Author: gazetar_1
Transformimi i një fotografie nga dita në natë brenda disa sekondash. Rikthimi i pjesëve që mungojnë të një objekti në foto, si një kafshim i humbur në një tortë. Bashkimi i disa fotove në një imazh të harmonizuar dhe të plotë. Këto aftësi krijuese dikur kërkonin ekspertizë profesionale ose orë të tëra redaktimi. Tani janë të mundshme brenda pak minutash, direkt nga telefoni juaj Galaxy, thjesht duke i përshkruar me fjalët tuaja. Ky është hapi tjetër i evoluimit të kamerës Galaxy: një përvojë e plotë bazuar në sistemin më të avancuar të kamerës Galaxy deri më sot. Kamerat mobile tashmë…
Produktet e importuara në Shqipëri shpesh kushtojnë më shtrenjtë se në vendet e origjinës nga vijnë. Kjo vihet re edhe kur euro zhvlerësohet siç ka ndodhur vitet e fundit, ku sërish çmimet në tregun shqiptar qëndrojnë statike, ndërkohë që në logjikën ekonomike, nëse ato blihen më lirë, do duhet të reflektohet në çmimin final. Por pse nuk ndihet zhvlerësimi valutave në rënien e çmimeve? Sipas një analize të bërë nga ALTAX, në praktikë, zhvlerësimi i euros shpesh kalon pothuajse i padukshëm në tregun shqiptar. Edhe kur euro/dollari humbet vlerë ndaj lekut, çmimet e produkteve të importuara nuk bien automatikisht. Arsyeja…
Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm performancën e saj në internetin mobil, duke u renditur në vendin e 45-të në botë sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Ookla në kuadër të Speedtest Global Index për muajin janar 2026. Sipas indeksit global, Shqipëria regjistron 111.60 Mbps shpejtësi mesatare shkarkimi (download), 19.61 Mbps shpejtësi ngarkimi (upload), 16 ms latencë. Ky rezultat e vendos vendin në mesin e tabelës globale, por me një performancë solide për rajonin. Kalimi mbi pragun 100 Mbps në mesataren kombëtare tregon për një konsolidim të rrjeteve 4G+ dhe zgjerim gradual të 5G, veçanërisht në zonat urbane. Në…
Bota e udhëtimit po ndryshon dhe turistët amerikanë janë në krye të këtij transformimi. Shqipëria, dikur një vend i “fshehur” nga vëmendja globale, po përjeton një rritje marramendëse të popullaritetit që është e pamundur të mos vihet re, sipas “Travel and Tour World”. Në vitin 2026, Shqipëria pritet të përjetojë një bum të jashtëzakonshëm, dhe turistët nga SHBA-ja janë forca shtytëse pas këtij transformimi. Ata po dynden drejt Shqipërisë në numra të paprecedentë, duke ndryshuar rregullat e lojës për këtë thesar mesdhetar. Kjo rritje e turizmit po riformëson jo vetëm panoramën turistike të Shqipërisë, por edhe tregun më të gjerë…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit si një shembull të planifikimit, profesionalizimit dhe kalimit drejt rritjes së cilësisë, në një intervistë ekskluzive për revistën spanjolle “Forbes”. Shqipëria po përjeton një moment vendimtar në zhvillimin e turizmit. Në vetëm një dekadë, vendi me shpirtra mesdhetarë dhe ballkanik ka kaluar nga një destinacion, pothuajse i panjohur në një nga tregjet me rritjen më të shpejtë në Evropë, duke arritur mbi 12 milionë vizitorë ndërkombëtarë në 2025, me pritshmëri të ngjashme edhe për 2026. Para pandemisë, Shqipëria priti rreth…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon qytetarët, se tashmë me miratimin e VKM nr. 4, datë 15.01.2026, përcaktohen qartësisht rregullat dhe procedurat për kalimin në pronësi të truallit shtetëror, duke garantuar transparencë, siguri juridike dhe trajtim të barabartë për çdo aplikant. Aplikimi kryhet përmes platformës shtetërore e-Albania, ndërsa dokumentacioni ngarkohet elektronikisht dhe depozitohet pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së përkatëse. Qëllimi: më pak burokraci, më shumë transparencë dhe siguri juridike. Vendimi trajton dy kategori kryesore përfituesish. Së pari, ndërtesat e privatizuara sipas ligjeve nr. 7512, datë 15.08.1991 dhe nr. 7476, datë 12.03.1991. Për këto raste, kushti themelor është që ndërtesa të jetë…
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e enjte, më 19 shkurt 2026, në orën 10:00, ku në rend dite të seancës plenare do të jetë edhe votimi i 5 anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Deputetët kanë shprehur mbështetje për kandidaturat e Selami Xhepës, Matilda Shehut dhe Holta Zaçajn, ndërsa qeveria ka propozuar dy emra me profil të spikatur: ish-ministrin e Financave Ervin Mete dhe bankieren Jonida Prifti. Ende nuk dihet se cili do të jetë propozimi i tretë nga Këshilli i Ministrave, për të cilin është rihapur sërish thirrja për aplikime. Këshilli Mbikëqyrës i…
Udhëzim i ri për raportimin e ndihmës ekonomike dhe shërbimeve sociale, synohet rritja e monitorimit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka miratuar Udhëzimin nr. 122, datë 6.2.2026, “Për mënyrën e paraqitjes së të dhënave statistikore për programin e ndihmës ekonomike, të aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore”, një akt që riorganizon të gjithë sistemin e raportimit social në vend dhe shfuqizon Udhëzimin nr. 1945, datë 4.10.2010. Udhëzimi i ri zbërthen teknikisht treguesit e përcaktuar në VKM nr. 617/2021 dhe vendos një kornizë të unifikuar raportimi për bashkitë, drejtoritë rajonale dhe nivelin qendror. Në thelb, ky udhëzim synon standardizimin e mbledhjes, përpunimit dhe transmetimit të të dhënave statistikore për tre shtyllat kryesore…
Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar dy udhëzime të reja, që unifikojnë rregullat, procedurat dhe kriteret për pranimin në Policinë e Shtetit: Udhëzimin nr. 18, datë 4.2.2026, për pranimin në rolin zbatues, dhe Udhëzimin nr. 19, datë 4.2.2026, për pranimin në rolin e parë drejtues. Të dy aktet mbështeten në ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe synojnë një proces më të rregullt, të parashikueshëm dhe të matshëm, me theks te ligjshmëria, meritokracia, transparenca dhe objektiviteti. Në thelb, dy udhëzimet vendosin një “kornizë standarde” për rekrutimin: si shpallen kuotat, si dorëzohen e verifikohen dokumentet, si zhvillohen fazat e…
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, 17 shkurt, drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa. “Igli është tjetër rekrut i Shqipërisë digjitale i cili ka lënë misione dhe punë të tjera në vende të tjera dhe ka ardhur të shërbejë në një moment shumë kritik. Kapaciteti i tij drejtues, e dikujt që është pjesë e juaja, na bëri së bashku t’i kërkojmë të spostohet brenda të njëjtës godinë. Jam shumë i kënaqur që Igli e mori këtë propozim si një detyrë, jo si një ftesë për të shkuar në një festë sepse nuk është e lehtë…
