Kategoria: Seancë
Në një akt sui generis, mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë rrëzoi të enjten veten, duke votuar kundër kandidaturës së propozuar nga vetë ajo të Matilda Shehut për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Votimi kundër saj në seancë, pasi ajo i ishte përcjellë Kuvendit me mbështetjen e një grupi deputetësh të mazhorancës, përbën
Kuvendi votoi sot në seancë plenare propozimin e Këshillit të Ministrave për zgjedhjen e znj. Diana Dervishi në postin e anëtares së Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Znj. Dervishi mori 74 vota pro nga deputetët e mazhorancës. Znj. Dervishi ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe institucionet rregullatore.
Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat kanë vijuar sot, seancat dëgjimore me kandidatët e vetëofruar për plotësimin e tre vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në seancën e sotme u prezantuan kandidatët: Liljana Mamadhaj, Luljeta Minxhozi, Elton Korbi, Violeta Staka, Holta Zaçaj, Ingrid Konomi, Pajtim Melani, Selami Xhepa dhe Merita Bejtja.