Author: gazetar_1
Viti 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për licencim në tregtimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që lamë pas janë dhënë 14 licenca të reja për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të energjisë, një shifër dukshëm më e lartë krahasuar me vitin 2024, kur u miratuan vetëm 3 të tilla. Ndërkohë, në 5-vjeçarin fundit, numri më i lartë është shënuar në 2022-in, kur ERE licencoi 16 kompani në ushtrimin e këtij aktiviteti. Rritja e interesit në atë kohë erdhi kur tregjet e energjisë elektrike ishin të paqëndrueshme, ndërkohë që…
Nga Majlinda Bregu Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025. Shumëkush mund të thotë: “ne kemi hallet tona, nuk na duhet të dimë çfarë hallesh kanë europianët.” Një gjysmë e vërtetë kjo. Por vetëm një gjysmë. Sepse ajo që ndodh në Europë jo vetem nuk është kurrë larg nesh, por shpesh përcakton drejtimin tonë politik, ekonomik dhe të sigurisë. Po aq ndikon edhe në vëmendjen europiane ndaj zullumeve tona. Teksa e lexoja raportin, po mendoja për dy Europat që bashkëjetojnë sot: Europa brenda dhe Europa jashtë. Njëra që po përpiqet të kapë mesazhin se që të mbijetojë duhet të ndryshojë dhe…
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë procedoi në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri Albin Kurti tha se vlera e buxhetit është katër miliardë euro. Ky buxhet parasheh 867 milionë euro për komunat dhe pagën e 13-të. Kryeministri Albin Kurti tha se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të paguhet sapo të hyjë në fuqi ligji i buxhetit. “Është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro. Për komunat parashihen 867 milionë euro. Ky buxhet përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, që do të paguhet sapo të hyjë në fuqi ligji…
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e prezantimit të programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë. Ai u shpreh se ky ishte financimi më i mahd për infrastrukturën administrative në vend,, duke shtuar se ishte i duhuri për t’u bërë. “Në rastin e Qendrës së re të Drejtësisë, mendojmë se është pak më ndryshe dhe nuk mendoj ta fusim në këtë proces, por duhet ta financojmë drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Është padyshim financimi më i madh që mund të jetë bërë për infrastrukturën administrative në Shqipëri, por besojmë se është i duhuri. Sot janë krijuar mundësitë dhe sipas këndvështrimit…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), nën drejtimin e Kryeadministratores Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e Memorandumit të Partneritetit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Memorandumi, i nënshkruar nga Kryeadministratorja Risena Xhaja dhe u.d. Drejtori i Përgjithshëm i AAPSK-së në Kosovë, Alban Sutaj, përbën një hap konkret drejt institucionalizimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e menaxhimit dhe ripërdorimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga veprimtaria kriminale. Sipas Memorandumit, palët…
Shqipëria synon krijimin e 1600 startup-eve deri në vitin 2030 dhe dyfishimin e ekosistemit ekzistues, me objektivin për të arritur në 825 startup-e aktive në vend. Ky synim është pjesë e programit “Shqipëria 2030”, i cili parashikon një rritje të ndjeshme të financimit për ndërmarrjet e reja, me qëllim mbështetjen e bizneseve në fazat e hershme të zhvillimit, kur ato janë në proces të krijimit të produktit ose shërbimit të tyre, dhe në fazat e zgjerimit, kur synojnë të rriten, të hyjnë në tregje të reja dhe të rrisin numrin e klientëve. Programi synon të ofrojë më shumë mundësi investimi…
Inflacioni në Shqipëri është rikthyer në një trajektore lehtësisht rritëse në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) arriti në 2,3% në muajin janar 2026, nga 1,9% që ishte në janar të një viti më parë. Krahasuar me dhjetorin 2025, çmimet e konsumit u rritën me 0,4%, duke sinjalizuar një presion të moderuar në nisje të vitit. Në terma vjetorë, rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, i cili dha kontributin më të…
Merr fund kriza në Kosovë, Albin Kurti zgjidhet kryeministër, ja qeveria e re që u votua nga Kuvendi
Merr fund kriza e gjatë politike që e mbajti Kosovën për mbi 1 vit pa qeveri. Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës për të tretën herë. Pas votimin në Kuvend kandidatura e Albin Kurtit mori 66 vota pro, 49 vota kundër dhe asnjë abstenim. Në krye të Kuvendit është zgjedhur Albulena Haxhiu. Kabineti qeveritar i propozuar nga Albin Kurti Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm dhe Diasporës Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë Fikrim Damka – Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim…
Alarmi demografik i Shqipërisë sa vjen e thellohet. Vendi e mbylli vitin 2025 me 21.425 lindje dhe 20.245 vdekje, duke regjistruar një shtesë natyrore pozitive prej vetëm 1.180 personash. Sipas të dhënave të INSTAT, lindjet në vitin 2025 rezultojnë: 4.662 në tremujorin e parë, 4.982 në të dytin, 6.408 në të tretin dhe 5.373 në të katërtin.Nga ana tjetër, vdekjet për vitin 2025 regjistrohen: 5.545 në T1, 4.934 në T2, 5.061 në T3 dhe 4.705 në T4, duke çuar totalin vjetor në 20.245 vdekje. Rënie strukturore e lindshmërisë Megjithatë, analiza e dinamikës tremujore tregon një realitet më kompleks. Tremujori i…
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, projekti më i madh aeroportual në ndërtim në vend, është kthyer në një betejë të hapur juridike mes aksionerëve, me pasoja që sipas kompanisë zviceriane MABCO-sprekin jo vetëm pronësinë dhe investimin, por edhe sigurinë publike dhe potencialisht financat e shtetit shqiptar. Në një konferencë për mediat, përfaqësuesit e kompanisë së Behgjet Pacollit deklaruan se, ndonëse zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare, aktualisht janë përjashtuar nga çdo e drejtë vendimmarrjeje, në atë që e quajnë “shpronësim faktik” me vendim gjykate. Konflikti lidhet me një kontratë të pretenduar për transferimin e 47% të kuotave tek ortaku minoritar…
