, dalëngadalë, si pa u kuptuar, në aspektin infrastrukturor dhe në dimensionin energjetik. Ky korridor, që lidh brigjet e Adriatikut me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,…
Shqipëria të befason me autenticitetin dhe ngrohtësinë e saj, me ujëra të kristalta, peizazhe magjepsëse dhe fshatra të lashtë me bukuri të paprekur. Një vend ku natyra dhe tradita ndërthuren në mënyrë harmonike, duke e shndërruar çdo udhëtim në një përvojë të paharrueshme, shkruan revista italiane e udhëtimit “Wom Travel”. Në vitin 2026, Shqipëria po konfirmohet si destinacioni më “hot” i Evropës, duke tërhequr një numër rekord vizitorësh nga e gjithë bota. Me çmime të përballueshme, eksperienca autentike dhe një kombinim unik mes bregdetit mesdhetar dhe qyteteve plot jetë si Tirana, vendi po fiton terren me ritme të shpejta në…
Fibank Albania ka zyrtarizuar një zhvillim të rëndësishëm, duke u bërë Agjent i Përgjithshëm Klerimi në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX). Ky status e pozicionon bankën në një rol kyç në garantimin financiar të transaksioneve që realizohen në tregun e organizuar të energjisë në Shqipëri. Ky hap përbën një moment domethënës jo vetëm për vetë bankën, por edhe për konsolidimin e infrastrukturës financiare që mbështet funksionimin e bursës së energjisë. Si Agjent i Përgjithshëm Klerimi, Fibank Albania merr përsipër të kryejë klerimin dhe shlyerjen e detyrimeve financiare që lindin nga transaksionet e realizuara në ALPEX. Në praktikë, kjo do…
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu njoftoi sot një rritje tjetër page për rreth 720 efektivë të strukturave speciale, që ndodhen në vijën e parë të përballjes me krimin e organizuar dhe individët me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Rritja prek tri strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit: RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë (ish-FNSH) dhe Forcën e Posaçme Operacionale. Konkretisht, për forcat speciale RENEA paga rritet me 25 mijë lekë (rreth 250 euro), ose 20% më shumë. Për Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe efektivët e Forcës së Posaçme Operacionale, paga rritet me 14 mijë lekë, ose rreth 14%. Pas…
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një konferencë për shtyp sot, 20 shkurt. Ajo bëri me dije se gjatë vitit të kaluar, janë sekuestruar dhe konfiskuar 65 milionë euro asete dhe pasuri si rezultat i punës së përbashkët të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Vetëm gjatë vitit 2025 janë sekuestruar 726 pasuri, me një vlerë totale mbi 6 miliardë lekë. Prej tyre, 64 pasuri janë konfiskuar dhe kanë kontribuar në mbështetjen e 15 projekteve me impakt social dhe shërbime direkte për komunitetin, si dhe janë vënë…
Debati mbi projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet ka hyrë në një fazë intensive, ndërsa drafti i hartuar nga Ministria e Financave synon krijimin e një skeme kombëtare mbrojtjeje për pronarët e banesave. Nga këndvështrimi i ALTAX, suksesi i kësaj reforme nuk do të matet vetëm me ngritjen e një fondi apo me detyrimin ligjor për sigurim, por me mënyrën se si projektohet në raport me realitetin ekonomik dhe social të vendit. Sipas analizës së ALTAX, rreziku kryesor është që një instrument i konceptuar për mbrojtje të shndërrohet në një barrë të re financiare për…
Opozita proteston sërish këtë të premte përpara Kryeministrisë. Por edhe pse protesta është njoftuar në orën 18:00, pa një arsye specifike, policia ka bllokuar rrugët që pa gdhirë, duke sjellë kaos, vonesa dhe irritim të qytetarëve në trafik. Mbi 1000 efektivë do të jenë në terren dhe në gatishmëri, ku përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë. Duke nisur që prej orës 23:45, të së enjtes nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri…
Kuvendi i Shqipërisë votoi në fund të një seance të gjatë që u mbyll rreth orës 4:15 pas mesnate 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa shtyu votimin për një nga kandidaturat. Deputetët mbështetën me votë kandidaturat e Selami Xhepës dhe Holta Zaçajn, si edhe propozimet e qeverisë, ish-ministrin e Financave Ervin Mete dhe bankieren Jonida Prifti. Kandidatura e Matilda Shehut u shty për një seancë tjetër. Ndërkohë që tani pritet edhe një propozim i tretë nga Këshilli i Ministrave, për të cilin është rihapur sërish thirrja për aplikime. Z. Selami Xhepa u zgjodh anëtar…
Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, i shumëpritur nga qytetarët dhe tregu imobiliar, po përballet me një bllokim praktik në zbatim, edhe pse ligji ka hyrë në fuqi më 22 janar. Shkaku kryesor lidhet me mungesën e akteve nënligjore, konkretisht me udhëzimin e përbashkët që duhet të miratohet nga Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, i cili do të përcaktojë procedurat konkrete për aplikimin e rivlerësimit. Burime nga Financat i thanë Ekofin se udhëzimi nuk pritet të dalë përpara se të miratohen nga qeveria referencat e reja të çmimeve sipas qarqeve. Sipas të njëjtave burime, pa këtë…
Gjykata e Apelit e Tiranës e ka lënë në fuqi masën e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë, me të cilën i jep të drejtë aksionarit Valon Ademi të administrojë Aeroportin e Vlorës. Ekofin.al mëson se vendimi është marrë ditën e sotme, por nuk është zbardhur ende nga gjykata. Gjykata e Tiranës i kishte dhënë të drejtë shoqërisë “2A Group” ndaj Mabco Construction SA në përplasjen për Aeroportin e Vlorës. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë kishte marrë vendim për sigurim të padisë për rastin e “Vlora International Airport – VIA”, duke e aprovuar si të bazuar kërkesën…
