Author: gazetar_1
Tregtia e jashtme e Shqipërisë në periudhën 2022–2025 nuk përshkruan një krizë të menjëhershme, por as një histori suksesi të qëndrueshëm. Ajo tregon më shumë për mbylljen graduale të një cikli ekonomik, ku avantazhet mbi të cilat është mbështetur modeli aktual i rritjes po konsumohen, pa u zëvendësuar ende nga burime të reja konkurrueshmërie. Kjo është edhe teza qendrore e analizës së publikuar nga ALTAX mbi tregtinë e jashtme shqiptare në fundin e ciklit 2022–2026. Kulmi i eksporteve në vitin 2022, kur ato arritën rreth 487 miliardë lekë, u lexua gjerësisht si provë e forcimit të ekonomisë prodhuese. Por sipas…
Nëse ju vjen një mesazh nga një mik i njohur, me të cilin keni pasur biseda të mëparshme, dhe ju kërkohet ndihmë për një “konkurs” apo “votim”, duhet të tregoni kujdes të shtuar. Në shumicën e rasteve, nuk bëhet fjalë për mikun tuaj, por për një haker që ka marrë ose po tenton të marrë kontrollin e profilit të tij. Skema funksionon duke shfrytëzuar faktin që mesazhi vjen nga një kontakt i besuar dhe nga një bisedë ekzistuese, çka e ul vigjilencën e marrësit. Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, mashtruesi sillet dhe shkruan si miku juaj, duke u referuar bisedave…
Shqipëria do të jetë e pranishme me një pavijon kombëtar në BIOFACH 2026, panairin më të madh dhe më prestigjioz në botë për industrinë organike, i cili zhvillohet nga 10 deri më 13 shkurt në Nuremberg, Gjermani. Në këtë event ndërkombëtar, vendi ynë do të përfaqësohet nga pesë kompani shqiptare, të cilat do të prezantojnë një gamë produktesh bio dhe organike, përfshirë fruta dhe perime të freskëta, vaj ulliri, si edhe produkte të tjera agro-ushqimore të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare. Sipas Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), pjesëmarrja në BIOFACH ka një rëndësi të veçantë për promovimin e produkteve…
Nga Roberta Polese, CORRIERE DELLA SERA Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero në Itali, kishte vendosur që të humbiste peshë. Pas vitesh dietash që nuk kishin pasur kurrë sukses, kishte vendosur t’i besonte një klinike milaneze që premtonte një zgjidhje afatgjatë. Në klinikën private i kishin propozuar një udhëtim në Tiranë, ku mund t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale që zvogëlon stomakun. Por diçka nuk shkoi siç duhej dhe Massimo Ferro vdiq më 22 dhjetor të kaluar në Shqipëri. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar në listën e të dyshuarve mjekun kirurg Andrea Formiga…
Gjatë muajit janar 2026, mbi 20 mijë vizitorë vendas dhe të huaj kanë frekuentuar sitet kulturore në Shqipëri, duke reflektuar një interes të qëndrueshëm për trashëgiminë kulturore të vendit. Të dhënat janë bërë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili bën me dije se gjatë këtij muaji muzetë kombëtarë janë vizituar nga 11,315 persona. Ndërkohë, parqet arkeologjike kanë tërhequr 6,012 vizitorë, ndërsa kalatë dhe monumentet kulturore janë vizituar nga 2,693 persona. Sa u përket siteve më të frekuentuara, në vend të parë renditet Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, me 4,948 vizitorë. Pas tij…
Edhe pse konsiderohen si një produkt i shëndetshëm dhe i përdorur gjerësisht në ushqim, farat e susamit të importuara në Shqipëri në janar 2026 kanë rezultuar të kontaminuara me aflatoksinë, duke përbërë rrezik potencial për shëndetin e njeriut. Alarmi është ngritur nga Bashkimi Evropian, i cili ka njoftuar autoritetet shqiptare se, pas analizave laboratorike, në farat e zeza të susamit me origjinë nga Bolivia është konstatuar prania e kësaj toksine të rrezikshme. Aflatoksina është një toksinë helmuese, e cila dëmton mëlçinë dhe, nëse konsumohet për një kohë të gjatë, rrit ndjeshëm rrezikun për kancer. Rreziku bëhet edhe më serioz në…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, ka zhvilluar një takim zyrtar në Doha me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në këtë shtet. Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Katar, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit strategjik. Palët vlerësuan pozitivisht iniciativat ekzistuese dhe shprehën gatishmërinë për të thelluar partneritetin në sektorë me potencial të lartë zhvillimi. Në fokus të bisedimeve ishin investimet, inovacioni dhe teknologjia,…
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur garën për ndërtimin e linjës së re elektrike 110 kilovolt Zogu i Zi – Tirana, Qendër, si dhe për kryerjen e punimeve në nënstacionin elektrik Tirana, Qendër, një investim që synon forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike në kryeqytet. Procedura e prokurimit është publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, ndërsa fondi limit i përllogaritur për realizimin e këtij projekti arrin në 287 milionë e 336 mijë lekë. Sipas dokumenteve të tenderit, objekti i kontratës përfshin ndërtimin e bazamenteve dhe vendosjen e tre terminaleve 110 kV me shkarkues për linjën…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm, duke pasuar në këtë post Shkëlqim Hajdarin. Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant pas dorëheqjes së Hajdarit, i cili është emëruar prefekt i Tiranës. Pas aplikimit, Dashnor Sula ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë. Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë. Gjatë periudhës 1991-1992 ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore Elbasan. Më vonë ai ka ushtruar detyrën e prokurorit në qytete të ndryshme të vendit, si: 1992-1993 prokuror Rrethi…
Rinasi në majë: rritje 248.7% me para-pandeminë, ndër më të shpejtat në Europë dhe i pari në Ballkan
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mbyllur një tjetër vit fantastik, duke u rikonfirmuar ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë krahasuar me periudhën e parapandemisë, vitin 2019. Referuar të dhënave të publikuara nga ACI Europe, të analizuara nga Ekofin.al, numri i pasagjerëve që kanë fluturuar nga TIA në vitin 2025 ishte 248.7% më i lartë sesa në vitin 2019. Me këtë rritje, Aeroporti i Rinasit rezulton të jetë mes top 5 aeroporteve evropiane me rritjen më të fortë nga totali i 485 aeroporteve. Gjithashtu, sa i përket renditjes rajonale të të aeroporteve të Ballkanit Perëndimor, Tirana International Airport…
