Author: gazetar_1
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për disa subjekte që ofrojnë shërbime postare pasi kanë kryer evazion fiskal. Prokuroria sekuestroi mallra pa faturë tatimore e dokumentacion përkatës si dhe 13 milionë lekë. Njoftimi i prokurorisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet. Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme…
Merita Bejtja shkon drejt rizgjedhjes për një mandat të tretë në pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Në seancën dëgjimore të zhvilluar sot në Komisionin e Ekonomisë, Kryetarja Milva Ekonomi njoftoi se në përfundim të afateve të përcaktuara ka shfaqur interes vetëm Merita Bejtja, e cila e mban aktualisht këtë pozicion. Më pas Bejtja bëri një paraqitje të eksperiencës profesionale dhe vizionit të saj në lidhje me pozicionin për të cilin kandidon, sfidat me të cilat është përballuar përgjatë ushtrimit të funksionit që mban, si dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve. Merita Bejtja që nga prilli i…
Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat kanë vijuar sot, seancat dëgjimore me kandidatët e vetëofruar për plotësimin e tre vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në seancën e sotme u prezantuan kandidatët: Liljana Mamadhaj, Luljeta Minxhozi, Elton Korbi, Violeta Staka, Holta Zaçaj, Ingrid Konomi, Pajtim Melani, Selami Xhepa dhe Merita Bejtja. Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi në fund të seancës, tha se dy kandidaturat që kanë shprehur më herët interes, Frosela Filo dhe Artan Hoxha nuk janë paraqitur në seancën dëgjimore të ditës së sotme. “Duhet të mbledhim 28 firma, që…
Kuvendi i Shqipërisë ka hapur zyrtarisht procedurën për plotësimin e një vendi vakant në Komisionin e Konkurrencës, pozicion që përfshin njëkohësisht edhe funksionin e Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës. Ky hap vjen në prag të përfundimit në muajin mars të mandatit të drejtuesit aktual të institucionit, Denar Biba. Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët që synojnë këtë post duhet të plotësojnë disa kritere themelore ligjore. Ata duhet të jenë shtetas shqiptarë, të kenë jo më pak se 15 vite përvojë profesionale dhe, për të paktën pesë vite, të jenë pjesë e trupës akademike universitare ose të mbajnë titull apo gradë shkencore në…
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian prioritetet dhe angazhimet e institucionit që ai drejton në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe shëndetit të bimëve, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi se adresimi i rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian 2025 në këto fusha përbën një komponent thelbësor të ecurisë së negociatave në kuadër të Grupkapitullit 5 dhe veçanërisht të Kapitullit 12. “Përmbushja e kërkesave në këtë kapitull nuk kufizohet vetëm në përafrimin e legjislacionit, por kërkon ndërtimin dhe funksionimin…
Intesa Sanpaolo ka përmbyllur vitin 2025 si vitin më të suksesshëm në historinë e saj, duke regjistruar rezultate financiare rekord dhe duke konfirmuar forcën e modelit të saj të biznesit. Këto rezultate u mbështeten nga: · Të ardhurat neto prej 9.3 miliardë eurosh në vitin 2025, me komisione rekord të larta (+6% kundrejt Vitit 2024) dhe të ardhura nga sigurimet (+5% kundrejt Vitit 2024). · Kthimi nga kapitali (ROE) prej 18% dhe kthimi nga kapitali i prekshëm (ROTE) prej 22%. Më shumë se 1 miliard euro fitim para taksave të alokuara për të pasur sukses në vitet e ardhshme. · …
Qeveria ka hedhur në konsultim publik një projektvendim që parashikon shtesa dhe ndryshime në VKM nr. 858, datë 29.12.2021, e cila rregullon kriteret, procedurat dhe dokumentacionin për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet vijnë në zbatim të ligjit nr. 43/2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për të huajt’” dhe synojnë përshtatjen e kuadrit nënligjor me realitetin e ri migrator, nevojat e tregut të punës dhe standardet evropiane. Sipas relacionit shpjegues, projektvendimi ka karakter teknik, por me ndikim të drejtpërdrejtë praktik, pasi adreson problematikat e hasura gjatë zbatimit të rregullave aktuale, veçanërisht në…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot, 4 shkurt, në takimin e thirrjes së dhjetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës. Ai theksoi se beson shumë te ky program, i cili sipas tij ka punësuar 1 mijë e 600 persona në mënyrë përfundimtare në administratën e shtetit. “Unë jam bërë realisht një besimtar i fortë i këtij programi. Kini parasysh se ky program ka punësuar në mënyrë përfundimtare në administratën e shtetit rreth 1600 persona. Administrata publike në vetvete është një trupë jo shumë e madhe, këto numra nuk janë pak. Ajo që i bën numrat…
Ish-zv.ministrja e Jashtme Silda Çepe Anagnosti do të drejtojë nga sot IdentiTek. Ministrja e Brendshme ka shkarkuar nga detyra Freskida Halilaj nga drejtimi i IdentiTek, e cila mbante këtë post që prej muajit nëntor 2024, teksa është emëruar Silda Çepe Anagnosti. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti e cila u shkarkua nga Ministria e Brendshme. Silda Çepe Anagnosti ka mbajtur disa detyra të rëndësishme më parë si në administratë ashtu edhe në qeveri. Ajo ka qenë edhe zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Harrojini destinacionet e njohura turistike! Këtë vit, ne ju rekomandojmë vende ku do të zbuloni luksin e autenticitetit, qetësinë aziatike, dizajnin portugez dhe kryeqytetin e paparashikueshëm kulturor shqiptar, shkruan Gabriel Echeverría në një artikull të botuar në median spanjolle “The Officer”. Nëse janari ishte muaji i premtimeve, shkurti duhet të jetë muaji i planifikimit të pushimeve tuaja! Kjo, pasi udhëtimet në vitin 2026 nuk duhet t’i kushtohen destinacioneve klasike ku të gjithë turistët shkojnë për të bërë të njëjtën foto – por, zbulimit të “luksit të qetë” që nuk mund të blihet me para, por me kuriozitet! Duke kombinuar të…
