Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Të ardhurat nga tatimi mbi pagat dhe TVSH-ja “frynë” buxhetin në 2025, lumë shpenzimesh pas Aktit Normativ të dhjetorit

14:58 - Mars 3, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Performanca paraprake e treguesve fiskalë për 12-mujorin 2025 konfirmon një vit me rritje të qëndrueshme të të ardhurave buxhetore, por edhe me një zgjerim të ndjeshëm të shpenzimeve publike, çka ka prodhuar një deficit buxhetor prej rreth 47.1 miliardë lekësh në fund të vitit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale arritën në 754.6 miliardë lekë, ose 98% e planit të periudhës dhe 99.7% e planit vjetor sipas buxhetit fillestar. Krahasuar me vitin 2024, buxheti mblodhi rreth 44 miliardë lekë më shumë, një rritje prej 6.2%. Në të njëjtën kohë, shpenzimet e përgjithshme publike u realizuan në nivelin 801.7 miliardë lekë, 10% më shumë se një vit më parë.

Tatimet dhe Doganat, motori i rritjes së të ardhurave

Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat arritën në 496.2 miliardë lekë, 39.2 miliardë lekë më shumë se në 2024 (+8.6%). Brenda këtij zëri, administrata tatimore ka qenë kontribuesi kryesor në zgjerimin e të ardhurave.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore arritën në 256.5 miliardë lekë, 12.8% më shumë se një vit më parë dhe 0.4% mbi planin. Rritja më e fortë është regjistruar tek tatimi mbi të ardhurat personale, i cili arriti në 82.5 miliardë lekë, 24.7% më shumë se në 2024. Ky është një sinjal i qartë i zgjerimit të bazës së punësimit formal dhe rritjes së pagave, por edhe efekt i masave të reja fiskale dhe indeksimeve të pagave minimale e maksimale të kontributeve që hynë në fuqi në 2025–2026.

Edhe TVSH neto në vend ka shënuar rritje të fortë, duke arritur në 68.5 miliardë lekë, 14.9% më shumë se një vit më parë dhe 4% mbi plan. Paralelisht, rimbursimet e TVSH-së arritën në 25.3 miliardë lekë, 13.1% më shumë se në 2024, çka tregon për një volum më të lartë aktiviteti ekonomik dhe eksporte.

Tatimi mbi fitimin u realizua në 58.5 miliardë lekë, vetëm 2.7% më shumë se një vit më parë – një rritje më modeste, që sugjeron një stabilizim të marzheve të biznesit në një vit me presione kostosh dhe kurs këmbimi të fortë.

Doganat: rritje më e moderuar

Nga ana tjetër, të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore arritën në 239.7 miliardë lekë, 4.4% më shumë se në 2024 dhe 98.2% e planit.

TVSH në import u realizua në 158.7 miliardë lekë (+2.8%), ndërsa akciza arriti në 69.6 miliardë lekë (+9.7%). Rritja më e fortë e akcizës lidhet me konsumin e produkteve të akcizës dhe me përmirësimin e administrimit fiskal.

Ndërkohë, renta minerare në eksport u realizua në 1.9 miliardë lekë (93.2% e planit), duke reflektuar luhatjet e çmimeve ndërkombëtare dhe volumit të eksporteve minerare. Edhe taksat doganore, me 9.5 miliardë lekë, u realizuan në 92.4% të planit, një sinjal i moderimit të importeve në disa kategori mallrash.

Fondet speciale dhe kontributet në rritje

Të ardhurat nga fondet speciale – sigurimet shoqërore dhe shëndetësore – arritën në 178.2 miliardë lekë, 10.7% më shumë se në 2024 dhe 100.8% e planit. Ky zhvillim është i lidhur drejtpërdrejt me rritjen e pagës minimale dhe zgjerimin e bazës së kontribuuesve, duke forcuar qëndrueshmërinë e skemave sociale.

Shpenzimet rriten me ritëm më të shpejtë se të ardhurat

Në krahun e shpenzimeve, buxheti shpenzoi 801.7 miliardë lekë gjatë 2025, 73.1 miliardë lekë më shumë se në 2024 (+10%). Realizimi ishte 97.2% e planit fillestar dhe 96.4% e planit të ndryshuar me Aktin Normativ të dhjetorit.

Shpenzimet korrente arritën në 653.5 miliardë lekë, 7.8% më shumë se një vit më parë. Rritja e tyre lidhet me pagat në sektorin publik, indeksimet, transfertat sociale dhe shërbimin e borxhit.

Ndërkohë, shpenzimet kapitale u realizuan në 131.6 miliardë lekë, 13.4% më shumë se në 2024. Kjo tregon një përpjekje për të mbajtur ritmin e investimeve publike, edhe pse realizimi mbetet tradicionalisht nën potencialin maksimal.

Balanca fiskale dhe sinjalet për 2026

Diferenca mes të ardhurave (754.6 mld lekë) dhe shpenzimeve (801.7 mld lekë) prodhon një deficit paraprak prej rreth 47.1 miliardë lekësh. Megjithatë, rritja e të ardhurave me 6.2% dhe performanca mbi plan në disa zëra kyç, si TVSH neto dhe TAP, tregojnë një bazë fiskale më të konsoliduar.

Sfida për vitin 2026 mbetet mbajtja nën kontroll e ritmit të rritjes së shpenzimeve, sidomos atyre korrente, dhe ruajtja e një trajektoreje të qëndrueshme të deficitit dhe borxhit publik. Me një ekonomi që vijon të rritet rreth 3.5–4%, sipas projeksioneve të institucioneve ndërkombëtare, hapësira fiskale do të varet gjithnjë e më shumë nga cilësia e administrimit tatimor dhe eficienca e shpenzimeve publike. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
deficiti Ministrisë së Financave rriten shpenzimet të ardhurat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter