Një operacion i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe Tiranës është zhvilluar për zbatimin e masave të sigurisë të firmosura nga gjykata në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”.
Raportohet se janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje, mes të cilëve janë edhe drejtues të “Kurum”.
Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. Arrest shtëpie është përcaktuar Arta Dollani, ish-drejtoreshë e AKM.
Masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM dhe Doganave.
Ekofi.al raportoi të dielën se rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e sekuestruara nuk i klasifikojnë ato thjesht si toksike, por si të dëmshme dhe potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut. Sipas burimeve pranë hetimeve, përqendrimet e substancave të rrezikshme kanë rezultuar ndjeshëm mbi normat e lejuara, duke e zhvendosur çështjen nga një problem administrativ mjedisor në një rrezik real për shëndetin publik dhe sigurinë mjedisore.
Mostrat, të cilat janë analizuar në një laborator jashtë vendit, kanë ngritur alarmin se mbetjet përmbajnë elementë që lidhen drejtpërdrejt me rreziqe serioze shëndetësore, përfshirë ekspozimin afatgjatë ndaj substancave kancerogjene. Pikërisht këto rezultate, sipas burimeve, kanë shkaktuar tensione të forta institucionale dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë, duke e kthyer dosjen në një “çështje të nxehtë” që askush nuk dëshironte ta mbante.
Dyshimet lidhen me mënyrën se si mbetjet janë klasifikuar, me lejet e transportit dhe trajtimit, si dhe me dokumentet shoqëruese që kanë mundësuar lëvizjen e tyre jashtë territorit shqiptar. Sipas burimeve, ekzistojnë indicie se një pjesë e dokumentacionit është ndryshuar ose përshtatur për të shmangur etiketimin e mbetjeve si të rrezikshme, duke i hapur rrugë eksportit të tyre.
Skandali mori përmasa publike pas ndalimit të dy anijeve të nisura nga porti i Durrësit drejt Tajlandës, të cilat u kthyen pas nga autoritetet e huaja pas dyshimeve se në bord ndodheshin mbetje të rrezikshme. Ky episod nxori në pah jo vetëm mungesën e kontrollit efektiv, por edhe një zinxhir të tërë përgjegjësish të paqarta mes kompanive private dhe institucioneve shtetërore.
Masat e sigurisë
Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg
Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg
Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg
Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg
Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg
Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg
Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak
Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg
Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg
Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg
Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg
Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak
Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak
Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg
Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg
Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak
Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg
/ekofin.al
Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke
cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

