Author: gazetar_1
Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra. Kujtojmë Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti. Sot pritet të bëhet emërimi i drejtuesit të ri. IdentiTek ofron regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Shqipëri.
Në pikën më të ngushtë të Ngushticës së Korfuzit, distanca midis Shqipërisë dhe njërit prej ishujve turistikë më të njohur të Greqisë është pak më shumë se një milje. Aq afër sa, në një natë të qetë vere, mund të dëgjosh lehjen e qenve, zhurmën e skuterëve dhe murmurimat e bisedave. E megjithatë, për shumëkënd, Shqipëria mbetet ende një mister. Është një vend që—pavarësisht se rrethohet nga destinacione mesdhetare të vjetra turistike dhe disa më të reja ballkanike, përfshirë Malin e Zi—po përpiqet ende të afirmohet në këtë shekull, pasi për gjysmën e shekullit të kaluar ishte i izoluar nën…
Shqipëria do të ketë për herë të parë një qendër të madhe të të dhënave, falë një investimi prej rreth 100 milionë eurosh nga kompania izraelite ADC, e përzgjedhur pas afrimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Lajmi bëhet i ditur nga media izraelite “Globes”. Projekti do të ndërtohet në një zonë të lirë ekonomike pranë Tiranës, në TEDA, dhe do të ketë një kapacitet fillestar prej 32 megavatësh, me mundësi zgjerimi deri në 100 megavatë. Qendra e të dhënave do të funksionojë mbi teknologjinë e avancuar të procesorëve grafikë të Nvidia-s dhe do të shërbejë për përpunim të avancuar…
Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd–Korçë”, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës. Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të zbatohet nga data 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin kohor 22:00 – 05:00. Gjatë këtyre orareve, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për automjetet e tonazhit të rëndë. Për këtë situatë janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar, me qëllim informimin e drejtuesve të mjeteve. Gjatë kohës së bllokimit…
Një operacion i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe Tiranës është zhvilluar për zbatimin e masave të sigurisë të firmosura nga gjykata në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”. Raportohet se janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje, mes të cilëve janë edhe drejtues të “Kurum”. Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. Arrest shtëpie është përcaktuar Arta Dollani, ish-drejtoreshë e AKM. Masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM dhe Doganave. Ekofi.al raportoi të dielën se rezultatet e analizave…
Viti 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme të ndërgjegjësimit dhe respektimit të detyrimeve ligjore nga bizneset në lidhje me deklarimin e pronarëve përfitues, një nga shtyllat kyçe të transparencës dhe luftës kundër pastrimit të parave në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të QKB, gjatë vitit të kaluar 5,356 subjekte kanë kryer deklarimin e pronarëve përfitues në Regjistrin përkatës, duke shënuar një rritje prej 27% krahasuar me vitin 2024. Ky trend pozitiv reflekton jo vetëm një rritje të përputhshmërisë formale me ligjin, por edhe një ndryshim gradual në kulturën e biznesit, ku transparenca po shihet gjithnjë e më shumë si…
SIGMA VIG hyn në vitin 2026 me një pozicion të konsoliduar në tregun shqiptar të sigurimeve dhe me një vizion të qartë afatgjatë, të mbështetur në fuqinë dhe ekspertizën e Vienna Insurance Group, grupi i vetëm evropian i sigurimeve që operon në Shqipëri. Në një mjedis gjithnjë e më konkurrues, kompania synon të thellojë më tej diferencimin e saj përmes standardeve evropiane, stabilitetit financiar dhe një qasjeje të qëndrueshme që vendos besimin dhe mbrojtjen afatgjatë të klientit në qendër të çdo vendimmarrjeje. Në këtë intervistë, Dorinela Ndrejaj, Drejtore Marketingu e SIGMA VIG, flet për energjinë me të cilën kompania nis…
“Diella” është vlerësuar me Çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore”, një cmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele të reja qeverisjeje, të cilat përgatisin qeveritë për sfidat e së nesërmes në sektorët e së ardhmes. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë dhe përfaqësoi Qeverinë Shqiptare, në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve, ku theksoi se është një vlerësim irëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë. “Ky çmim përfaqëson një vlerësim ndërkombëtar për “Diella”, një iniciativë që shënon një hap të guximshëm për Shqipërinë në institucionalizimin e teknologjive të përparuara dhe në transformimin digjital të qeverisjes”, tha…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë një konference me gazetarët, deklaroi se sfidat e vitit që sapo ka nisur janë të jashtëzakonshme, për shkak të pritshmërive të larta të qytetarëve dhe ambicieve të Qeverisë. Gonxhja theksoi se, në zbatim të programit të Qeverisjes “Shqipëria 2030”, fokusi do të jetë rritja e ekosistemit të mikpritjes, promovimi i vendit dhe i identitetit kombëtar, mirëmenaxhimi i pasurive publike si bregdeti, plazhet dhe destinacionet turistike, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, si dhe mbështetja e një kalendari spektakolar aktivitetesh që ndërthur traditën me modernen, natyrën me itineraret turistike. “Rritja e imazhit të Shqipërisë…
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se në portalin zyrtar të punësimit puna.gov.al janë shpallur 6 mijë vende të lira pune, duke krijuar mundësi konkrete punësimi për qytetarët në të gjithë vendin. Sipas AKPA, ofertat e punës përfshijnë qindra pozicione në sektorë të ndryshëm dhe janë të hapura për aplikim për të gjitha nivelet arsimore, nga arsimi bazë deri te arsimi i lartë dhe ai profesional. Qindra pozicione në fusha të ndryshme profesionale janë të hapura, duke përfshirë pozicione, si: ekonomistë, menaxherë, specialistë komunikimi, zhvillues softuerësh, inxhinierë mekanikë, civilë dhe të elektroteknologjisë, si edhe nëpunës zyre dhe…
