Author: gazetar_1

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 35.5 milionë euro për buxhetin e shtetit nga procedurat e prokurimit në 21 muaj të funksionimit. Shifrat janë bërë publike nga Administratorja e OBP, Arlinda Pogaj, në një postim në rrjetet sociale, ku ajo thekson se brenda një periudhe prej vetëm 21 muajsh, institucioni ka zhvilluar rreth 1000 procedura prokurimi, ka shërbyer për 216 institucione publike dhe ka gjeneruar 35.5 milionë euro kursime reale për buxhetin e shtetit. Sipas saj, këto nuk janë thjesht shifra statistikore, por tregues konkretë të një modeli të ri funksionimi në menaxhimin e fondeve publike.…

Read More

Një studim i ri sugjeron se kafeja mund të bëjë më shumë sesa thjesht t’i ndihmojë njerëzit të zgjohen; ajo mund të mbështesë edhe shëndetin afatgjatë të trurit. Hulumtimi, i publikuar të hënën në revistën JAMA dhe i financuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, zbuloi se konsumi i rregullt i pijeve me kafeinë lidhej me rezultate më të mira njohëse dhe një rrezik më të ulët të demencës. Studimi ndoqi mbi 132,000 të rritur për rreth katër dekada, duke monitoruar marrjen e kafeinës dhe shqetësimet e raportuara vetë për kujtesën. Pjesëmarrësit që konsumuan sasi më të larta të kafesë me…

Read More

Vitamina D është një vitaminë e tretshme që ndikon shumë në sistemet e trupit tonë nga sigurimi i furnizimit me kalcium ndaj eshtrave tona deri tek forcimi i sistemit tonë imunitar. Nëse nuk keni bërë një analizë gjaku kohët e fundit, ka disa shenja paralajmëruese që mund t’ju japin një tregues se keni nevojë për një dozë shtesë: -Lodhje dhe rraskapitje kronike Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur pa ndonjë arsye të dukshme, edhe pasi të keni pushuar, faji mund të jetë vitamina D. Shumë njerëz me mungesë të rëndë raportojnë lodhje të rëndë dhe cilësi të dobët të gjumit. -Dhimbje…

Read More

Fermerët dhe të vetëpunësuarit në bujqësi përfitojnë nga një mundësi e re për të rregulluar detyrimet e prapambetura ndaj skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, pas miratimit nga Kuvendi të Ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”. Ligji, i miratuar më 12 dhjetor 2025, në nenet 5 dhe 6 të tij parashikon shuarjen e dënimeve administrative, konkretisht gjobave dhe kamatëvonesave, edhe për kategorinë e të vetëpunësuarve në bujqësi, duke krijuar një lehtësi të konsiderueshme financiare për këtë segment. Sipas pikës 3 të nenit…

Read More

Është hapur zyrtarisht thirrja Grant 2026, një nga programet më të rëndësishme të mbështetjes financiare për startup-et dhe strukturat mbështetëse në Shqipëri. Skema e re synon të nxisë inovacionin, zhvillimin e bizneseve të reja dhe forcimin e ekosistemit të sipërmarrjes, duke vënë në dispozicion një fond total prej 300 milionë lekësh për vitin 2026. Skema e re vjen pas rezultateve të vitit 2025, ku mbi 420 aplikime u dorëzuan dhe 81 projekte u financuan, duke arritur një nivel shumë të lartë të alokimit të fondit. Një pjesë e rëndësishme e financimeve të vitit të kaluar shkoi për iniciativa në fushën…

Read More

Qeveria ka miratuar një kuadër të ri të detajuar për mbrojtjen e lojtarëve nga varësia e lojërave të fatit, përmes një Udhëzimi të Përbashkët të firmosur nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala. Udhëzimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, miraton programet e dedikuara për mbrojtjen e lojtarit dhe synon krijimin e një sistemi të strukturuar parandalimi, trajtimi dhe riintegrimi për personat e prekur nga varësia. Dokumenti mbështetet në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” dhe përfshin një bashkëpunim të detyrueshëm ndërinstitucional mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së…

Read More

Një grup pune është ngritur për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë, ndërsa qeveria po shqyrton nisjen e një skeme sigurimi për fermat sipas modelit turk. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në një konferencë për shtyp sot, bëri të ditur se do të nisë kompensimi i fermerëve të prekur, ndërsa autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën në kohë reale. “Jemi në terren bashkë me emergjencat civile, bashkitë dhe Ministrinë e Bujqësisë për të verifikuar dëmet dhe për të ofruar mbështetje të menjëhershme. Për fermerët e blegtorisë kemi çuar paketë ushqimore…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se Korridori VIII është shumë më tepër sesa një projekt transporti, është një instrument kyç për integrimin evropian, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e stabilitetit rajonal. Ibrahimaj mori pjesë sot në Forumin Ekonomik për Korridorin VIII, i cili u zhvillua në kuadër të Ministerialit të Korridorit VIII, me temë: “Korridori VIII në momentin strategjik të Europës: lidhshmëria, qëndrueshmëria dhe prosperiteti i përbashkët përmes integrimit”. Në fjalën e saj përpara ministrave, përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare, partnerëve financiarë dhe biznesit, ministrja Ibrahimaj theksoi se ndërlidhja fizike dhe ekonomike është kusht për rritjen e konkurrueshmërisë,…

Read More

Në fund të vitit 2025, stoku i borxhit të Qeverisë Qendrore, përfshirë edhe borxhin e garantuar, arriti në 1,401,538 milionë lekë (rreth 1.4 trilionë lekë), sipas Buletinit Statistikor të Borxhit – 31 Dhjetor 2025. Krahasuar me fundin e vitit 2024, kur borxhi ishte 1,364,983 milionë lekë, kemi një rritje nominale prej rreth 36.6 miliardë lekësh. Megjithatë, në raport me ekonominë, pesha e borxhit ka vijuar trajektoren rënëse. Sipas të njëjtit burim, raporti borxh/PBB në fund të vitit 2025 zbriti në 53.04%, nga 54.21% në 2024 dhe 57.64% në 2023. Kjo tregon se, megjithëse stoku nominal i borxhit është rritur lehtë,…

Read More

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në një konferencë për mediat, ka diskutuar mbi aksesin në financë për fermerët, mbi paketat e reja të përfitimeve për ta, sigurinë ushqimore, si dhe kompensimin për fermerët e dëmtuar nga përmbytjet. Ai u ndal te risia në skemën e bujqësisë, ku deklaroi se ministria do të japë 7–10 mijë euro grante për të rinjtë që hapin biznes në blegtori. “Kemi diskutuar për të vendosur për të rinjtë dhe të rejat nga 18 vjeç deri në 35 vjeç, mundësinë që ne t’u japim nga 7 deri në 10 mijë euro. Po e…

Read More