Author: gazetar_1
Vodafone Albania dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), anëtare e UEFA-s, bënë bashkë ekspertë të teknologjisë, ekipe inovacioni dhe drejtues të lartë, në një iniciativë mjaft me rëndësi: një Bootcamp Dixhital, të parin në llojin e tij, me qëllim projektimin e së ardhmes së tifozëve, të futbollit në Shqipëri. E zhvilluar në kuadër të Spirit Day tremujor, të Vodafone Albania, kjo iniciativë shënon herën e parë që ekipi dixhital i kompanisë punon drejtpërdrejt me FSHF-në, për të bashkëkrijuar zgjidhje praktike teknologjike, që adresojnë nevoja reale, operacionale si dhe angazhimin e tifozëve, ndaj futbollit. Bootcamp-i u fokusua në zhvillimin e zgjidhjeve…
Problemet në aksin rrugor Librazhd-Pogradec, kanë shkaktuar dëmtime dhe në rrjetin energjetik. Konkretisht që prej ditës së djeshme shtylla e tensionit të mesëm në Linjën 110 kV Librazhd – HEC Egnatia rrezikon shembjen. Sot energjia elektrike do të stakohet nga ora 10:00 deri në orën 17:00, hark kohor që do të punohet për demontimin e shtyllës. Pa energji elektrike do të mbeten dhe disa zona në rrethin e Librazhdit, Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe, HEC-i Xhyrë. Për këtë arsye mësohet se në terren do të dislokohen forcat e Ushtrisë si edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së…
Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë. Burime nga terreni bëjnë me dije se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke. Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor. Janë hequr…
OBP dhe AKPA bashkëpunojnë për “prokurimin social”: 63 të punësuar në 9 kompani fituese të tenderave
Marrëveshja mes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) po shndërrohet në një model konkret të asaj që në praktikat evropiane njihet si “prokurim social”, duke lidhur drejtpërdrejt fondet publike me krijimin e vendeve të reja të punës në nivel lokal. Sipas të dhënave të bëra publike, në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë punësuar deri tani 63 persona të papunë, në 9 projekte me vlerë të lartë, nga 9 kompani fituese të tenderave. Punësimet janë realizuar në Tiranë, Fier dhe Berat, ku subjektet kontraktuese kanë përmbushur detyrimin për të punësuar punëkërkues të referuar…
Merita Bejtja nuk ka mundur të sigurojë mbështetjen e të paktën 28 firmave të deputetëve për të shtyrë përpara në seancë plenare për votim procedurën e rizgjedhjes së saj në një mandat të tretë si Inspektore e Përgjithshme e Banka e Shqipërisë. Ekofin.al mëson se në këto kushte, pritet që Komisioni i Ekonomisë të shprehet zyrtarisht për situatën dhe t’i propozojë Kuvendit rishpalljen e vakancës. Rrjedhimisht, pritet që Kuvendi i Shqipërisë të rihapë procedurën për shprehjen e interesit nga kandidatë të tjerë për pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, duke nisur nga e para procesin e aplikimit…
Gati 12 përqind e 763 mijë pensionistëve mbeten jashtë skemës së bonusit mujor, sipas shifrave zyrtare të atyre që përfituan gjatë janarit. Mbi 36 mijë qytetarëve që kanë pension mbi 40 mijë lekë, iu shtuan dhe 54 mijë të tjerë që u penalizuan për shkak të skemës. Bonusin 1800 lekë në muaj e marrin vetëm ata që kanë dalë ne pension urban me vite të plota pune por që nuk marrin më shumë se 40 mijë lekë në muaj. Po kështu e marrin 800 lekëshin ata që kanë pension urban të pjesshëm por që nuk kalon vlerën 22 mijë lekësh.…
Lidhur me situatën e krijuar në aksin rrugor Librazhd–Korçë dhe raportimet mbi gjendjen e linjave të transmetimit të energjisë elektrike, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka dalë me një sqarim zyrtar. Sipas OST-së, në shtyllën nr. 15 të linjës 110 kV Librazhd–Përrenjas, e cila është shtyllë anketore, është konstatuar një rrëshqitje e terrenit në zonën përreth saj. Megjithatë, deri në këto momente, shtylla nuk ka pësuar asnjë deformim apo lëvizje strukturore. Autoriteti bën me dije se situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga specialistët përkatës, të cilët po ndjekin nga afër zhvillimet në terren. Paralelisht, po shqyrtohet edhe mundësia…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të bllokojë qarkullimin e të gjitha automjeteve, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë, në rrugën kombëtare Librazhd-Pogradec, aks i cili lidh juglindjen e vendit me kryeqytetin. Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, sqaroi se vendimi u mor për shkak të gërryerjes së këmbëve të urës nga lumi Shkumbin. “Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por gjatë 48 orëve të fundit ka pasur përkeqësim të ndjeshëm dhe kjo është arsyeja pres jemi në terrem. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun, deri në gjetjen e një mase provizore, apo të një by-pass-i. Ka një përkeqësim të…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të bllokojë totalisht aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, për shkak të urës që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Kreu i ARRSH tha se situata vetëm po përkeqësohet, prandaj është e detyruar mbyllja e rrugës. Ai u bëri thirrje qytetarëve ta shmangin këtë rrugë, pasi do mbeten të bllokuar në radhë pritjeje. Ndërkohë, nuk ka një afat kur do hapet rruga. “Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por prej 48 orëve ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm. Në mëngjes…
Nga Ekofin.al Tirana po përjeton prej muajsh një gjendje të vazhdueshme kolapsi në qarkullim. Ajo që dikur konsiderohej problem i orëve të pikut tashmë është kthyer në normalitet të përditshëm, madje edhe në fundjavë. Qytetarët humbasin mesatarisht 1–2 orë në ditë në trafik, me kosto të drejtpërdrejtë për ekonominë familjare, produktivitetin dhe cilësinë e jetës. Stresi, ndotja dhe humbja e kohës janë bërë pjesë e rutinës urbane në pothuajse çdo lagje të kryeqytetit. Në këtë realitet, reagimi institucional duket i shkëputur nga përmasat e problemit. Këtë fundjavë, Policia Bashkiake Tiranë publikoi në rrjetet sociale një ndërhyrje për largimin me karrotrec…
