Author: gazetar_1

Është shkarkuar nga posti Mirlinda Karçanaj, e cila deri më tani ka udhëhequr Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Mësohet se vendin e saj do e zërë Igli Tafa. Ky i fundit, që prej tetorit 2022, mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Karçanaj ndodhet aktualisht në “arrest shtëpie”, pasi u mor e pandehur nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte. Ajo akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerje veprash nga organizata kriminale”. Ishte data 16…

Read More

Riviera shqiptare mbetet një alternativë preferenciale turistike, shkruan Samanta Brown për faqen e njohur turistike MSN Travel. ”Imagjinoni ujëra kristalore që rivalizojnë ishujt grekë, male madhështore që zhyten në det dhe çmime që nuk do t’ju bëjnë ta hapni shpesh portofolin. Riviera Shqiptare shtrihet përgjatë afërsisht 80 miljeve të vijës bregdetare të Jonit, megjithatë mbetet e pazbuluar krahasuar me fqinjët e saj të mbipopulluar. Shqipëria mirëpriti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025, duke përjetuar një normë të jashtëzakonshme rritjeje prej 86% krahasuar me nivelet para pandemisë. Shqipëria renditet e para në botë midis destinacioneve të mëdha, me…

Read More

Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-deputeti i PD, Dashnor Sula shprehu vlerësimin maksimal për kryeministrin Edi Rama për vlerësimin që ai i bëri dhe që partia, të cilët i shërbeu për 20 vite, nuk ia dha në zgjedhjet e 11 majit, siç tha vetë Sula. Sula i garantoi kryeministrit se do të përmbushë për përkushtim dhe integritet detyrën që i është ngarkuar. “Kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin. Ndoshta është e pamundur që një demokrat për 20 vite në politikë, në një llogore tjetër, që ju e thatë me të drejtë, kritikuar, gjuajtur me gurë, por diferenca…

Read More

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se gjatë muajit Janar 2026 janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me Janarin 2025, kur u regjistruan 2,044 subjekte të reja. Ky tregues konfirmon vijimësinë e interesit për zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe formalizimin e sipërmarrjeve në vend. Numri më i lartë i regjistrimeve rezulton në qarkun e Tiranës me 1,166 subjekte, ndjekur nga Durrësi (250), Vlora (187), Elbasani (118) dhe Fieri (118). Qarqet e tjera paraqiten si vijon: Korça (78), Lezha (76), Shkodra (74), Berati (27), Dibra (21), Gjirokastra (20) dhe Kukësi (17). Sipas…

Read More

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj kanë marrë pjesë në aktivitetin me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektorateve të vendit, për fazën e re të reformës së sistemit të inspektimeve. “Nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progres. Mbetet problem, në hendekut mes shërbimit dhe pengimit të atyre që duhet të shërbehen që jo rrallë në vend se të shërbehen të keqtrajtohen dhe të abuzohet. Mund të ndërrojmë të gjithë njerëzit dhe nga hëna ti sjellim, nëse sistemi nuk është strukturuar si duhet, do biem në të njëjta situata që i ndeshim më…

Read More

Komisioni Europian pritet të propozojë më 25 shkurt 2026 Aktin e Përshpejtimit Industrial. Ndër të tjera, ky akt mund të përfshijë dispozita për futjen e kërkesave për përmbajtje vendore në industri (të ashtuquajturat kërkesa “Made in Europe” në prokurimin publik dhe në skemat për konsumatorët. IAA mund të vendosë gjithashtu kritere kufizuese për investimet e huaja direkte në Bashkimin Europian. Në përputhje me rekomandimet e Raportit Draghi dhe qasjes së adoptuar nga Komisioni në Kompasin e Konkurrueshmërisë, IAA synon të pajtojë objektivin e dekarbonizimit të sektorëve industrialë me emisione të larta me nevojën për të ruajtur konkurrueshmërinë e tyre, si…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kreu  inspektime në tregun agroushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtimin e produkteve ushqimore të pasigurta. Gjatë këtyre kontrolleve, janë verifikuar pesë subjekte tregtare që shisnin produkte me origjinë shtazore, ku u konstatuan shkelje të rënda në lidhje me sigurinë ushqimore. Në total, janë bllokuar 197.5 kg djathë kaçkavall dhe fruta të thata të cilat nuk përmbushnin standardet e sigurisë ushqimore. Po ashtu, janë gjetur gjithsej mbi 2 tonë produkte që nuk dispononin etiketa, si sallam dhe fruta të thata. Sipas AKU-së, këto shkelje kanë të bëjnë me tregtimin e produkteve pa siguri për…

Read More

Tregu i automjeteve në Shqipëri po përjeton një transformim drejt teknologjive më të pastra dhe më efikase. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë muajit janar të këtij viti, 88% e autoveturave me 0 kilometra të regjistruara në vend janë Electric Hybrid Plug-in. Kjo përfaqëson një rritje prej 10.2% krahasuar me janarin e vitit 2025, duke konfirmuar trendin e orientimit të konsumatorëve drejt automjeteve me teknologji të avancuar dhe ndikim më të ulët mjedisor. Shifrat tregojnë një ndërgjegjësim të shtuar për rëndësinë e reduktimit të emetimeve të gazrave ndotës. Autoveturat…

Read More

Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion të individëve shërbimin elektronik “Tax Test”, një instrument i thjeshtë online që u mundëson qytetarëve të verifikojnë në kohë reale nëse kanë detyrim për të dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2025. Shërbimi është i aksesueshëm në faqen zyrtare të Tatimeve, në linkun: https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave “Tax Test” funksionon si një pyetësor i strukturuar, i cili – bazuar në përgjigjet e dhëna – informon menjëherë individin nëse plotëson kriteret ligjore për të qenë subjekt deklarimi për vitin 2025. Platforma është ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk kërkon emër përdoruesi apo fjalëkalim dhe nuk…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Qendro, deri para pak ditësh ka mbajtur detyrën e Prefektit të Tiranës. I njohur si një ndër bashkëpunëtorët e afërt të Ramës në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, ai ka patur një sërë detyrash të larta publike ashtu sikurse politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe ndër më të votuarit në Asamblenë e Tiranës. Qendro fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të…

Read More