Author: gazetar_1
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, 17 shkurt, drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa. “Igli është tjetër rekrut i Shqipërisë digjitale i cili ka lënë misione dhe punë të tjera në vende të tjera dhe ka ardhur të shërbejë në një moment shumë kritik. Kapaciteti i tij drejtues, e dikujt që është pjesë e juaja, na bëri së bashku t’i kërkojmë të spostohet brenda të njëjtës godinë. Jam shumë i kënaqur që Igli e mori këtë propozim si një detyrë, jo si një ftesë për të shkuar në një festë sepse nuk është e lehtë…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, prezantuan drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa. Në fjalën e saj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ibrahimaj, e vuri theksin te roli strategjik i Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në transformimin digjital të vendit. Ministrja vlerësoi punën e deritanishme të AKSHI-t, duke e cilësuar atë si shtyllën kryesore të qeverisjes elektronike në Shqipëri dhe një histori suksesi në ofrimin e shërbimeve publike online. “AKSHI përfaqëson një nga institucionet më të rëndësishme për qeverisjen moderne. Arritjet në digjitalizimin e…
Përvojat e reja mobile lindin kur teknologjia heq pengesat nga momentet e përditshme. Pikërisht me këtë vizion vjen seria e re Galaxy S, e krijuar për të thjeshtuar ndërveprimet e përditshme, për të rritur sigurinë në përdorim dhe për ta bërë Galaxy AI një pjesë natyrale të përvojës që nga prekja e parë. Me gjeneratën e re të pajisjeve Galaxy, inteligjenca artificiale bëhet pjesë integrale e përvojës së përdoruesit. Galaxy AI thjeshton ndërveprimet e përditshme dhe e bën teknologjinë më të aksesueshme në çdo moment. Samsung Electronics do të mbajë më 25 shkurt në San Francisko eventin Galaxy Unpacked, ku…
Në ambientet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në Prishtinë, u çel sot, ekspozita historike e Bankës së Shqipërisë “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925-2025)”, një nismë kulturore dhe edukuese që sjell për publikun historinë e parasë shqiptare dhe të bankës qendrore përgjatë një shekulli. Ekspozita organizohet në një moment me simbolikë të veçantë, në intervalin mes dy përvjetorëve të rëndësishëm të historisë sonë institucionale: 100-vjetorit të themelimit të Bankës së Shqipërisë (1925) dhe 100-vjetorit të hedhjes në qarkullim të monedhës së parë kombëtare shqiptare (1926). Zgjedhja e Prishtinës si ndalesë e kësaj ekspozite…
Ligji për faljen e detyrimeve i cili ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, çliron bizneset nga taksat, tarifat vendore dhe gjobat e papaguara. Por kush përfiton nga ky ligj? Sipas ligjit, të gjitha subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore vendore, do të jenë përfituese. Konkretisht, referuar nenit 6 të ligjit, për taksat/tarifat vendore të papaguara që u përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019 falet 50% e taksës apo tarifës vendore, nëse pjesa e mbetur 50% paguhet e gjitha njëherësh brenda datës…
Sektori i strukturave akomoduese e ka mbyllur vitin 2025 me një ecuri dukshëm pozitive, duke konfirmuar rikuperimin dhe zgjerimin e turizmit hyrës, veçanërisht nga tregjet e huaja. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se vetëm në dhjetor 2025, vizitorët gjithsej u rritën me 27,2% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa net qëndrimet u rritën me 26,2%. Ky ritëm i lartë në fundvit pasqyron prirjen e gjithë vitit 2025, i cili u karakterizua nga zgjerimi i turizmit hyrës dhe rritja e interesit për destinacionet urbane dhe jo-bregdetare. Në dhjetor 2025, rritja u mbështet kryesisht nga…
A janë platformat e mediave sociale të mira për zhvillimin e vajzave dhe djemve? Australia thotë jo. Që nga dhjetori, platformave si TikTok, X, Instagram, YouTube dhe Twitch u është ndaluar të kenë fëmijë dhe adoleshentë si përdorues. Rrjeteve nuk u lejohet më t’u lejojnë australianëve nën moshën 16 vjeç të hapin llogari në kanalet e tyre. Gjermania mund ta ndjekë këtë shembull. Dy partitë e koalicionit qeverisës, unioni kristiandemkrat/kristiansocial (CDU) dhe socialdemokratët (SPD), po e trajtojnë aktualisht çështjen në detaje. CDU e ka vendosur temën në rendin e ditës të kongresit të partisë fundjavën e ardhshme (21.02 -22.02.2026) në…
Tregtia e jashtme e mallrave e ka nisur vitin 2026 me rënie si në krahun e eksporteve ashtu edhe të importeve, duke reflektuar një ngadalësim të aktivitetit tregtar në krahasim me një vit më parë, por edhe një korrigjim të fortë mujor pas nivelit të lartë të dhjetorit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në janar 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 26,7 miliardë lekë, në rënie me 4,5% krahasuar me janarin 2025 dhe me 0,3% në raport me dhjetorin 2025. Ndërkohë, importet zbritën në 57,9 miliardë lekë, me një tkurrje 4,0% në terma vjetorë dhe një rënie të…
Këshilli i Ministrave ka rihapur zyrtarisht aplikimin për një vend vakant në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që dy emra tashmë janë propozuar për t’u votuar në Kuvend: Ervin Mete dhe Jonida Prifti. Njoftimi për aplikim përcakton se Këshilli Mbikëqyrës i Banka e Shqipërisë është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i institucionit, përgjegjës për hartimin e politikës monetare dhe miratimin e udhëzimeve për zbatimin e saj, si edhe për përcaktimin e politikave të administrimit dhe procedurave operative të bankës qendrore. Sipas ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, tre nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës propozohen nga…
Kandidatura e ish-ministrit të Financave, Ervin Mete, për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka marrë një mbështetje të fortë publike në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti Erion Braçe e cilësoi atë si një profil të kompletuar, me formim, përvojë dhe integritet të padiskutueshëm për funksionin që synon të marrë. Gjatë seancës dëgjimore, Braçe vuri theksin jo vetëm te përmbushja formale e kritereve ligjore, por mbi të gjitha te përmbajtja profesionale e kandidaturës. Ai theksoi se, pavarësisht faktit që Mete nuk ka punuar në një bankë të nivelit të dytë – kriter që shpesh konsiderohet si referencë në…
