Author: gazetar_1
Policia e Tiranës njofton se: “Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, ditën e nesërme, në orën 17:00, para Kryeministrisë. Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”. Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht: -Nga ora 23:45 e ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit, në bulevardin ”Dëshmorët e…
Qeveria ka rishikuar në mënyrë të thelluar skemën e kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duke sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e zbatimit, subjektet përfituese dhe procedurën e kompensimit. Ndryshimet ligjore janë detajuar edhe me Udhëzimin nr. 4, datë 30.1.2026, të nxjerrë nga Ministria e Financave dhe kanë hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. Në fokus të këtij rishikimi është formalizimi i mëtejshëm i zinxhirit bujqësor dhe garantimi që kompensimi i TVSH-së për fermerët të realizohet drejtpërdrejt nga administrata tatimore, duke eliminuar rolin e ndërmjetësit financiar nga blerësi. Një nga…
Brenda stadiumit olimpik ikonik të Italisë, Milano San Siro, mbi 75,000 spektatorë dhe 3,500 atletë u mblodhën për të inauguruar Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Në një vend kaq të madh dhe plot energji, momentet më të fuqishme shpesh kalojnë në një çast. Këtë vit, ato sekonda të shkurtra u kapën dhe u shpërndanë shumë përtej mureve të stadiumit, falë lenteve të pajisjeve Samsung Galaxy. Atletët i përjetësuan këto momente të paharrueshme të ceremonisë së hapjes me pajisjet e tyre Samsung Galaxy Z Flip7 Olympic Edition. Që nga hyrja e tyre e parë mes jehonës së fuqishme të turmës,…
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite në Uashington DC, në të cilën shoqërohej nga Sekretarja e Përgjithshme e AMA-s, Romelda Rrapollari, Krasniqi është pritur në Departamentin e Shtetit nga Zyrtari për çështjet për Shqipërinë, John W Robbins, Zyrtari për Diplomacinë Publike për Çështjet e Europës Qendrore, Michael Marble dhe Zyrtari për Iniciativat e Politikave Ndërkombëtare, Evan Lord. Temat e diskutimit në këtë takim kanë qenë transparenca e pronësisë së medias, transpozimi në legjislacionin shqiptar i akteve të rëndësishme europiane, dhe iniciativa të tjera ligjore që synojnë rregullimin…
Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan DIVA dhe rezultuan me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit. Administrata tatimore sqaroi se ashtu siç është njoftuar edhe më parë aplikimi do të kryhet nëpërmjet sistemit e-Filing online. Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit. Pra, pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA 2025, të gjithë individët…
OTP Bank Albania ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt transformimit digjital, duke prezantuar Baxter – OTP Trader, platformën moderne dhe inovative për kryerjen e këmbimeve valutore, dedikuar klientëve të biznesit dhe korporatave. Këmbimi valutor, si një nga fushat më dinamike të aktivitetit bankar, është prioritet i qartë në strategjinë digjitale të bankës. Në lidhje me këtë risi të bankës, z. Erjon Taçe, Drejtor i Departamentit të Tregjeve Globale, thekson për Ekofin: “Kjo është platforma e parë dhe e vetme e këtij lloji në tregun shqiptar. Klientët tanë të biznesit kanë akses në kohë reale në kurset e këmbimit, ekzekutim…
Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Holanda i janë bashkuar një vale vendesh evropiane që njoftojnë tërheqjen e produkteve të qumështit për foshnje Danone, ndërsa ekspozimi i grupit francez ndaj krizës së kontaminimit zgjerohet. Autoritetet e sigurisë ushqimore thanë të premten se disa grupe të markave Aptamil dhe Cow & Gate po tërhiqeshin nga raftet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Autoritetet holandeze thanë se produktet Nutrilon po tërhiqeshin gjithashtu për shkak të shqetësimeve rreth kontaminimit me toksinën cereulide. Përshkallëzimi i tërheqjeve në Evropë Zhvillimet vijnë pas tërheqjeve të njoftuara të enjten nga Austria, Gjermania, Franca dhe Zvicra — qindra grupe…
Nëse ju pëlqen gjallëria e qyteteve të ngohta me diell, por ndiheni të lodhur nga destinacionet klasike të Evropës Perëndimore, ekziston një alternativë më pak e njohur që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen: Tirana, kryeqyteti plot energji i Shqipërisë, shkruan Laura Zilincanova në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”. E vendosur në zemër të Ballkanit dhe e rrethuar nga kodra dhe male dramatike, Tirana ndërthur arkitekturën me ngjyra të ndezura me gjurmë të historisë osmane dhe komuniste, duke krijuar një identitet unik urban. Qyteti shquhet gjithashtu për kulturën e tij të gjallë të kafeve, ku…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka shpallur një Thirrje për Shprehje Interesi për organizatat jofitimprurëse, duke hapur rrugën për financimin e projekteve që synojnë parandalimin e kriminalitetit dhe rehabilitimin social të grupeve më të rrezikuara në shoqëri. Sipas dokumentacionit zyrtar, kjo thirrje mbështetet në kuadrin ligjor për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe zbatohet në përputhje me vendimet dhe udhëzimet e Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar. Përmes këtij mekanizmi, AAPSK synon të kanalizojë të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara drejt projekteve me ndikim konkret social, duke…
Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave Personale (DIVA) për vitin tatimor 2025 po kthehet në një nga çështjet më të ndjeshme për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që ruajnë lidhje ekonomike, familjare apo pasurore me Shqipërinë. Për të shmangur pasigurinë, gabimet dhe rrezikun e penaliteteve, ALTAX ka publikuar një udhëzues të detajuar dhe praktik për plotësimin e DIVA-s, i cili synon të thjeshtojë një proces që shpesh perceptohet si i ndërlikuar dhe teknik. Kujt i drejtohet udhëzuesi dhe pse është i rëndësishëm Udhëzuesi është hartuar posaçërisht për rezidentët fiskalë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke përfshirë…
