Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Demo: 400 aplikime për “Paketën e Maleve”, objektivi 1000 deri në fund të vitit

13:51 - Mars 17, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se procesi i aplikimeve për “Paketën e Maleve” po ecën me ritme pozitive, ndërsa interesi nga aplikantët vijon të rritet.

Gjatë një konference për mediet, Demo bëri të ditur se deri më tani janë regjistruar rreth 400 aplikime, të cilat sipas tij kanë probabilitet të lartë suksesi. Ai theksoi se këto aplikime i përkasin zonave prioritare që janë shpallur dhe miratuar nga bashkitë përkatëse, duke rritur ndjeshëm mundësitë për miratim në fazat e mëtejshme.

Sipas ministrit, objektivi për të arritur në 1000 aplikime deri në fund të vitit 2026 konsiderohet realist, ndërsa institucionet qendrore janë angazhuar në mbështetje të pushtetit vendor për përshpejtimin e procedurave.

Demo theksoi se procesi kërkon përgatitje teknike dhe nuk është i thjeshtë për t’u zbatuar, ndaj bashkëpunimi me institucionet përkatëse është thelbësor. Ai nënvizoi se po punohet ngushtë me Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, si dhe me bashkitë, për të përshpejtuar procesin e aplikimeve për zonat prioritare.

“Po bëjmë çmos që të asistojmë bashkitë në këtë moment, pasi vetë miratimi i zonave prioritare ka një procedurë të caktuar dhe nuk është i lehtë për t’u realizuar. Pas miratimit nga qeveria, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në nivel lokal dhe bashkitë duhet të ndjekin hapat që parashikon ligji”, u shpreh ai.

Megjithatë, ministri sqaroi se procesi është ende në fazë rregullative dhe se rezultatet konkrete në lidhje me aplikimet fituese pritet të shihen në vijim. Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e bashkive, duke theksuar se ky instrument konsiderohet një mundësi e rëndësishme për zhvillimin ekonomik vendor.

“Procesi akoma nuk e tregon se çfarë do të ndodhë nga pikëpamja e aplikimeve të suksesshme, por shumë shpejt do të kemi një produkt real dhe në numra të konsiderueshëm”, përfundoi Demo.

Demo nënvizoi se një nga efektet më të mira që ka pasur reforma territoriale është shëndeti financiar që bashkitë kanë sot.

“Bashkitë sot janë shumë më të shëndetshme financiarisht se sa kanë qenë 10 vite më parë. Ka bashki që kanë pasur probleme dhe të dhënat i ka bërë publike Ministria e Financave, e cila i publikon rregullisht ato. Por, unë duhet të përmend faktin që situata që kishim para dy viteve sot nuk është më, sepse qeveria ka ndërhyrë duke mbështetur financiarisht, sidomos bashkitë që kanë pasur probleme financiare”, tha Demo.

Sipas Demos, me aktin normativ të fundvitit 2025, Qeveria shqiptare ka financuar me 15 milionë euro strukturat e vetëqeverisjes vendore, duke i dhënë një peshë specifike bashkive të cilat kanë pasur më shumë detyrime të prapambetura.

“Sot që ne flasim, borxhi që bashkitë kanë është në një përqindje jo problematike. Ka disa bashki që e kanë këtë raport më të madh, por nga pikëpamja sistemike bashkitë janë shumë më të shëndetshme financiarisht. Nuk kanë probleme që mund të krijojnë rrezik për sistemin. Kemi 3–4 bashki që kanë detyrime të prapambetura të një niveli që duhet të punojnë më shumë për t’i reduktuar”, tha Demo, ndërsa theksoi se vetëm në dy vitet e fundit, qeveria mund të ketë kaluar financime vetëm me akte normative rreth 40 milionë euro.

“Instrumentet që ne jemi duke përdorur dhe nismat që jemi duke ndërmarrë janë pikërisht për këtë, që jo thjesht të kurojmë një plagë, por ta shërojmë atë, në mënyrë që bashkitë të mos i përsërisin më ato problem”, tha ai.

Po ashtu, ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Ervin Demo tha se integrimi është një objektiv ambicioz, dhe Qeveria shqiptare po punon për mbylljen e kapitujve deri në vitin 2027.

“Procesi i integrimit kërkon detyrimisht një transformim të thellë të të gjitha institucioneve. Bashkitë do të përballen me një tsunami rregullash, përgjegjësish dhe standardesh të reja që duhet të plotësojnë si rezultat i procesit të integrimit. Ne duhet të ndryshojmë jo vetëm pjesën institucionale dhe rregullative, por edhe një lloj mentaliteti. Ky realitet i ri me të cilin do të përballemi kërkon shumë energji nga të gjitha institucionet, përfshirë ato lokale”, tha ai.

“Bashkitë jo vetëm që duhet të jenë të gatshme për të ngritur veten në një nivel tjetër, por edhe ne duhet t’i lehtësojmë, qoftë përmes Reformës Territoriale, qoftë përmes instrumenteve si Akademia e Pushtetit Vendor, digjitalizimi i shërbimeve vendore, etj. Kjo është një sfidë që prek çdo qelizë të shoqërisë, sektorin privat, shoqërinë civile dhe institucionet. Ne kemi qasjen e duhur dhe po ndërtojmë instrumentet e duhura që këtij rrugëtimi t’i përgjigjemi me sukses”, tha Demo.

Ekofin Media
Ekofin Media
ervin demo konferencë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Objektivi Paketën e Maleve
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

gazetar_215:23 - Korrik 27, 20260

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës me titull “Ditë të mira për konsumatorin shqiptar” ngre më…

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter