Author: gazetar_1
Qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e marrjes përsipër të borxheve të kompanisë “Air Albania” pas vështirësive financiare dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj. Media e njohur ndërkombëtare “AeroTelegraph”, me bazë në Zvicër e raporton këtë, duke bërë me dije se bëhet fjalë për 100 milionë euro detyrime të papaguara nga kompania, përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin, shërbimin e ushqimit etj. Sipas medias, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka marrë përsipër të paguajë rreth 35 milionë euro për të shmangur procedurat ligjore. “Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar.…
Administrata Tatimore ka publikuar të dhëna të detajuara mbi aktivitetin e realizuar përmes platformës Booking.com në Shqipëri, duke sinjalizuar njëkohësisht rritjen e monitorimit dhe kërkesën për deklarim të saktë të të ardhurave nga akomodimi. Sipas të dhënave për periudhën janar – shtator 2025, rezulton se 17,225 subjekte dhe individë kanë realizuar shitje përmes platformës. Ndërkohë 80,122,524 euro është vlera totale e rezervimeve dhe 12,858,004 euro është vlera e komisioneve të platformës. Këto shifra konfirmojnë rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të ekonomisë së platformave në sektorin e turizmit dhe akomodimit në vend. Në këtë kontekst, Administrata Tatimore u bën thirrje…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria ka vendosur të ringrejë Bordin e Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve. Gjatë një interviste në Top Story, ministrja bëri të ditur se është vendosur gjithashtu ulja me 20% e akcizës së naftës, nga 39.6 lekë që është aktualisht. “Duke parë ecurinë në ditët e fundit, kemi vendosur të ringremë Bordin e Transparencës dhe të ndërhyjmë edhe në nivelin e akcizës, duke e reduktuar me 20% nga 39.6 lekë që është aktualisht”, deklaroi ministrja. Këto dy akte, bëri të ditur ajo, do të kalojnë me urgjencë në Këshillin…
Në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua këtë të enjte janë marrë disa vendime ndër të cilat është kryer edhe një emërim i ri. Mësohet se Anisa Ruseti është emëruar zëvëndësministre e Brendshme. Ruseti ka mbajtur më herët postin e nënkryetares së bashkisë Tiranë. Gjithashtu më herët ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë Tiranë.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka folur për gazetarët pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Demo njoftoi se në mledhjen e sotme janë miratuar zonat prioritare për 9 bashki për Paketën e Maleve. “Sot kemi miratuar zonat prioritare për 9 bashki për Paketën e Maleve, të cilat tashmë janë gati të vazhdojnë me procedurat për kërkesat që banorët kanë për përfitimin që vjen nga Paketa e Maleve. Janë duke u ezaruruar afatet 45 ditore dhe më pas do të kemi miratimin e bashkive për aplikimet e suksesshme. Më tej do të vazhdojmë edhe me zonat prioritare për…
Pas mbledhjes së qeverisë, Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë “rrëzoi” propozimin e PD për uljen e taksës së qarkullimit, në mënyrë që të zbritet çmimi i naftës. I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i qeverisë lidhur me projektligjet e PD, ministri tha se çdo vend i BE e ka taksën e qarkullimit, ndërsa Shqipëria e ka te nafta dhe jo te automjetet. “Taksa e qarkullimit për t’u ulur 45 lekë, nënkupton që të jetë 45 lekë. Nuk është aq lekë. Ne kemi ndjekur model tjetër. Taksa e qarkullimit është në BE, disa e segmentojnë te karburanti,…
Pritja e qetë para fillimit të ceremonisë olimpike. Dhoma e ndenjës që shpërthen papritur në entuziazëm për një gol vendimtar. Një pasdite e diel me shi e kaluar duke parë filma me familjen, edhe pasi tasi i kokoshkave është boshatisur prej kohësh. Për dekada me radhë, televizorët kanë qenë dëshmitarë të heshtur të këtyre momenteve; jo vetëm si pajisje, por si shoqërues të jetës së përditshme. Për Samsung, këto kujtime të përbashkëta rrëfejnë historinë e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Në vitin 2026, kompania feston 20 vite radhazi si marka numër një në botë për televizorë, një pozicion që e mban…
ProCredit Bank ka hedhur një hap të ri në transformimin digjital të shërbimeve bankare në Shqipëri, duke prezantuar aplikacionin e saj më të fundit për klientët. Me një dizajn modern dhe funksionalitete të avancuara, aplikacioni synon të thjeshtojë ndjeshëm përditshmërinë financiare të përdoruesve dhe të rrisë kontrollin mbi llogaritë bankare. Aplikacioni i ri vjen i konceptuar për të ofruar një përvojë të shpejtë dhe të zgjuar, duke integruar zgjidhje që reduktojnë kohën e kryerjes së veprimeve bankare. Dërgimi i parave realizohet brenda sekondave përmes numrave të kontakteve të regjistruara, ndërsa për transfertat tradicionale eliminohet nevoja për të shkruar manualisht IBAN-in,…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, çeli aktivitetin e organizuar në Tiranë, në kuadër të kryesimit të CEFTA-s nga Shqipëria për vitin 2026, duke e cilësuar këtë një moment kyç për avancimin e integrimit ekonomik rajonal dhe afrimin konkret me tregun unik të Bashkimi Europian. Në fjalën e saj, ministrja theksoi se viti 2026, që përkon me 20-vjetorin e CEFTA-s, sjell një përgjegjësi të qartë për të kaluar nga progresi i deritanishëm drejt rezultateve konkrete, duke përshpejtuar integrimin ekonomik të rajonit dhe duke e bërë bashkëpunimin rajonal të prekshëm për bizneset dhe qytetarët. Ajo nënvizoi se CEFTA është një…
Katalogët e hartuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) po përdoren gjithnjë e më shumë nga njësitë e qeverisjes vendore, duke reflektuar një qasje të unifikuar në përgatitjen e procedurave të prokurimit publik. Referenca ndaj katalogëve të OBP është përfshirë këtë muaj në dokumentet zyrtare të institucioneve si Bashkia Tiranë, Bashkia Vlorë dhe Bashkia Bulqizë, në procedura që lidhen me furnizimin me artikuj ushqimorë dhe materiale pastrimi për institucione publike, përfshirë çerdhet dhe kopshtet. Në këto procedura, institucionet janë mbështetur në formulimin standard: “Bazuar në katalogët dhe manualet e OBP”, duke përdorur specifikimet teknike dhe strukturën orientuese të fondit…
