Në vitin 2025 Grupi OTP arriti rezultate të jashtëzakonshme, mbështetur këto edhe nga performanca e fortë e aktivitetit të bankingut bazë dhe ekzekutimit të disiplinuar. Me rritje dyshifrore të kredive dhe depozitave, cilësi të qëndrueshme të kredisë dhe një bazë të fortë të kapitalit, OTP vazhdon të dëshmojë forcën e modelit të tij të diversifikuar bankar, duke ofruar vlerë të qëndrueshme si për aksionerët, ashtu edhe për klientët.
Kështu, fitimi pas tatimit arriti në 2.88 miliardë Euro, duke u përkthyer në një Kthim nga Kapitali prej 21.6%. Çmimi i aksioneve vendosi rekorde të reja gjatë vitit. Grupi OTP shpërndau një dividend rekord dhe vazhdoi blerjet e aksioneve; CEO i ri i Grupit, i emëruar në vitin 2025, z. Péter Csányi riafirmoi drejtimet strategjike të përcaktuara më parë.
Fitimi para tatimit për të gjithë vitin, u rrit me 8% krahasuar me vitin e kaluar, i nxitur nga një përmirësim prej 10% në fitimin operativ. Të ardhurat totale u rritën me 11%, krahasuar me vitin e kaluar, në terma të forintës hungareze (HUF), ndërsa u rritën me 12% organikisht dhe të rregulluara me kursin e këmbimit (duke përjashtuar efektin e shitjes së aktivitetit në Rumani, në vitin 2024). Brenda spektritë të ardhurave të bankingut qëndror, të ardhurat neto nga interesat u rritën me 9% krahasuar me vitin e kaluar (10% organikisht dhe të rregulluara me kursin e këmbimit), duke reflektuar kryesisht zgjerimin e volumit të biznesit; marzhi neto i interesit u përmirësua me 7 pikë bazë në nivelin 4.34%.
Tarifat dhe komisionet neto u rritën me 11% në vitin 2025, të mbështetura nga volumet më të larta të biznesit dhe aktiviteti i transaksioneve. Kjo u zbut pjesërisht nga rritja e normave të taksave të transaksioneve financiare në Hungari nga gushti 2024, si dhe futja e një takse të re për konvertimin e valutës, efektive që nga tetori 2024.
Shpenzimet operative u rritën me 14% organikisht dhe të rregulluara me kursin e këmbimit. Shpenzimet për personelin dhe amortizimi u rritën me ritme dyshifrore, të nxitura nga inflacioni i pagave që tejkalonte zakonisht Indeksin e Çmimeve të Konsumatorit (CPI), një rritje prej 1% në numrin mesatar të punonjësve, si dhe amortizimi më i lartë i lidhur me investimet kapitale për Teknologjinë e Informacionit (IT CAPEX).
Cilësia e kredisë mbeti e qëndrueshme. Raporti i Nivelit 3 ishte 3.5% në fund të dhjetorit 2025 (i qëndrueshëm krahasuar me tremujorin e kaluar; -0.2 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar), ndërsa mbulimi i Fazës 3 mbeti i qëndrueshëm në 61.8%. Raporti i Nivelit 2 u përmirësua ndjeshëm gjatë vitit, pasi raporti ra dukshëm në shumë vende.
Kreditë e konsoliduara performuese (Niveli 1+2) u rritën me 15% në vitin 2025 të rregulluara me kursin e këmbimit në bazë (krahasuar me 9% në 2024), duke reflektuar përshpejtimin e gjerë të huadhënies për klientët. Kreditë konsumatore u rritën me 18% dhe kreditë hipotekare me 19% të rregulluara me kursin e këmbimit. Rritja e kredive hipotekore u përshpejtua në tremujorin e katërt, e mbështetur nga skema e re hungareze ‘Home Start’ për kredi të subvencionuara për banesa, e nisur në shtator 2025. Kreditë korporative performuese u rritën me 12% në vitin 2025.
Depozitat e konsoliduara u rritën me 11% të rregulluara me kursin e këmbimit në vitin 2025, kryesisht të nxitura nga depozitat familjare (+14% krahasuar me vitin e kaluar). Raporti neto kredi-depozita i Grupit ishte 77% në fund të dhjetorit 2025.
Në fund të dhjetorit 2025, raporti i kapitalit bazë të përbashkët (CET1) sipas IFRS nën një konsolidim të kujdesshëm arriti në 18.1% (me një rënie 0.9 pikë përqindje krahasuar me fundin e 2024). Në mungesë të instrumenteve AT1, raporti CET1 është i barabartë me raportin Tier 1. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të konsoliduar (CAR) ishte 19.7% në fund të vitit.
Shpërndarja e kapitalit qëndroi e fokusuar në mbështetjen e rritjes organike fitimprurëse, ndërsa Grupi ka vijuar të vlerësojë mundësitë e blerjeve që krijojnë vlerë. Lidhur me vitin 2026, menaxhimi nuk pret ndryshime të mëdha në mjedisin operativ, me pasiguri gjeopolitike që vazhdojnë.
Në vitin 2026 rritja organike e kredive performuese e rregulluar me kursin e këmbimit, mund të jetë e përafërt me nivelin e vitit 2025 (15%). Gjithashtu dhe marzhi neto i interesit mund të jetë i përafërt me nivelin e vitit të kaluar (4.34%). Raporti kosto-të ardhura mund të jetë disi më i lartë se niveli i vitit 2025 (41.7%), ndërsa profili i riskut dhe norma e kostos së riskut të kredisë mund të mbeten të ngjashme me vitin e kaluar. Për shkak të rënies së pritur në levën financiare, Kthimi nga Kapitali mund të jetë nën nivelin e vitit 2025 (21.6%).

