Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Ekonomia” mbyll dëgjesat me kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

14:59 - Shkurt 4, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat kanë vijuar sot, seancat dëgjimore me kandidatët e vetëofruar për plotësimin e tre vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në seancën e sotme u prezantuan kandidatët: Liljana Mamadhaj, Luljeta Minxhozi, Elton Korbi, Violeta Staka, Holta Zaçaj, Ingrid Konomi, Pajtim Melani, Selami Xhepa dhe Merita Bejtja.

Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi në fund të seancës, tha se dy kandidaturat që kanë shprehur më herët interes, Frosela Filo dhe Artan Hoxha nuk janë paraqitur në seancën dëgjimore të ditës së sotme.

“Duhet të mbledhim 28 firma, që të paraqitet kandidatura më pas për votim në Kuvend. Ka një rënie dakord mes komisioneve që të presim një periudhë 10-ditore për grumbullimin e 28 firmave dhe kalimin më pas në Kuvend”, tha Ekonomi.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka shpallur tre vende vakante, për të cilat shprehën interes gjithsej 20 kandidatë.

Në garë janë edhe tre anëtarët aktualë, të cilëve u ka përfunduar mandati: Luljeta Minxhozi, Violeta Staka dhe Artan Hoxha.

Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pesë prej anëtarëve propozohen nga Kuvendi, tre nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga vetë Këshilli Mbikëqyrës.

Ekofin.al sjell më poshtë CV-të e kandidatëve që prezantuan sot platformat e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve.

Elton Kobri ka përvojë të gjerë në fushën financiare dhe të mbikëqyrjes. Aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Pergjithshëm Ekzekutiv të shoqërisë administruese Albsig Invest sh.a dhe të anëtarit të Këshillit të Administrimit të kësaj shoqërie. Në prill 2024 është zgjedhur President i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 ka punuar në pozicione të ndryshme në Bankën Kombëtare Greke, më pas nga viti 2010 deri në 2019 ka punuar në pozicione të ndryshme në Departamentin e Mbikëqyrjes dhe Departamentin e Sistemit të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës, në Bankën e Shqipërisë.

Holta Zaçaj ka një përvojë të gjerë profesionale prej më shumë se 25 vitesh, të ndërtuar mbi angazhimin e saj si juriste, avokate dhe eksperte e të drejtave të njeriut. Ajo e ka nisur karrierën në vitet 1999-2001 në Qendrën “Paqe nëpěrmjet Drejtesisë”, në projektin për dokumentimin e krimeve tě luftës në Kosově. Mě pas ka vijuar si avokate, ku ka kontribuar në programe të ndihmës ligjore falas për të miturit, qytetarët dhe refugjatët. Krahas angazhimit në shoqërinë civile, ajo ka ushtruar profesionin e avokatit në “Delegibus” ndërsa nga viti 2018 ka praktikuar avokatinë edhe nç Massachusetts, SHBA, pranë zyrave “Ligris and Associates” dhe “Zaçaj Law”. Në periudhën 2009-2013 ka qenë lektore në Shkollën e Magistraturës në të drejtën familjare dhe të drejtave të femijeve, si edhe pedagoge e së drejtës bankare e financiare në universitete private (2009-2014). Kontributet e saj si eksperte ligjore shtrihen në projekte të UNICEF-it në Shqiperi, Kosovë dhe Gjeorgii, si dhe të Këshillit të Evropës, Bankës Botërore dhe FMN-së. Gjate viteve 2013-2018, ka punuar s i Drejtore e Departamentit të Sherbimeve Ligjore t ë Alpha Bank. Nga janari i vitit 2023 deri në nentor tç vitit 2025 ka ushtruar detyrën e anëtares dhe Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Ingrid Konomi ka një pervojë të Gjerë profesionale si pedagoge dhe eksperte në fusha kyçe financiare dhe bankare si dhe ka qenë per një periudhe gati 1 vjeçare e emëruar në detyrën e Zěvendësdrejtorit të Pergjithshëm të ALUIZNI-t.

Liljana Mamadhaj ka pervojë profesionale mbi 30-vjeçare, duke ushtruar per vite me radhë funksione të ndryshme në administraten tatimore, me eksperiencë te gjerë dhe të konsoliduar nç çeshtjet fiskale. Që nga qershori i vitit 2022 e nç vijim, kandidatja është e punesuar pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, fillimisht në detyrën e pergjegjesit te Sektorit të Buxhetit dhe Prokurimeve dhe më pas si eksperte në Sektorin e Ekspertizës.

Luljeta Minxhozi, aktualisht ushtron detyrën e anëtares dhe Zëvendesguvernatores së Parë të Këshillit Mbikëqyrës dhe rikandidon per një mandat të dytë. Kandidatja ka një eksperiencë te gjerë akademike që nis që në vitin 1982, duke u angazhuar fillimisht si pedagoge në Fakultetin e Ekonomise të Universitetit të Tiranës. Më tej, ajo ka ushtruar funksione drejtuese në institucione të ndryshme të arsimit tç lartë, ku veçohet pozicioni i Dekanes së Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Europian të Tiranes për periudhën 2008-2018, s i edhe pozicioni i Zëvendës rektores në Kolegjin Universitar “Luarasi” nç vitin 2018. Gjatë kësaj periudhe, kandidatja është angazhuar s i pedagoge titullare në një gamë të gjerë lëndësh ekonomike dhe financiare, në programe studimi brenda dhe jashtë vendit. Ajo ështe autore e një numri të konsiderueshëm studimesh ekonomike, artikujsh shkencorë, teksteve universitare dhe monografive, duke reflektuar një kontribut të rëndësishëm akademik dhe një bibliografi të pasur në fushën e ekonomisë.

Merita Bejtja që nga prilli i vitit 2015 ka mbajtur pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Znj. Bejtja ka një pěrvojë profesionale që nga viti 1993 në sistemin bankar, fillimisht në Bankën e Kursimeve dhe më pas në Bankën Kombětare Tregtare dhe Raiffeisen Bank, në funksione drejtuese, duke u bërë dhe Drejtore Ekzekutive e Raiffeisen Leasing. Znj. Bejta është zgjedhur nga Kuvendi në dy mandate si Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë duke udhëhequr kështu për 10 vite Departamentin e Kontrollit.

Paitim Melani rezulton se nga viti 2015-2019 ka mbajtur pozicionin e Kryetarit t ë Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Ndërsa, në vazhdim ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Tregjeve dhe Masave Regulatore pranë AKEP si dhe Drejtorit të Mbikëqyrjes dhe Hetimit të Tregjeve, pranë Autoritetit të Konkurencës. Nga prilli i vitit 2021 e deri më sot mban detyrën e Këshilltarit të Drejtorit të Drejtorisë sě Pergjithshme të Doganave.

Selami Xhepa ka punuar si akademik për më shumë se dy dekada në fusha te tilla si Financat Publike, Politika Monetare dhe Bankingu Qendror, Ekonomia e Integrimit Europian, etj. Ai ka punuar si ekonomist i lartë në Bankën e Shqipërisë (1998-2002) në Departamentin e Kërkimit dhe më pas si menaxher kërkimi në Qendrën Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare (2002—2005). Kandidati ka mbajtur gjithashtu disa detyra në institucione shteterore: si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Promovimit të Investimeve të Huaja, Këshilltar i Kryeministrit për Çüshtjet Ekonomike, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, etj. Ai është autor dhe bashkautor librash dhe eshtë kontribuues në media per çështje të reformave dhe politikave ekonomike.

Violeta Staka, aktualisht ushtron mandatin e anëtarit të Küshillit Mbikeqyrës dhe kandidon për një mandat të dytë. Znj. Staka ka nisur eksperiencen e saj nçnpunë, në vitin 1992 pranë Kryqit të Kuq, Tropojë e më pas ka mbajtur pozicione të ndryshme manaxheriale dhe financiare në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore, Zyrën e Punës dhe Çeshtjeve Sociale. Nga viti 2013 dhe aktualisht, ushtron detyren e Drejtoreshës në Drejtorine Rajonale të Sigurimeve Shoqerore Shkodër. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
dëgjimore kandidatët Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Seancë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter