Author: gazetar_1
Në asnjë shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian, popullsia punëtore nuk është aq e moshuar sa në Gjermani. Në vitin 2024, nga rreth 40.9 milionë të punësuar, 9.8 milionë prej tyre ishin midis moshës 55 dhe 64 vjeç, njoftoi këtë të martë Zyra Federale e Statistikave. Kjo korrespondon me një përqindje prej pothuajse një së katërtës (24.0 përqind) – “vlera më e lartë ndër të gjitha vendet e BE-së”, siç u tha. Për krahasim: mesatarja e BE-së për këtë grupmoshë është 20.1 përqind. Shtyhet gjithnjë e më shumë mosha e daljes në pension Pjesa e dytë më e madhe në BE pas Gjermanisë regjistrohet…
Qeveria ka njoftuar zyrtarisht në lidhje me heqjen e ndalimit të platformës TikTok në Shqipëri, rreth një vit pas marrjes së masave për kufizimin e aksesit të rrjetit social. Sipas tyre heqja e masave të ndërprerjes së aksesit është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Më tej sqarohet se sot autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve. Po ashtu ky…
Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më tërheqëse të Europës për turistët që kërkojnë qetësi, autenticitet dhe përvoja reale, larg kaosit të turizmit masiv, shkruan TTW. Shumë media ndërkombëtare e kanë përfshirë Shqipërinë në listën e ashtuquajturve “thesare europiane të fshehura”, vende që ofrojnë pushime të qeta, natyrë të paprekur dhe trashëgimi kulturore të pasur. Në këtë listë, Shqipëria renditet përkrah vendeve si Luksemburgu, Mali i Zi, Lituania, Estonia, Letonia, Lihtenshtejni, destinacione që po tërheqin gjithnjë e më shumë udhëtarë që preferojnë eksperienca cilësore dhe jo masa turistësh. Riviera Shqiptare dhe trashëgimia kulturore, pika të…
Ndërtimi i nënstacionit të ri 400 kV “Tirana 3” në Petrelë përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme të viteve të fundit në infrastrukturën energjetike të Shqipërisë. Projekti është pjesë integrale e programit të transmetimit Tiranë–Rrashbull/Unaza e Tiranës, një bosht kyç për modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve të rrjetit kombëtar të transmetimit, veçanërisht në zonën me ngarkesën më të lartë të konsumit në vend. I zbatuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, projekti po realizohet me bashkëfinancim nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian, përmes bankës zhvillimore KfW. Ky bashkëpunim nënvizon rëndësinë që partnerët evropianë i kushtojnë sigurisë energjetike të Shqipërisë dhe…
Shqiptarët e mbyllën vitin 2025 me kursime në nivele historike, duke mbajtur në banka rreth 1.48 trilionë lekë. Të dhënat tregojnë se gjatë gjithë vitit depozitat në sistemin bankar kanë ndjekur një trajektore kryesisht në rritje, një sinjal i qartë i besimit të vazhdueshëm të individëve dhe bizneseve ndaj bankave si instrument sigurie dhe administrimi financiar. Vetëm në dhjetor, depozitat u rritën me rreth 2.1% krahasuar me muajin paraardhës. Ecuria mujore tregon se ritmet më të forta të rritjes janë përqendruar veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit. Depozitat në lekë kanë qenë motori kryesor i rritjes. Në fund të…
Furnizuesi i Shërbimit Universal, FSHU pjesë e OSHEE Group, vijon procesin për përditësimin e kontratave të energjisë elektrike për të gjithë kategoritë e klientëve me qëllim ndryshimin e tarifimit sipas sistemit të ri të pagesës së energjisë. FSHU ka ngritur grupe kontrolli në terren të cilët kanë konstatuar subjekte private që ushtronin aktivitetin e biznesit, kryesisht shërbime dhe që tarifoheshin me 8.5-9.5 lek/kWh si klientë familjarë, jo 14 lek/kWh, tarifa e miratuar për klientët biznes. FSHU, pjesë e OSHEE Group, fton të gjithë bizneset, organizatat jofitimprurëse (OJF-të), si dhe personat fizikë që veprojnë si biznese, të verifikojnë dhe përditësojnë kontratën…
Huaja e re e dhënë nga sektori bankar gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas arriti në rreth 62.3 miliardë lekë, niveli më i lartë mujor i regjistruar jo vetëm gjatë vitit 2025, por edhe në një shtrirje më të gjerë kohore ndër vite. Krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, huaja e re rezulton rreth 30% më e lartë, duke reflektuar një kërkesë më të fortë për financim dhe një ofertë më aktive nga bankat. Në total, përgjatë gjithë vitit 2025, sektori bankar ka disbursuar rreth 436.6 miliardë lekë kredi të re, ose rreth 4.5 miliardë euro. Krahasuar me vitin…
Ndërsa bizneset po përballen me bllokim total për shkak të kolapsit të sistemit të fiskalizimit, Komisioni i Prokurimit Publik bllokoi sërish tenderin e AKSHI-t për mirëmbajtjen e këtij sistemi. Vendimi i marrë një ditë më parë, në datën 3 shkurt, është arsyetuar me faktin se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk ka publikuar të plotë dosjen e tenderin në sistemin elektronik të Prokurimeve Publik si dhe nuk ka dhënë sqarimet përkatëse për disa terma teknikë që janë pjesë e kritereve të domosdoshme të tenderit. Vendimi i KPP per bllokimin e tenderit Kjo është hera e disatë që tenderi 7.7…
Administrata Tatimore ka njoftuar zyrtarisht shtyrjen e afatit për deklarimin e inventarit analitik me datë 31.12.2025, duke e zhvendosur atë deri më 20 shkurt 2026. Vendimi vjen në një moment kur sistemi i fiskalizimit SelfCare ka shfaqur probleme të përsëritura teknike, duke e bërë të vështirë ose të pamundur për shumë biznese përmbushjen e detyrimeve ligjore në afatin fillestar. Sipas bizneseve, që prej 20 janarit 2026, platforma SelfCare ose nuk ka funksionuar fare, ose ka operuar me ndërprerje të shpeshta dhe në faza të paqëndrueshme, duke krijuar vonesa serioze në raportimet fiskale dhe ngarkimin e dokumentacionit përkatës. Kjo situatë ka…
Qeveria ka hapur aplikacionin TikTok një vit pas bllokimit. Bëhet me dije se ky vendim është marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme. VENDIMI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 212 pika, 2, 174, 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit…
