Author: gazetar_1
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) vlerëson përpjekjet dhe investimet publike të Qeverisë së Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, përfshirë zhvillimin e platformës e-Albania, duke i konsideruar ato një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Megjithatë, AmCham paralajmëron se mungesa e auditimit të detyrueshëm, e sigurisë së avancuar dhe e përditësimit të vazhdueshëm sipas standardeve ndërkombëtare, përbën rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare. Në një qëndrim të detajuar, AmCham shpreh shqetësim të veçantë lidhur me reagimet e vazhdueshme të anëtarëve të saj pas zhvillimeve…
Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, në deklaratën për mediat u pyet edhe në lidhje me mbetjet e rrezikshme në Durrës. Ai tha se për të asgjësuar mbetjet e rrezikshme ka dy mënyra. Ministri u shpreh se nëse do të vlerësohet se do të ketë eksport të mbetjeve, për t’u asgjësuar në subjekte të huaja, Ministria e Mjedisit do të angazhohet me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për të plotësuar të gjithë dokumentacionin ligjor për ta kryer këtë proces. Ndërsa, në rastin e dytë, shtoi ai, nëse ekspertët vlerësojnë se mbetjet duhet të asgjësohen në Shqipëri, Ministria…
Regjistrimet për herë të parë të mjeteve në vend kanë shënuar rritje në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR, gjatë muajit janar janë regjistruar për herë të parë 6,895 mjete, duke shënuar një rritje prej 4 për qind krahasuar me vitin 2024. Në total, për vitin 2026 deri tani numërohen 5,673 autovetura, ndërsa regjistrimet përfshijnë 26 lloje mjetesh dhe 221 marka të ndryshme. Sipas kategorive të blerjes, 4,389 mjete rezultojnë të përdorura dhe të blera jashtë Shqipërisë, ndërsa 1,037 janë mjete të reja në total. Tirana kryeson për numrin e regjistrimeve gjatë muajit janar, me 2,771…
Shqipëria po konsolidohet gradualisht si një nga tregjet më interesante në Europë për investime në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në sektorin e qirave. Të dhënat më të fundit mbi kthimet e investimeve nga qiraja nga Investropa tregojnë se disa qytete shqiptare po ofrojnë norma fitimi që tejkalojnë ndjeshëm mesataren europiane, duke e kthyer vendin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investitorët vendas dhe të huaj. Sipas grafikut të publikuar i bazuar në të dhëna nga Banka e Shqipërisë, Numbeo, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, Tirana regjistron një kthim mesatar rreth 7% nga qiratë, një nivel që e…
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi, deklaroi se Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e rekomandimeve të MONEYVAL, mekanizmi i Këshillit të Evropës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe përhapjes së armëve të dëmtimit në masë. Duke raportuar në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Koçi theksoi se ky proces ka qenë kompleks dhe ka kërkuar angazhimin e koordinuar të një numri të madh institucionesh në drejtim të përmirësimin e kuadrit ligjor, institucional dhe operacional të vendit. Sipas tij, përmbushja e rekomandimeve të MONEYVAL përbën një element kyç…
Sektori bankar e mbylli vitin 2025 me një nga treguesit më domethënës të përmirësimit të qëndrueshmërisë financiare ndër vite. Në dhjetor, raporti i kredive me probleme zbriti për herë të parë në nivelin 3.8%, duke shënuar një minimum historik dhe duke konfirmuar një cikël të gjatë pastrimi të bilanceve bankare. Ky nivel reflekton jo vetëm menaxhim më të kujdesshëm të riskut nga bankat, por edhe një mjedis makroekonomik më të qëndrueshëm, që ka ndihmuar huamarrësit të përmbushin detyrimet e tyre financiare. Ulja e huave me probleme nuk është një zhvillim i izoluar i dhjetorit, por kulmi i një tendence rënëse…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka rikujtuar se qytetarët dhe bizneset kanë mundësi të aplikojnë në çdo kohë për kalimin në pronësi të truallit shtetëror që ndodhet në përdorim, përmes portalit e-Albania, duke ofruar kështu një proces të unifikuar dhe të dixhitalizuar për rregullimin e marrëdhënieve pronësore. Sipas njoftimit zyrtar, trualli përfitohet pa pagesë në rastet kur objekti ka funksion banimi, ndërsa e drejta për kalimin në pronësi shtrihet edhe për një sërë kategorish të tjera objektesh. Konkretisht, përfshihen ndërtesat e privatizuara në bazë të ligjit nr. 7512, datë 10.08.1991, objektet e blera nga ndërmarrjet shtetërore apo ish-kooperativat bujqësore, si…
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka përfunduar me sukses ndërtimin dhe funksionalizimin e Arkivës Digjitale, një nga shtyllat kryesore të Strategjisë 3-vjeçare të zhvillimit të institucionit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të proceseve administrative dhe qeverisjes pa letra. Ky projekt përfaqëson më shumë sesa një investim teknnologjik. Ai është një transformim real i mënyrës se si administrohet kujtesa institucionale dhe dokumentacioni i prokurimit publik, duke vendosur standarde të reja për ruajtjen, organizimin dhe aksesin në dosjet e tenderave të zhvilluara ndër vite nga OBP. Një element thelbësor që e dallon këtë nismë është fakti se Arkiva…
Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion kyç i ekoturizmit në Evropë falë Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa, një nga mrekullitë natyrore më të rralla të kontinentit, shkruan faqja e njohur turistike travelandtourworld.it (TTW). I shpallur park kombëtar në vitin 2023, ky territor i mbrojtur shtrihet në rreth 12 727 hektarë dhe mbron një pasuri unike: një lumë të madh që rrjedh plotësisht i lirë, pa diga apo ndërhyrje artificiale. Një park unik në Evropë Vjosa është parku i parë kombëtar në Evropë i dedikuar një lumi të egër. Lumi buron në Greqi dhe përshkon…
Shqipëria shënon përkeqësim në renditjen globale të indeksit të perceptimit të korrupsionit. Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, raporti i fundit e vlerëson vendin me 39 pikë. Ndërsa në renditjen mes vendeve pozicionohet e 91-ta duke humbur 11 vende në renditjen e Transparency International. Në raportin e vitit të kaluar, Shqipëria ishte e 80-ta mes 182 shteteve. Ndërsa Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International, duke shënuar një rënie për 1 pikë krahasuar me vitin paraprak. Vlerësimi i ri bën që Kosova të renditet e…
