Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kalimi i truallit shtetëror në pronësi, Kadastra sqaron dy kategoritë që përfitojnë nga vendimi i qeverisë

17:13 - Shkurt 17, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon qytetarët, se tashmë me miratimin e VKM nr. 4, datë 15.01.2026, përcaktohen qartësisht rregullat dhe procedurat për kalimin në pronësi të truallit shtetëror, duke garantuar transparencë, siguri juridike dhe trajtim të barabartë për çdo aplikant.

Aplikimi kryhet përmes platformës shtetërore e-Albania, ndërsa dokumentacioni ngarkohet elektronikisht dhe depozitohet pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së përkatëse. Qëllimi: më pak burokraci, më shumë transparencë dhe siguri juridike.

Vendimi trajton dy kategori kryesore përfituesish.

Së pari, ndërtesat e privatizuara sipas ligjeve nr. 7512, datë 15.08.1991 dhe nr. 7476, datë 12.03.1991. Për këto raste, kushti themelor është që ndërtesa të jetë fituar me kontratë privatizimi nga organi shtetëror përkatës, trualli të jetë pronë shtetërore (dhe jo tokë publike e patjetërsueshme), si dhe pasuria të jetë në posedim të kërkuesit. Një element thelbësor mbetet edhe shlyerja e detyrimeve për taksën e truallit në përdorim.

Së dyti, përfshihen ndërtesat me leje ndërtimi të lëshuar pas datës 10.08.1991. Në këto raste, trualli duhet të jetë pronë shtetërore, të mos ekzistojë dokument i mëparshëm për dhënien e tij në përdorim dhe të jenë përmbushur të gjitha detyrimet përkatëse financiare. Në të dyja kategoritë, sipërfaqja që kalon në pronësi përcaktohet sipas genplanit përkatës ose, në mungesë të tij, sipas sipërfaqes nën objekt.

Kërkesa paraqitet online, ndërsa dokumentacioni përkatës ngarkohet në format PDF dhe më pas depozitohet me postë pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së që administron zonën ku ndodhet pasuria. Ky standardizim synon të shmangë paqartësitë dhe të përshpejtojë shqyrtimin e aplikimeve, duke e bërë procesin më të sigurt dhe më të parashikueshëm për qytetarët.

Vendimi përcakton qartë se për objektet me funksion banimi, kalimi i truallit realizohet pa pagesë. Ndërsa për objektet me funksion social-ekonomik, kalimi bëhet me pagesë, sipas çmimit të miratuar në hartën e vlerës së tokës. Në rastet me funksion të përzier, pagesa aplikohet vetëm për pjesën e përdorur për veprimtari ekonomike.

Vendimi nuk përfshin objektet e privatizuara sipas ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, si dhe rastet që lidhen me privatizimin e objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore sipas ligjit nr. 18/2023. Me këtë vendim, procesi i kalimit në pronësi të truallit shtetëror plotësohet duke u bërë më i thjeshtë në aplikim, më i qartë në rregulla dhe më i sigurt në zbatim — duke konsoliduar një tjetër hap drejt formalizimit të pasurive.

Ekofin Media
Ekofin Media
agjencia shteterore e kadastres kalimi shtetëror truallit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter