Author: gazetar_1

Genci Tërpo, me profesion avokat, së fundmi këshilltar ligjor i ministres së energjetikës dhe infrastrukturës, është emëruar “pa shumë bujë” në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), mëson Ekofin.al. Prezantimi i tij është bërë nga Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo, në ambientet e institucionit, i cili përpara marrjes së detyrës së zëvendësit të Ballukut kishte shërbyer më parë në krye të AKBN. Z. Tërpo sjell mbi 20 vite eksperiencë profesionale dhe akademike, të ndara mes sektorit publik, shoqërisë civile dhe praktikës ligjore. Një nga rolet në karrierën e tij ka qenë drejtimi i Sekretariatit Kombëtar të…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Sot shqiptarët janë viktima të mafies së ushqimeve. Mafia e ushqimeve fiton më shumë se mafia e drogës. Nëse droga dëmton jetën e 5% të shqiptarëve që e përdorin, ushqimet po dëmtojnë jetën e 100% të popullit. Dikur Shqipëria krenohej me produktet ushqimore për shkak të cilësisë, çmimeve, por edhe shijes së shumë produkteve si frutat, perimet, mishi, bulmeti etj. Por kjo i përket të kaluarës dhe ka mbetur një mit. Një biznesmen shqiptar dëshironte të eksportonte mish në Gjermani dhe në BE, me iluzionin se Europa nuk ka mish si Shqipëria. Pas 6 muajsh përpjekjesh dhe…

Read More

Tourism Fair Albania ka përmbyllur edicionin e tij të katërt, duke u konfirmuar si panairi i vetëm i dedikuar ekskluzivisht sektorit të turizmit në Shqipëri, një pikëtakimi i përvitshëm me rëndësi në rritje për komunikimin dhe promovimin e ofertës turistike të vendit dhe rajonit. Panairi u organizua nga kompania Iceberg Exhibitions. Panairi mblodhi 145 ekspozues, që përfaqësuan të gjithë zinxhirin e vlerës së turizmit, përfshirë hotele dhe struktura akomoduese, agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, agroturizme, destinacione, sektorin HoReCa, teknologji dhe shërbime mbështetëse për industrinë. Një komponent qendror i eventit ishte programi B2B, i organizuar për të katërtin vit radhazi në bashkëpunim…

Read More

Qoftë gazetar, atlet i njohur, autor apo model – kushdo që interesohet për një figurë publike, shpesh dëshiron të mësojë më shumë rreth saj, për shembull përmes një biografie. Në platformën e shitjes online Amazon, libri mund të porositet vetëm me disa klikime dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të mbërrijë në kutinë tuaj postare ditën tjetër. Por jo të gjitha biografitë e shitura në Amazon janë të vërteta. Këtë e zbuloi një test i kryer nga NDR. U porositën tri biografi: një për gazetarin investigativ Oliver Schrëm, një për redaktoren e gazetës Zeit, Alice Bota, dhe një për futbollistin…

Read More

I shoqëruar me debate të shumta, ligji për investimet strategjike, u miratua në vitin 2015, me një afat 3 vjeçar. Në fokus ishin investimet në sektorë prioritar si turizmi, energjia, transporti, bujqësia apo zonat teknologjike. Që nga ajo kohë, afati i ligjit u shty të paktën 6 herë, dhe është në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti. Afati fillestar ishte 31 dhjetor 2018, më pas u shty me propozim të socialistëve për në fund të 2019-ës, pastaj për në 2020, për të vijuar më tej duke zgjatur afatin për në 2021-shin dhe në fund të 2021-shit u shty…

Read More

Shqipëria po plaket me ritme ndër më të shpejtat në Europë, edhe pse mosha mesatare na rendit mes vendeve me popullsinë më të re. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se raporti i varësisë së të moshuarve, pra numri i personave 65 vjeç e lart në raport me popullsinë 15-64 vjeç, është rritur nga 18.2% në vitin 2015, në 33.3% në vitin 2025. Brenda një dekade, ky tregues është rritur me 15.1 pikë përqindje, rritja më e lartë mes të gjitha vendeve të përfshira në tabelë. Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, e cila është rritur…

Read More

Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë kanë nisur zyrtarisht, duke shënuar startin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore ndërkufitare në rajon, me ndikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen tregtare, turizmin dhe integrimin ekonomik mes Greqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në terren kanë nisur punimet përgatitore, që përfshijnë pastrimin e zonës nga bimësia, ndërhyrjet e para me mjete të rënda dhe nivelimin e terrenit, duke materializuar konkretisht një projekt të shumëpritur për rajonin e Epirit dhe për lidhjen me kufirin shqiptar. Kontrata për realizimin e projektit, me një vlerë prej 310 milionë eurosh, është firmosur…

Read More

Tregu italian i stomatologjisë vlen mbi 10 miliardë euro në vit në shpenzimet private të familjeve, sipas të dhënave të AIOP dhe anketave të ISTAT-SHA. Kjo shifër e vendos kujdesin stomatologjik në vendin e dytë midis shpenzimeve të kujdesit shëndetësor nga xhepi, menjëherë pas produkteve farmaceutike, dhe vetëm ai përbën afërsisht 21% të totalit të shpenzimeve private të kujdesit shëndetësor të vendit. Megjithatë, një pjesë në rritje e këtij tregu po migron në heshtje jashtë vendit. Sipas vlerësimeve të industrisë, mbi 200 mijë italianë udhëtuan jashtë vendit për procedurat stomatologjike në vitin 2024. Me një kosto mesatare për pacient të…

Read More

Administrata Tatimore publikoi një video informuese për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar përmbushjen e kërkesave ligjore të deklaratës për të ardhurat e vitit 2025, që duhet dorëzuar deri më 31 mars 2026. Për herë të parë këtë vit aplikohet parimi i të ardhurave vjetore. Përveç zbritjeve dhe përfitimeve për numrin e fëmijëve në ngarkim dhe shpenzimet arsimore, individët gjithashtu mund të aplikojnë për rimbursimin e tatimit të mbipaguar gjatë vitit për të ardhurat nga punësimi. Tatimet parashikojnë që rreth 200 mijë individë do të duhet…

Read More

Është shkarkuar nga posti Mirlinda Karçanaj, e cila deri më tani ka udhëhequr Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Mësohet se vendin e saj do e zërë Igli Tafa. Ky i fundit, që prej tetorit 2022, mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Karçanaj ndodhet aktualisht në “arrest shtëpie”, pasi u mor e pandehur nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte. Ajo akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerje veprash nga organizata kriminale”. Ishte data 16…

Read More