Kategoria: dëgjimore

Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat kanë vijuar sot, seancat dëgjimore me kandidatët e vetëofruar për plotësimin e tre vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në seancën e sotme u prezantuan kandidatët: Liljana Mamadhaj, Luljeta Minxhozi, Elton Korbi, Violeta Staka, Holta Zaçaj, Ingrid Konomi, Pajtim Melani, Selami Xhepa dhe Merita Bejtja.