Author: gazetar_1

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim të ri që synon të riformatojë mënyrën se si përfshihet publiku në vendimmarrjen për çështjet mjedisore, duke vendosur rregulla më të detajuara dhe afate të qarta për transparencën dhe pjesëmarrjen qytetare. Projektvendimi “Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimmarrjen për planet, programet, strategjitë dhe projektaktet normative në fushën e mjedisit” vjen në zbatim të Konventës së Aarhusit dhe ligjit “Për mbrojtjen e mjedisit”, me synimin për të harmonizuar kuadrin kombëtar me standardet evropiane. Sipas draftit, qëllimi kryesor është garantimi i pjesëmarrjes së gjerë, të informuar dhe efektive të publikut në procesin…

Read More

Me firmën e një deputeti socialist, Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim një nismë ligjore që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private. Sipaa projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti i PS, Erjon Malaj, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk do të kryejë më prokurime dhe të lidhë kontrata për mirëmbajtjen e platformave dhe sistemeve digjitale të vendit – duke ia transferuar këto detyra një shoqërie TIK, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve. Erjon Malaj është një deputet…

Read More

Ligji nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë” zgjeron konceptin e paqes fiskale përtej tatimeve qendrore, duke përfshirë qartësisht edhe detyrimet vendore. Për herë të parë, falja dhe reduktimi i detyrimeve shtrihet në mënyrë të strukturuar edhe mbi taksat dhe tarifat që administrohen nga bashkitë. Ky zhvillim është i rëndësishëm jo vetëm për bizneset, por edhe për individët që mbartin detyrime të vjetra për taksën e pronës, taksën e infrastrukturës, tarifat vendore apo detyrime të tjera të krijuara ndër vite. Çfarë fshihet plotësisht? Sipas…

Read More

Parlamenti Europian ka miratuar ndryshime të rëndësishme në sistemin e përbashkët të azilit, ndër të cilat edhe krijimi i një liste unike të BE-së për vendet e origjinës që konsiderohen të sigurta. Në listë është përfshirë edhe Kosova, krahas vendeve si Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia. Sipas rregullave të reja, këto shtete do të trajtohen si vende të sigurta për qytetarët e tyre që paraqesin kërkesë për azil në BE. Prezumimi i sigurisë supozon se azilkërkuesi nuk ka nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Në një rast të tillë, ka procedurë të përshpejtuar për kërkesat e azilit që shpesh refuzohen…

Read More

Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, por do të menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit nxori për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimet synojnë të përmirësojnë koordinimin dhe efikasitetin e veprimtarive inspektuese, të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe të rrisin mbrojtjen e konsumatorit. Ndryshimet vijnë pas gjetjeve të raportit SIGMA të vitit 2025, i cili theksoi nevojën për të forcuar qendrën e qeverisjes dhe për të përmirësuar koordinimin ndërinstitucional në vend. Raporti vuri në dukje se në Shqipëri shumë autoritete dhe agjenci raportojnë…

Read More

Nga Ekofin.al Sot Tirana shënon 106-vjetorin si kryeqytet i Shqipërisë. Nga një qytet i vogël me pak mijëra banorë në vitin 1920, ajo është shndërruar në një metropol me mbi 1 milion banorë në zonën e zgjeruar urbane. Rritja ka qenë e shpejtë, e pandalshme dhe shpesh e pakontrolluar. Dhe nëse 106 vite më parë sfida ishte ndërtimi i institucioneve të shtetit, sot sfida është ndërtimi i një qyteti funksional për qytetarët e tij. Kulla ka, rrugë jo Në dekadat e fundit, Tirana ka përjetuar një bum ndërtimesh, sidomos në qendër dhe në zonat periferike në zgjerim. Kullat shumëkatëshe janë…

Read More

Në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, u prezantuan 14 shërbime të reja sociale. Këto të fundit, përkatësisht për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se në dekadën e fundit “ka pasur një transformim rrënjësor të sistemit të mbështetjes dhe shërbimeve sociale”. Më tej, u ndal te një “mal borxhesh” që sipas tij gjeti qeveria e të cilat duhet t’i…

Read More

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njofton se vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale do t’u dërgohen tani qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në platformën e-Albania. Dokumenti mbërrin menjëherë në telefon apo kompjuter, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në sportele, pritje në radhë apo dërgim përmes postës. Ky ndryshim përfaqëson një transformim të rëndësishëm në mënyrën se si komunikohen aktet administrative që lidhen me pronësinë. Vendimi për legalizimin – një hap kyç drejt pajisjes me titull pronësie – tashmë dorëzohet në kohë reale, me gjurmueshmëri elektronike dhe siguri më të lartë në transmetim. Sipas ASHK-së, përfitimet kryesore për qytetarët…

Read More

Në një vit kur kredia për bujqësinë mbeti në nivele të ulëta dhe Skema e Garancisë Sovrane nuk arriti të japë efektin e plotë të pritur, autoritetet kryesore financiare dhe ekonomike të vendit u ulën në një tryezë të përbashkët për të analizuar shkaqet dhe për të rishikuar qasjen përpara. Më 10 shkurt 2026, në mjediset e Ministria e Financave u zhvillua një takim i zgjeruar institucional me pjesëmarrjen e Ministrit të Financave Petrit Malaj, Guvernatorit të Banka e Shqipërisë Gent Sejko, Ministrit të Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, si dhe drejtuesve të bankave tregtare dhe përfaqësuesve…

Read More

Sektori bankar e mbylli vitin 2025 me tregues të qëndrueshëm financiarë, duke konfirmuar konsolidimin e sistemit dhe një rol më aktiv në financimin e ekonomisë, edhe pse fitimi total shënoi një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga Shoqata e Bankave, fitimi neto i sektorit bankar në fund të vitit 2025 arriti në 35.23 miliardë lekë, nga 35.75 miliardë lekë në fund të vitit 2024. Në terma vjetorë, kjo përkthehet në një rënie të lehtë prej rreth 1.5%, duke reflektuar normalizimin e të ardhurave pas një viti 2024 veçanërisht të favorshëm…

Read More