Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës pas rritjes globale të çmimeve të karburantit, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Sipas kryeministrit, ky takim po zhvillohet me qëllim “për të përballuar së bashku impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur sa më shumë konsumatorët”.
Rama: Aktualisht kam marrë informacion nga ministrat dhe përpara t’jua kaloj fjalën atyre, dëshiroj të shpreh një farë mënyre konsideratën pozitive për qasjen tuaj, e cila ka qenë një qasje e përgjegjshme, nëse në tërësi, në treg dhe përmes bursave është konstatuar rritje 40% që shkakton represion të madh, në Shqipëri çmimi është rritur në mënyrë më të moderuar sesa rritja që është parë në disa vende të tjera.
Sfida është e hapur, nuk di të thotë askush kur do të mbyllet ajo betejë, që mban çmimin e naftës. Nuk dihet sesi do shkojë çmimi në bursë, por do bëjmë atë që na takon. Duke filluar nga rezervat, konsiderohet që ju keni një rezervë të arsyeshme, e cila fizikisht është aty. Mbetet për t’u monitoruar gjithë situata.
Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore që do duhet të shtrihet fizikisht në 100 ditë, tre muaj dhe dua t’ju them që jemi në punë për të finalizuar edhe një nismë për të futur në treg si distributor shumice një faktor shtetëror, që do ta bëjmë më të lehtë për ju punën.
Kryeministri iu tha furnizuesve të naftës se është më mirë një marzh më i ulët fitimi se sa bordi në kurriz.
Rama: Dua ta mbyll duke ju kërkuar që të ruani këtë ekuilibër. Ne nuk kemi parë të arsyeshme, edhe duke u nisur nga komunikimet e mëparshme me ju që të hedhim hapin dhe të kalojmë në bord. Nëse dialogu funksionin si më parë, ne qëllimin nuk e kemi t’ju shtrëngojmë juve, por të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme s’mund të interpretohet e gjitha në supet e konsumatorëve. Kjo do të thotë marzh më të ulët fitimi për ju. Më mirë marzhin me fitim më të ulët se bordin në kurriz.
