Author: gazetar_1

Krimi në Shqipëri investon në blerjen e tokave dhe të apartamenteve ndërsa llogaritë bankare i depoziton përmes lidhjeve të afërta. Ky konkluzion del nga raporti vjetor i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ku gjatë përshkrimit të aseteve të bllokuara rezulton se aktualisht janë nën mbikëqyrjen e shteti si pasuri nën sekuestro toka kryesisht përgjatë bregdetit me një vlerë prej tetë milionë euro. Ndërsa 294 objekte janë apartamente, garazhe dhe njësi shërbimi me vlerë 42 milionë euro. Siç rezulton nga inventari i pasurive të sekuestruara kryesisht nga hetimet e SPAK pasuritë në totalin e tyre kushtojnë…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka rishpallur procedurën për përzgjedhjen e grupit të audituesve të pavarur që do të auditojnë llogaritë financiare të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për vitet 2024–2025. Vendimi është marrë nga Nënkomisioni për Auditimin e Sektorit Publik në mbledhjen e datës 4 mars 2026, në zbatim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”. Sipas njoftimit, auditimi i llogarive financiare të KLSH kryhet nga një grup audituesish të pavarur, të përzgjedhur nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe të miratuar më pas nga Kuvendi. Procedura është rishpallur për të identifikuar kandidaturat që plotësojnë…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar nisjen e monitorimit të tregut të karburanteve në Shqipëri, duke vendosur në vëmendje të veçantë çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë. Sipas institucionit, procesi i monitorimit mbështetet në dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe synon të verifikojë nëse luhatjet e çmimeve në tregun vendas janë në përputhje me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Autoriteti bëri të ditur se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e karburanteve, si në nivel shumice ashtu edhe në nivel pakice, janë aktualisht nën monitorim. Institucioni thekson se në rast se…

Read More

Qeveria ka hedhur në konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e kritereve, procedurave dhe afateve për zbatimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve për të gjitha rrymat e mbetjeve”, një akt nënligjor që synon të rregullojë mënyrën se si do të ndahen dhe trajtohen mbetjet në Shqipëri në vitet e ardhshme. Projektvendimi vjen në zbatim të ligjit nr. 57/2025 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe synon të krijojë një kuadër të qartë për ndarjen e mbetjeve që në burim, duke rritur riciklimin dhe duke ulur sasinë e mbetjeve që përfundojnë në landfill. Sipas relacionit shoqërues, ky akt rregullator është hartuar…

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar sot ndryshimet në kabinetin qeveritar, shkarkimet, lëvizjet nga dikasterët dhe emërimet e reja të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku, e cila deri më tani ka shërbyer si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministre, është shkarkuar përfundimisht nga detyra. Ajo është tashmë nën hetim nga SPAK, teksa është kërkuar dhe arrestimi i saj. Nga detyra është larguar përfundimisht dhe Elisa Spiropali, e emëruar në shtator ministre e Jashtme dhe Pirro Vengu, i cili mbante postin e ministrit të Mbrojtjes. Emërime të reja janë, Ferit Hoxha si Ministër i Jashtëm, i cili…

Read More

Vlora International Airport (VIA), një nga projektet më të mëdha strategjike në sektorin e aviacionit civil në Shqipëri, vijon procesin e rekrutimit të stafit në prag të përgatitjeve për operim. Së fundmi, aeroporti ka shpallur pozicionin vakant të Menaxherit të Sigurisë, një rol kyç për ndërtimin dhe menaxhimin e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë (Safety Management System – SMS), në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të aviacionit. Sipas njoftimit zyrtar, Safety Manager do të jetë përgjegjës për hartimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të sigurisë së aeroportit, duke siguruar përputhshmëri me kërkesat e autoriteteve rregullatore dhe standardeve ndërkombëtare si…

Read More

Sot, në ambientet e Kinema “Republika” në qytetin e Shkodrës, Banka e Shqipërisë çeli ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një projekt historik dhe edukativ, i cili, pas prezantimit në Tiranë dhe ndalesës në Prishtinë, vijon udhëtimin e tij në një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore, studiues, pedagogë, nxënës, si dhe qytetarë të interesuar për historinë ekonomike dhe institucionale të vendit. Në fjalën e saj përshëndetëse, Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, zj. Ahmetaj, theksoi rëndësinë simbolike të ndalesës së ekspozitës në…

Read More

Sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve vijon të pësoje humbje të mëdha monetare por edhe të fuqisë punëtore, për shkak të kursit të këmbimit. Vetëm gjatë 2025 , nga sektori raportohet reduktimi afro 12 mijë vende punë. Për këtë arsye, në dëgjesën e zhvilluar në komisionin e Ekonomisë, kërkohet marrja e masave emergjente. Edvin Prençe, Kryetar i Pro Eksport Albania: “Te rritet koeficienti i amortizimit nga 20 për qind në 40 % sa i takon makinerive te prodhimit. Kjo nuk është ulje tatimi, por ndryshon rimtin me të cilin njihen shpenzimet e investimit për qëllime fiskale. Shërben për të rritur…

Read More

Sot në Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat u diskutua draft-raporti i Kontrollit Post-Legjislativ për ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i cili analizon në mënyrë të detajuar zbatimin dhe efektet e këtij ligji, veçanërisht në lidhje me duhanin dhe produktet e duhanit. Raporti synon të vlerësojë nëse ligji ka arritur objektivat e tij fiskale, ekonomike dhe shëndetësore, si dhe të identifikojë problematikat dhe nevojat për përmirësim në politikat e taksimit të këtyre produkteve. Dokumenti është hartuar në kuadër të mekanizmit të Kontrollit Post-Legjislativ, një instrument i ri i mbikëqyrjes parlamentare që synon të vlerësojë se si…

Read More

Euro vijon të dobësohet në tregun vendas valutor, duke reflektuar një trend zhvlerësimi që po vazhdon edhe në fillim të muajit mars. Sipas kursit zyrtar të publikuar sot, monedha europiane ka zbritur në 96.08 lekë, duke humbur edhe 0.11 lekë në krahasim me një ditë më parë. Rënia e euros është pjesë e një tendence më të gjerë të dobësimit të disa monedhave kryesore kundrejt lekut. Edhe dollari amerikan ka pësuar një rënie të mëtejshme, duke u këmbyer me 82.57 lekë, ose 0.32 lekë më pak se në përditësimin e mëparshëm. Ndërkohë, në të njëjtën linjë kanë lëvizur edhe dollari…

Read More