Author: gazetar_1

Kandidatura e ish-ministrit të Financave, Ervin Mete, për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka marrë një mbështetje të fortë publike në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti Erion Braçe e cilësoi atë si një profil të kompletuar, me formim, përvojë dhe integritet të padiskutueshëm për funksionin që synon të marrë. Gjatë seancës dëgjimore, Braçe vuri theksin jo vetëm te përmbushja formale e kritereve ligjore, por mbi të gjitha te përmbajtja profesionale e kandidaturës. Ai theksoi se, pavarësisht faktit që Mete nuk ka punuar në një bankë të nivelit të dytë – kriter që shpesh konsiderohet si referencë në…

Read More

Nga Gjon Ndrejaj Dje takova Servetin, një mikun tim inxhinier që punon në administratë publike në pozicionin e një niveli të ulët drejtues. Megjithëse edhe kohë më parë më kishte uruar për pensionin, ai e pësëriti sërish urimin duke më thënë se sa i lumtur isha unë  që kam dalë në pension.  Me padurim po pres të dal edhe unë, kam edhe dy vjet por nuk po më durohet. Ishte një urim i pazakontë dhe kuptova  se ai ishte i stresuar nga puna. Në çdo shkresë që më vjen për firmë apo që duhet të hartoj, më thotë Serveti, më…

Read More

Shqipëria është përballur me 51 incidente kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit gjatë vitit të kaluar. Bëhet fjalë për sistemet e OSHEE, OST, KESH, bankave tregtare, spitaleve, ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore e jo shtetërore, të cilat në rast se përjetojnë një sulm kibernetik, sjellin dëme të mëdha për shoqërinë. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) tregojnë se vendi ynë ka përjetuar 20 incidente kibernetike më shumë se në 2024. Incidentet e tipit DDoS me qëllim ndërprerjen e shërbimeve publike kanë qenë më të shpeshtat, me 16 raste, siç ishte…

Read More

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se pret që ekonomia e Kosovës të rritet me 3.8% këtë vit, duke ulur parashikimin e bërë në tetor me 0.2 pikë përqindjeje, ndërsa një ngërç i kohëve të fundit politik zgjidhet, por rreziqet e brendshme dhe të jashtme mbeten të rëndësishme. Një bllokim politik njëvjeçar që bllokoi formimin e qeverisë ngadalësoi rritjen ekonomike në vitin 2025. Ekonomia u rrit me 3.5% në tremujorin e tretë të vitit 2025, pas një rritjeje prej 4.75% një vit më parë, tha FMN-ja në një deklaratë përmbyllëse të stafit për Misionin Konsultativ të Artikullit IV. Miratimi nga Parlamenti…

Read More

Ekofin.al mëson tre emrat nga kandidatët e vetëofruar që do t’i përcillen seancën plenare, me shumë mundësi asaj të datës 19 shkurt, për t’u votuar si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ata janë, ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, akademiku dhe profesori Selami Xhepa, si edhe pedagogia e Fakultetit Ekonomik, Matilda Shehu. Gjithashtu, së bashku me këta emrat seancës plenare për votim do t’i përcillen edhe dy propozimet e Këshillit të Ministrave, ish-Ministri i Financave, Ervin Mete dhe bankierja Jonida Prifti. Ndërkohë ende nuk dihet se cili do të jetë propozimi i tretë nga Këshilli i Ministrave.…

Read More

Britania e Madhe synon një ndalim në një kohë të shpejtë të mediave sociale për personat nën 16 vjeç, duke përfshirë kufizime për chatbot-et e inteligjencës artificiale. Muajin e kaluar Starmer nisi një konsultim mbi ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe tani po punon për të ndryshuar legjislacionin në mënyrë që të mund të sjellë çdo ndryshim brenda muajsh nga përfundimi i konsultimit. Pritet të vendoset një ndalim i mediave sociale sipas modelit australian, duke mbyllur kësisoj një boshllëk ligjor që i la disa chatbot-e të inteligjencës artificiale jashtë rregullave të sigurisë, si pjesë e përpjekjeve…

Read More

Më 21 gusht, telefoni i Nicolas Guillou praktikisht “u shua”. Nuk mund të rezervonte një Uber, një biletë treni apo të bënte blerje online. Kartat e kreditit iu bllokuan, duke e lënë pa mundësi pagese në supermarkete, restorante apo akses në llogarinë bankare. Edhe Expedia i refuzoi rezervimin e një hoteli në Francë. “Faji” i Guillou dhe i katër gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ishte autorizimi i një urdhër-arresti për krime lufte ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant. Për këtë vendim, administrata e Donald Trump vendosi sanksione, duke ndaluar çdo kompani…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka rikujtuar të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e autoriparimit (autoservise) se aktiviteti i tyre duhet të jetë plotësisht në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, me qëllim garantimin e sigurisë teknike të mjeteve rrugore dhe shmangien e masave administrative. Sipas njoftimit zyrtar, ushtrimi i veprimtarisë së autoriparimit rregullohet nga Ligji nr. 9573, datë 3.7.2006 “Për transportin rrugor”, si dhe nga udhëzimet përkatëse për autoriparimin, të cilat përcaktojnë kriteret teknike dhe dokumentare që duhet të plotësojnë subjektet e këtij sektori. Në fokus të kontrolleve janë disa elementë thelbësorë. Së pari, pajisja…

Read More

Revista prestigjioze e udhëtimeve Lonely Planet ka publikuar një analizë të re për kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë, duke theksuar se vendi ofron eksperienca turistike gjatë gjithë vitit, por periudhat më të favorshme mbeten pranvera dhe vjeshta. Shqipëria ka qenë një nga destinacionet më të nxehta vitet e fundit. Vendi ballkanik ka plazhe të bukura me ujë kristalor, qytete të trashëgimisë së UNESCO-s të kryqëzuara me rrugica magjepsëse dhe ecje të mrekullueshme, si ato në Bkeshkët e Nëmuna dhe shumë më tepër. Shumica e udhëtarëve vizitojnë Shqipërinë në sezonin e lartë të verës (qershor deri në gusht)…

Read More

Genci Tërpo, me profesion avokat, së fundmi këshilltar ligjor i ministres së energjetikës dhe infrastrukturës, është emëruar “pa shumë bujë” në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), mëson Ekofin.al. Prezantimi i tij është bërë nga Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo, në ambientet e institucionit, i cili përpara marrjes së detyrës së zëvendësit të Ballukut kishte shërbyer më parë në krye të AKBN. Z. Tërpo sjell mbi 20 vite eksperiencë profesionale dhe akademike, të ndara mes sektorit publik, shoqërisë civile dhe praktikës ligjore. Një nga rolet në karrierën e tij ka qenë drejtimi i Sekretariatit Kombëtar të…

Read More